Mesa duket nuk jeni i regjistruar, kliko ne butonin Regjisrohu nqs dëshironi të bëheni pjesë e forumit tonë, per t'u regjistruar ju hargjoni maksimumi 1 min kohë. Me respekt Staffi.
Mesa duket nuk jeni i regjistruar, kliko ne butonin Regjisrohu nqs dëshironi të bëheni pjesë e forumit tonë, per t'u regjistruar ju hargjoni maksimumi 1 min kohë. Me respekt Staffi.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiChatBilardo

 

 Eksploro në internet

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Crespy
Moderator
Moderator
Crespy


Postimet : 162

Eksploro në internet Empty
MesazhTitulli: Eksploro në internet   Eksploro në internet Icon_minitimeSun Apr 12, 2009 12:04 am

Me shfletuesin e uebit të Eksploruesit të internetit dhe me një lidhje interneti, ti mund të kërkosh dhe të shohësh informacione në Rrjetin mbarë botëror.
Për të bërë një lidhje të internetit, së pari duhet të kontaktoni dhe të regjistrohesh me një furnizues të shërbimeve të internetit që mbulon sipërfaqen tënde. Furnizuesi yt të siguron me informata për të parametrizuar një llogari të internetit.
Sapo të jesh lidhur, ti mund të hapësh Eksploruesin e internetit dhe mund të shtypësh adresën e faqes së uebit që ti dëshiron ta vizitosh brenda shiritit të adresave ose kliko një adresë nga lista jote e Të parapëlqyerve. Eksploruesi i internetit po ashtu të lejon të kërkosh në internet njerëzit, bizneset dhe informacionet për temat që të interesojnë. Tiparet e sigurisë së Eksploruesit të internetit të lejojnë të shfletosh uebin me besim, duke ditur që kompjuteri dhe informacionet e tua personale janë të sigurta.
Për të hapur Eksploruesin e internetit
Kliko Nis, shënjo në Të gjitha programet dhe pastaj kliko Eksploruesi i internetit .
Për të kërkuar në internet
Kliko Nis dhe pastaj kliko Kërko.
Kliko Kërko në internet.
Shtyp një frazë ose fjali që përshkruan informacionet që dëshiron t'i gjesh dhe pastaj kliko Kërko.
Në listën e rezultateve të kërkimeve, kliko një lidhje për të afishuar faqen e uebit.
Për të vendosur Opsionet e internetit

Me Opsionet e internetit , mund të ndryshosh parametrat e Eksploruesit të internetit për të specifikuar faqen e parë të uebit që sheh kur ta nisesh shfletuesin. Gjithashtu mund të hiqesh skedarët e përkohshëm të internetit të ruajtur në kompjuterin tënd dhe të bllokosh qasjen në materialin e pakëndshëm.
Kliko Nis, kliko Paneli i kontrollit, pastaj Lidhjet e rrjetit dhe të internetit dhe pastaj kliko Opsionet e internetit.
Opsionet e internetit të lejojnë të ndryshosh parametrat e Eksploruesit të internetit, por ato nuk mund të përdoren për të ndryshuar parametrat e shfletuesve të tjerë të uebit.
Për të shtuar një sajt të uebit në listën e Të parapëlqyerve

Kur të gjesh sajt të uebit ose faqe që ju pëlqen, mundesh ti shtosh në listën Të parapëlqyerit kështu ato janë lehtë të gjenden sërish.
Vendos dhe afisho faqen e uebit që dëshiron të shtosh në listën tënde të Të parapëlqyerve.
Kliko Eksploruesi i internetit menynë Të parapëlqyerit dhe pastaj kliko Shto në Të parapëlqyerit.
Në kutinë e dialogut Shto në Të parapëlqyerit, ose riemërto faqen e Uebit ose lë titullin siç është afishuar për faqen e Uebit dhe pastaj kliko Në rregull. Faqja është shtuar në listën Të parapëlqyerit dhe do të afishohet kur të klikosh në menynë Të parapëlqyerit.
Për të gjetur një faqe uebi, të cilën e ke vizituar së fundi
Në shiritin e veglave në Eksploruesin e internetit, kliko në butonin Historia. Shiriti i Historisë shfaqet, përmban lidhjet për sajtet e Uebit dhe faqet e vizituara në ditët dhe javët e mëparshme.
Në shiritin e historisë, kliko një javë ose ditë, kliko një dosje të sajtit të uebit për të afishuar faqet individuale dhe pastaj kliko ikonën e faqes për të afishuar faqen e uebit.
Për të rendit ose kërkuar shiritin e Historisë, kliko shigjetën Tjetër në butonin Pamja në krye të shiritit të historisë.
Për të gjetur një faqe uebi që e ke vizituar në këtë sesion
Për t'u kthyer në faqen e fundit që vizitove, kliko butonin Prapa në shiritin e veglave.
Për të paraqitur një nga nëntë faqet e fundit që vizitove në këtë sesion, kliko shigjetën në anën e butonit Prapa ose Paso dhe pastaj kliko faqen që e dëshiron nga lista.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Eksploro në internet
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» qili pc-t ne internet
» Qysh me bo pare n’internet..
» Kaspersky Internet Security 7.0.0.123
» Kaspersky Internet Security 2009
» Delete 1 Link in Internet Explorer

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Paneli i Kontrollit :: Tutorials & Mësime-
Kërce tek: