Mesa duket nuk jeni i regjistruar, kliko ne butonin Regjisrohu nqs dëshironi të bëheni pjesë e forumit tonë, per t'u regjistruar ju hargjoni maksimumi 1 min kohë. Me respekt Staffi.
Mesa duket nuk jeni i regjistruar, kliko ne butonin Regjisrohu nqs dëshironi të bëheni pjesë e forumit tonë, per t'u regjistruar ju hargjoni maksimumi 1 min kohë. Me respekt Staffi.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiChatBilardo

 

 Gjërat më të mira falas në Web

Shko poshtë 
AutoriMesazh
NoIsY
Super moderator
Super moderator
avatar


Postimet : 454
Vendodhja : n'Kamenic
Puna / Hobi : Hacker

Gjërat më të mira falas në Web Empty
MesazhTitulli: Gjërat më të mira falas në Web   Gjërat më të mira falas në Web Icon_minitimeSat Dec 05, 2009 1:26 am

Produktiviteti

DOWNLOAD: AbiWord
Jeni lodhur nga programet e
shtrenjtë dhe të ngadalshëm të shkrimit (word procesors)? Shkarkoni
falas këtë program befasues, i cili ka tipare të sofi stikuara, siç
janë bashkimi i e-mail dhe pamja e përparuar. Programi përkrah formate
të ndryshme të dokumenteve, duke përfshirë ato të Microsoft Word, rich
text format, OpenOffice.org dhe programeve tjera. www.abisource.com
SHËRBIM: TrackMyShipments
Nëse bëni shpesh porosi nëpërmjet internetit apo telefonit, ja faqja e
përsosur për ju. Kurdo që merrni ndonjë lajmërim për transportin e
produktit, dërgoni e-mail tek track@myshipments.com. Shërbimi monitoron e madje tregon edhe në hartë mbarëvajtjen e porosisë suaj. www.trackmyshipments.com
SHËRBIM: Buzzword.com
Ka plot shërbime të ngjashme falas, por shumica nuk janë aq të bukur sa
ky. Dizajni i proçesuesit të fjalëve, i bazuar në Web është me shije
dhe mjaft elegant. Menytë shfaqen e fshihen nga pamja dhe programi
është shumë i lehtë për t’u përdorur. Por mos lejoni që pamja e bukur
t’ju mashtrojë, pasi Buzzword ka edhe tipare shumë të mira. www.buzzword.com
SHËRBIM: ThinkFree Online
Nuk dëshironi të harxhoni para për Microsoft Office? Provoni këtë
komplet programesh të vendosur në internet, i cili kryen proçesimin e
shkrimit, krijon tabela dhe prezantime. Shërbimi është i përshtatshëm
me Microsoft Office, kështu që mund t’i lëvizni dokumentet mes dy
programeve. www.thinkfree.com
DOWNLOAD StarOffice Nëse preferoni aplikacione offline, që punojnë në
kompjuterin tuaj, shkarkoni falas StarOffice, i cili përfshin një
proçesues të shkrimit, një aplikacion për tabela dhe një program për
prezantime ,përveç gjërave të tjera. Ky program është pjesë e Google
Pack, i cili përmban një grup të programeve, të cilat edhe mund të mos
ju interesojnë shumë. Gjatë shkarkimit të Google Pack, thjesht zgjidhni
kutinë afër StarOffice dhe lini bosh kutitë e tjera. find.
pcworld.com/60111 DOWNLOAD Foxit Reader for Windows Adobe Acrobat
Reader është i ngadalshëm, i komplikuar dhe me probleme. Shpesh prishet
dhe këto janë gjëra që të ngrenë nervat. Foxit ju lejon të lexoni dhe
të plotësoni dokumente PDF, pa përdorur Adobe Acrobat Reader.
find.pcworld.com/60112
SHËRBIM: Microsoft Office Live Small Business
Me këtë shërbim, mund të ndani me bashkëpunëtorët dokumentet dhe të
bashkëpunoni me ta apo konsumatorët tuaj. Mund të ndërtoni faqe në
internet dhe të menaxhoni kontaktet. Mundësi të shumta janë në
dispozicion në shërbimin me pagesë, por nuk duhet të paguani asgjë për
shërbimin bazë. smallbusiness.officelive.com
SHËRBIM: Blist
Nëse keni një biznes të vogël, ju duhet një bazë e të dhënavepër të
krijuar dhe përcjellë shënimet e përdoruesve, përveç detajeve të tjera.
Ose ndoshta në shtëpi do të dëshironit të organizoni informacionet që
kanë të bëjnë me hobit tuaj. Me Blist, ju mund t’i bëni të gjitha këto
falas, online. www.blist.com
DOWNLOAD: Moffsoft FreeCalc
Për operacione të thjeshta matematikore, kalkulatori i Windows është i
mirë. Por, nëse ju duhen më shumë operacione, merrni falas këtë
program. find.pcworld.com/60152
SHËRBIM: 4Shared
Kjo faqe ju ofron 5 GB hapësirë falas, për të ruajtur dokumentet tuaja.
Ju mund t’i ruani ato të fshehta ose t’i përdorni e shkëmbeni me
përdoruesit e tjerë. www.4shared.com
DOWNLOAD Torrent Swapper Edhe pse Bit-Torrent de facto është shndërruar
në protokoll për shkëmbimin e dokumenteve, ka nevojë të përmirësohet
ende. Merrni këtë klient me kod burimor të hapur, i cili është superior
dhe i shpejtë. bit-torrent.sourceforge.net DOWNLOAD Shareaza Ky program
falas, i lehtë për t’u përdorur, ju mundëson shkëmbimin e dokumenteve
në shumë rrjete dhe protokolle, duke përfshirë BitTorrent, Gnutella,
Gnutella2 dhe eDonkey. find.pcworld.com/60151 DOWNLOAD MP3 Rocket Me
këtë klient të Gnutella mund të bëni më shumë se shkëmbimin dhe
shkarkimin e dokumenteve. Mund të dëgjoni radio në internet, të shihni
kanale video online dhe të kopjoni CD-të tuaja. fi nd.pcworld.com/60113
SHËRBIM: Microsoft Office Live Workspace
Kjo është faqja më e mirë që do të gjeni falas për shkëmbimin e
dokumenteve deri tani. I afrohet një programi shumë të përshtatshëm dhe
është i lidhur direkt me Microsoft Office, kështu që ju mund të
redaktoni dokumentet tuajaonline duke përdorur aplikacionet e Office.
Ky shërbim është ideal për biznese të vogla, që kërkojnë mënyra për të
punuar me dokumentet e zakonshme. workspace.officelive.com
SHËRBIM: DropBoks
Mos prisni ndonjë shërbim edhe aq të sofistikuar. Është i thjeshtë dhe mban falas deri në 1 GB shënime online. www.dropboks.com
SHËRBIM: Openomy
Kjo faqe e thjeshtë ju lejon t’i shkëmbeni dokumentet me njerëz të
tjerë. Merrni 1 GB hapësirë falas dhe mund t’i dërgoni kolegëve linqet
e dokumenteve tuaja, nga ku ata edhe mund t’i shkarkojnë. Ka një dizajn
të thjeshtë. Një shënim i rëndësishëm: Sigurohuni që të krijoni “tags”
(të njëjtë me folder) dhe pastaj vendosni dokumentet tuaja në “tags”;
përndryshe nuk do t’i gjeni dot kurrë më. www.openomy.com
SHËRBIM: Bluestring
Vendosni dokumentet tuaja në këtë shërbim dhe ju do ti keni gjithnjë në
dispozicion online. Mund t’i shkëmbeni ato në mënyra të ndryshme, duke
përfshirë dërgimin e e-mail me linqet përkatëse. Shërbimi është i mirë
gjithashtu për publikimin e fotove dhe multimedias në ndonjë faqe apo
blog, pasi mund të vendosni linkun e dokumentit së vendosur në
Bluestring,në faqen tuaj. www.bluestring.comonline
duke përdorur aplikacionet e Office. Ky shërbim është ideal për
biznesetë vogla, që kërkojnë mënyra për të punuar me dokumentet e
zakonshme. workspace.officelive.com
SHËRBIM: DropBoks
Mos prisni ndonjë shërbim edhe aq të sofistikuar. Është i thjeshtë dhe mban falas deri në 1 GB shënime online. www.dropboks.com
SHËRBIM: Openomy
Kjo faqe e thjeshtë ju lejon t’i shkëmbeni dokumentet me njerëz të
tjerë. Merrni 1 GB hapësirë falas dhe mund t’i dërgoni kolegëve linqet
e dokumenteve tuaja, nga ku ata edhe mund t’i shkarkojnë. Ka një dizajn
të thjeshtë. Një shënim i rëndësishëm: Sigurohuni që të krijoni “tags”
(të njëjtë me folder) dhe pastaj vendosni dokumentet tuaja në “tags”;
përndryshe nuk do t’i gjeni dot kurrë më. www.openomy.com
SHËRBIM: Bluestring
Vendosni dokumentet tuaja në këtë shërbim dhe ju do ti keni gjithnjë në
dispozicion online. Mund t’i shkëmbeni ato në mënyra të ndryshme, duke
përfshirë dërgimin e e-mail me linqet përkatëse. Shërbimi është i mirë
gjithashtu për publikimin e fotove dhe multimedias në ndonjë faqe apo
blog, pasi mund të vendosni linkun e dokumentit së vendosur në
Bluestring, në faqen tuaj. www.bluestring.com

Siguria

DOWNLOAD: VirusTotal Uploader
I mrekullueshëm për
kontrollimin e shkarkimeve të rrezikshme dhe dokumenteve nga e-mail. Ky
ngarkues mundësondërguar çdo dosje nën 10 MB tek faqja e VirusTotal, ku
do të merrni një rezultat të skanimit nga 32 motorë kërkimi të
ndryshëm. find.pcworld.com/60114
DOWNLOAD: Avira AntiVir PersonalEdition Classic
Avira zakonisht kryen një punë të shkëlqyer në zbulimin e programeve të
dëmshme në PC. Versioni me pagesë në 99.6% të rasteve ka zbuluar
programet e dëmshme. Kështu raportohet në AV-Test.org. Versioni falas
është i njëjtë me atë me pagesë, por ju duhet të duroni reklamat, të
cilat ju nxisin të paguani licencën për këtë program.
find.pcworld.com/60115
DOWNLOAD: ThreatFire Free
ThreatFire plotëson (por nuk zëvendëson) antivirusin tuaj. Ai shton
mbrojtje të analizimittë punës, i cili ju mbron nga sulmet e viruseve
trojanë dhe aplikacioneve të tjera të dëmshme, duke u bazuar në mënyrën
se si ata veprojnë në kompjuterin tuaj. find.pcworld.com/60116
DOWNLOAD: Spyware Doctor Starter Edition
Ky edicion kundër aplikacioneve spiunuese është pjesë e Google Pack.
Versioni falas mund të skanojë kompjuterin për spyware, por nuk ka
veçori mbrojtëse në kohë reale, siç ka versioni me pagesë.
find.pcworld.com/60117
DOWNLOAD: Comodo Firewall Pro
Firewall i Comodo mund të bllokojë tentime të paautorizuara për të
dërguar informacione nga kompjuteri juaj në internet, tentime të cilat
tejkalojnë mbrojtjetvendosura nga Windows XP. Por, si me çdo firewall
të avancuar, sigurohuni të dini se ç’po bëni para se të futeni në
rregullimin e opsioneve të thella të sigurisë. find.pcworld.com/60118
DOWNLOAD: TrueCrypt
Krijoni një disk virtual të mbrojtur me një shkronjë të diskut të
veçantë, i cili automatikisht mbron dokumentet e vendosura aty, me
nivelin e mbrojtjes së përcaktuar nga ju. Nëse e përdorni këtë program
sigurohuni më parë të lexoni udhëzimin e përdorimit.
find.pcworld.com/60119
DOWNLOAD: Secunia Personal Software Inspector
Ky program ndihmues i Secunia ju ndihmon të mbani programet tuaja të
azhornuara shumë më lehtë. Gjithashtu, mbulon edhe ato programe të
cilat përdorin Internet Explorer për t’u azhornuar dhe më pas e lënë
Internet Explorer hapur për shkak të veprimeve të pasigurta të ActiveX.
PSI ofron detaje në lidhje me vrimat e sigurisë në programe të vjetër
dhe ju tregon se ku duhet të bëni azhornimet. find.pcworld.com/60120
DOWNLOAD: Spamfighter Pro
Spamfighter ka një koleksion prej 4.5 milion e-mail që dërgojnë spam
dhe i bllokon ato përmes një shiriti të veglave në Outlook, Outlook
Express dhe Windows Mail. find.pcworld.com/60121 SHËRBIM BitDefender
Online Scanner Nëse dyshoni se antivirusi juaj i rregullt nuk ka
zbuluar ndonjë infektim të mundshëm, shkoni tek skanuesi online i
BitDefender (ju duhet Internet Explorer) për një mendim të dytë. Ky
aplikacion online skanon memorien dhe dokumentete kompjuterit tuaj,
duke zbuluar dhe larguar infektimet. find. pcworld. com/60371
DOWNLOAD: McAfee Rootkit Detective
Informacionet që merrni nga programi Rootkit Detective, nga zbulimi i
rrënjëve të programeve të dëmshme, mund të jenë shumë teknike për ju.
Butoni Submit do t’ju ndihmojë të merrni një këshillë falas, se si të
veproni me dokumentet e dyshimta që ky program gjen.
find.pcworld.com/60122
Video dhe Foto

SHËRBIM: Phrasr
Ja një faqe për njerëzit që
dëshirojnë të krijojnë foto-kolazh online dhe ta ndajnë atë me të
tjerët. Shkruani një shprehje dhe faqja do të kërkojë nga Flickr (faqe
për shpërndarjen e fotove), duke gjetur fotot që përshtaten me fjalën e
shkruar dhe me to do të ndërtoni një foto galeri. find.pcworld.com/60325
SHËRBIM: Flypaper
Me këtë faqe (si dhe me programin e njëjtë), mund të krijoni tregime në
Flash, në formën e një slide-show apo prezantimeve multimediale, për
gjithçka që dëshironi. Mund të krijoni rezyme, prezantimin e kompanisë
suaj, materiale trajnuese, apo çfarëdo që ju shkon nëpër mend.
Shabllonët e ofruar ju ndihmojnë t’ia filloni mbarë. www.flypaper.net
DOWNLOAD: Miro
Kjo vegël me kod të hapur për video luan çdo video format, duke
përmbledhur këtu dhe HD. Lidhet me video blog, ruan videot nga YouTube
dhe shkarkon e shfaq video përmes Bit- Torrent. find.pcworld.com/60372
DOWNLOAD: Photoscape
Kjo vegël që bën gjithçka, është një aplikacion i domosdoshëm për
fotografi në digjitale. Ofron një hapës të dokumenteve, editues të
fotografi ve, krijues të slide-show, si dhe program që merr imazhin nga
monitori i kompjuterit. Gjithashtu mund të konvertojë fotografi të nga
formati RAW në formatin më të përshtatshëm JPEG. find.pcworld.com/60373
DOWNLOAD: URL Snooper
A ju janë ngritur nervat me YouTube dhe faqet e ngjashme lejojnë të
shihen videot online, por nuk lejojnë të shkarkohen e të ruhen në
kompjuter? Ky program arrin tí marrë me forcë. find.pcworld.com/60149
SHËRBIM: MeeVee
MeeVee ju lejon të krijoni skemat tuaja personale të programeve
televizive, duke kombinuar programet tuaja të preferuara në TV dhe
videot online. Ka detaje të shumta për çdo shfaqje dhe skema e videove
online përmban linkun për çdo video. www.meevee.com
SHËRBIM Yahoo Live Kjo është një faqe për video me një dallim të
rëndësishëmnga të tjerat: transmeton video live dhe jo klipe të
regjistruara më herët. live.yahoo.com
SHËRBIM: Fixmymovie
Kjo faqe merr videot e paqarta e të errëta, që i keni fi lmuar me
celular, webcam, apo aparat digjital dhe ju ndihmon t’i pastroni para
se t’i vendosni online, duke përshtatur kontrastin e duke nxjerrë n
ëpah objekte të fshehura në hapësira të errëta. www.fixmymovie.com
SHËRBIM: FotoFlexer
Kujt i duhet një program për të edituar foto apo për t’u shtuar atyre
efekte speciale? Në vend të kësaj vizitoni këtë faqe dhepërdorni të
gjitha veglat e fuqishme për editim. www.fotofl exer.com

SHËRBIM: Zamzar
Ju duhet të konvertoni dokumentet nga një format në tjetrin? Me Zamzar mund ti konvertoni në formate të panumërta. www.zamzar.com
SHËRBIM Bug.bd Nëse hasni ndonjë mesazh për ndonjë problem të papritur,
shkoni te kjo faqe dhe shkruani problemin. Nëse ndonjëri nga
përdoruesit e faqes ka gjetur përgjigjen e problemit tuaj, ju do ta
gjeni aty. bug.gd
SHËRBIM: Clip2Net
Kjo vegël ju
mundëson marrjen e imazhit nga monitori juaj dhe ngarkimi në internet.
Gjithashtu mund të lidhni fotografi në me faqen apo blog-un tuaj.
clip2net.com
SHËRBIM: iDrive
Mund të bëni deri në 2 GB backup falas në këtë faqe, duke përdorur
programin përcjellës, i cili krijon një disk virtual. Kur kopjoni
dokumentet në këtë disk virtual, aktualisht ju ruani gjërat tuaja te
serverat e sigurt të iDrive në internet. www.idrive.com
DOWNLOAD: CCleaner
Kjo vegël ofron mënyrën më të mirë për të larguar tepricat nga
kompjuteri juaj, duke përfshirë mbeturinat nga Windows, nga interneti,
programet e Microsoftpërfdhe shumë aplikacione të tjera.
find.pcworld.com/60383 DOWNLOAD AppSnap Dëshironi të siguroheni se të
gjithë programet falas që i keni në kompjuter janë të aktualizuar? Ky
program skanon sistemin, lokalizon programet falas që nuk janë të
aktualizuar dhe më pas azhornon aplikacionet që ju zgjidhni.
find.pcworld.com/60384
DOWNLOAD: Eusing Free Registry Cleaner
Regjistri i kompjuterit tuaj është sigurisht i mbushur me shënime të
kë****. Pastrojeni me këtë vegël falas dhe mbani sistemin në formë të
mirë. find.pcworld.com/60385
DOWNLOAD: CO2 Saver
Ky program falas e çon kompjuterin në gjumë apo hibernation në një kohë
të caktuar. Ruan energjinë dhe redukton emetimin e dyoksidit të
karbonit. find.pcworld.com/60395
Harta dhe Orientime

DOWNLOAD: WeFi
Ky aplikacion dhe shërbim gjen pikat
hotspot Wi-Fi dhe tregon në hartë vendndodhjet e përdoruesve të Wi-Fi,
duke vendosur trekëndësha. find.pcworld.com/60123
SHËRBIM: Discovery Earthlive
Jeni të interesuar për gjendjen momentale të planetit? Kjo faqe e
ndërtuar nga Discovery Channel shfaq globin, i cili prezanton disa
shtresa të informacioneve, duke përfshirë retë, mjegullën dhe reshjet.
find.pcworld.com/60125
SHËRBIM: Zillow
Tek kjo faqe e pasurive të patundshme mund të gjeni vlerën e pothuaj
çdo shtëpie në botë. Ju gjithashtu mund të hulumtoni për vende të reja
dhe të bisedoni me njerëzit që tashmë jetojnë atje. www.zillow.com
SHËRBIM: TerraServer
Kjo faqe e Microsoft ju ofron pamje të çdo vendi në Shtetet e Bashkuara dhe shfaq harta topografi ke. terraserver-usa.com
DOWNLOAD: Stellarium
Ky aplikacion me kod të hapur për astronomi shfaq të gjitha objektet
qiellore, të cilat keni dashur gjithmonë t’i shihni, duke përfshirë
yjet, planetët, njollat hapësinore dhe yjësitë e largëta.
find.pcworld.com/60126
DOWNLOAD: FreeMind
Gjetja e hartave të botës është e lehtë, por a do t’ju pëlqente të
krijonit harta të ideve dhe projekteve tuaja? Ky Soft ware premton
saktësisht se do ta bëjë këtë gjë. find.pcworld.com/60127
SHËRBIM: MizPee
Nuk ka ndonjë mënyrë të sjellshme për të përshkruar këtë faqe, kështu
që nuk do të lodheni. Mund ta përdorni kur të jeni në ndonjë vend
publik dhe ju duhet të gjeni ndonjë tualet të pastër, diçka që nuk
është edhe aq e lehtë në shumicën e qendrave metropolitane. www.mizpee.com
SHËRBIM: Flightstats
Dëshironi të informoheni për vonesat, gjendjen aktuale të fluturimeve
në aeroporte dhe të përcillni aeroplanët deri sa të fl uturojnë për në
destinacionet e tyre? Kjo faqe ofron sasi të shumta të detajeve, si për
shembull edhe nëse aeroportet kanë apo jo pajisje për shkrirjen e
akullit. www.flightstats.com
Komunikimi

SHËRBIM: Pownce
Me këtë web site social ju mund te
dergoni dhe te pranoni nga njerezit porosi linqe dokumente dhe
lajmerime per ngjarje. www. pownce.com
DOWNLOAD: Pidgin
Pse nuk mund të bashkohen programet e mesazheve të shpejta? Me klientin
me kod tëhapur për mesazhe të shpejta Pidgin, mund të bashkohen. Me
këtë aplikacion të vetëm, mund të bisedoni me njerëzit në të gjitha
rrjetet e mesazheve të thjeshta, duke përfshirë AIM, Google, ICQ, MSN
Messenger dhe Yahoo Messenger. find.pcworld.com/60128
SHËRBIM: Pbwiki
Krijimi dhe mirëmbajtja e një wiki është një mënyrë e përkryer që
njerëzit të bashkëpunojnë. Me Pbwiki, mund të krijoni lehtësisht një
wiki për veten tuaj, falas. pbwiki.com
SHËRBIM: Make Me Sustainable
Caktoni një aktivitet tek kjo faqe dhe ajo llogarit se sa dyoksid
karbon liron çdo veprim që e ndërmerrni në shtëpi. Gjithashtu mund të
shihni se çfarë kanë bërë njerëzit e tjerë në rajonin tuaj gjeografi k
për të zvogëluar ndikimin e tyre në ambient, apo të krijoni një grup
diskutimi. www.makemesustainable.com
DOWNLOAD: Gizmo
Jeni të lodhur nga pagesat e larta të faturave të telefonit? Zvogëloni
shpenzimet me këtë Soft ware të ngjashëm me Skype, i cili ju mundëson
të bisedoni falas me përdoruesit e tjerë Gizmo përmes kompjuterit tuaj.
find.pcworld.com/60374
SHËRBIM: Dopplr
Nëse udhëtoni shumë dhe dëshironi të ndani planet e udhëtimit me
familjen, bashkëpunëtorët dhe shokët, provoni këtë faqe. Mund të
vendosni itinerarin dhe të lejoni edhe shokët tuaj të përcaktojnë
itinerarin e tyre. Më pas faqja do të krijojë një hartë duke treguar se
ku do të jetë secili. Nëse zbuloni se ju dhe ndonjë shok do të jeni në
të njëjtin qytet, mund të bëni plane për ndonjë darkë. www.dopplr.commënyrë
falas për të marrë pjesë në një bisedim me zë, me njerëz që kanë
interesa të ngjashme me ju. Klikoni një chat për t’iu bashkangjitur dhe
do të mund të bisedoni duke përdorur aplikacionin në web. Mund të
krijoni edhe chat-in tuaj po deshët. talkshow.com. www.talkshoe.com
SHËRBIM: TeeBeeDee
Jeni lodhur nga faqet shoqërore? Ky shërbim i dedikohet personave mbi 40 vjeç. www.tbd.com
SHËRBIM: Voo2do.com
Shumë më shumë se një listë e gjërave që duhet bërë. Kjo faqe për
menaxhimin e projekteve ju ndihmon të përcaktoni se sa kohë keni kaluar
në detyra të grupuara e në projekte të ndryshme. voo2do.com
SHËRBIM: TimeBridge
Ju duhet të organizoni mbledhje me kolegë të shpërndarë në shumë rrjete
të e-mail dhe kalendarëve? Shkoni tek Ti meBridge, që mund të vendoset
në kalendarin tuaj të Outlook apo Google dhe lejon që përdoruesit(të
cilët jo domosdo duhet të jenë anëtarë të Ti meBridge) të zgjedhin një
nga pesë kohët e propozuara për mbledhje. www.timebridge.com
SHËRBIM: 30Boxes.com
Dizajni i kësaj faqe kalendari ju lejon të krijoni në mënyrë të shpejtë
ngjarje me shënime, ftesa, linqe të hartave në Google dhe plot të
tjera. www.30boxes.com

DOWNLOAD: SyncMyCal
Ky aplikacion mund të sinkronizojë kalendarët nga Google, Pocket
Microsoft Outlook apo kalendarin e 30Boxes me kalendarin tuaj në
Outlook XP 2003 apo 2007. find.pcworld.com/60129
SHËRBIM: Scrybe
Aplikacion beta Scrybe për kalendar dhe marrje shënimesh. Ka një dizajn
të shkëlqyer, me efekte të zoom-it, të cilat do t’ju bëjnë tëharroni se
jeni në një kompjuter. iscrybe.com
SHËRBIM: Ta-da List
Nëse dëshironi një listë të thjeshtë dhe të lehtë për detyrat tuaja, kontrolloni Ta-da List. tadalist.com
DOWNLOAD: Lightning
Një program shumë i bukur në pamje, me shumë mundësi të kalendarit dhe
listës së detyrave në Thunderbird, aplikacion i mrekullueshëm falas nga
Mozilla. find.pcworld.com/60375
Muzikë

DOWNLOAD: Winamp
Versioni më i ri i music player-it
të popullarizuar mund të sinkronizohet me iPod dhe ka përmirësuar disa
probleme serioze të sigurisë të versioneve më të vjetra.
find.pcworld.com/60131
DOWNLOAD: Audacity
Ky program me kod të hapur mund të redaktojë dheregjistrojë dokumentet
audio .mp3, .wav dhe të tjerë. Mund ta përdorni programinpër të
konvertuar, mund tëregjistroni podcast, dhe të miksoni efekte speciale
në këngët tuaja të preferuara. find.pcworld.com/60132
DOWNLOAD: iTunes Library Updater
Nëse bartja apo fshirja e këngëve ka çrregulluar skedarin tuaj të
iTunes, rrëmbeni këtë vegël të dobishme, e cila lehtësisht fshin
dokumentet e dubluara apo ato që nuk ekzistojnë. find.pcworld.com/60133
SHËRBIM Soundsnap Gjeni falas pothuajse çfarëdo mostre të tingujve tek
kjo faqe e dizenjuar shumë mirë. soundsnap.com
SHËRBIM: iLike
Me këtë shtojcë për Windows Media Player apo iTunes, iLike instalon një
shtyllë në program, e cilashfaq lajme mbi artistët (albumet e fundit,
koncertet, etj) duke u bazuar tek muzika që keni në librarinë tuaj.
Gjithashtu, rekomandon muzikën që mund t’ju pëlqejë. ilike.com
SHËRBIM: Slacker
Filloni duke zgjedhur radiostacionet tuaja në Internet në player-in e
Slacker, nga muzika Alternative e viteve ‘90, deri tek muzika Country,
apo shkruani emrin e grupit për të gjetur ndonjë radiostacion që
transmetonmuzikë të atij lloji.Pastaj mund të zgjidhni stacionet me
artistët tuaj të preferuar dhe të rregulloni opsionet e popullaritetit
të këngës dhe vitit të editimit. Gjithashtu, mund të shkarkoni edhe
luajtësin ekësaj faqeje. www.slacker.com
SHËRBIM: Lala.com
Nëse keni pak kohëpër të vendosur një pjesë apo tërë koleksionin tuaj
MP3 në Lala.com, më pas mund t’i dëgjoni këngët tuaja kudo përmes
internetit. Gjithashtu, mund t’i shkarkoni në një kompjuter
tjetër.lala.com
DOWNLOAD: Wavosaur
Nëse ju duhet një program i thjeshtë për editimin e audiove, provoni
Wavosaur falas. Ka tëgjitha funksionet bazë për editimin e audiove
(cut, copy, paste, crop, fade in, fade out, etj) si dhe disa mundësi të
analizimit të audios. find.pcworld.com/60376
SHËRBIM: WinMatrix
Ky komplet për rregullimin e desktopit shërben për anashkalimin e
udhëzimeve të shumta, linqeve, programeve të komplikuara për të
rregulluar desktopin tuaj. Ndihmon ata të cilët dëshirojnë t’i japin
një pamje të re Windows XP apo Vista. find.pcworld.com/60134
DOWNLOAD: WindowBlinds
Për të ndryshuar pamjet e shumë programeve të Windows, WindowBlinds nga
Stardock, menaxher për tema, është vegla që duhet përdorur .Pasi ta
shkarkoni, shkoni tek wincustomize. com në një galeri prej 522 faqesh
me tema falas dhe me pagesë, të cilat do zbukurojnë dritaret tuaja,
shiritat, menynë Start dhe elemente të tjerë të sistemit. Versioni
provues nuk mund të ndryshojë pamjen e Internet Explorer dhe ka disa
kufizime të tjera. Versioni komplet kushton 20 dollarë.
find.pcworld.com/60135
SHËRBIM: WinCustomize
Këtu do të gjeni shumë wallpaper, screen-saver dhe tema falas për WindowBlinds. www.wincustomize.com
DOWNLOAD: Vista Start Menu
Përkundër emrit, kjo meny e zgjeruar e Start punon në Windows XP si dhe
në sistemet operative më të reja të Windows. Kjo meny më e madhe mund
t’ju lehtësojë hapjen e programeve, nëse keni instaluar një numër të
madh të tyre. Gjithashtu, ofron qasje të shpejtë në programet që hapen
automatikisht me ngarkimin e Windows. find.pcworld.com/60136
DOWNLOAD: RealWorld Cursor Editor
Zëvendësoni ndonjë nga 15 kursorët e Windows, apo krijoni të rinj sipas dëshirës tuaj. find.pcworld.com/60137
DOWNLOAD: RocketDock
Ky panellëshues për dokumentet dhe programi i tij sjellin pak pamje të
Mac OS në Windows, duke paraqitur disa pjesë të sistemit operativ të
Apple, të cilat duken shumë bukur dhe përdoren lehtë.
find.pcworld.com/60138
DOWNLOAD: AlfaClock
Ora në shiritin e Windows është e shëmtuar dhe e limituar.
Zëvendësojeni me këtë program, të cilin mund ta rregulloni sipas shijes
dhe që shfaq (edhe me zë) datën dhe ditën e javës së bashku me orën.
find.pcworld.com/60139
DOWNLOAD: SlickRun
Nëse përdorni shpesh komandën run në menynë Start, SlickRun mund t’ju
kursejë shumë kohë duke vendosur dritaren komanduese në ekran.
find.pcworld.com/60140
DOWNLOAD: Xplorer2 Lite
Ky program, me dy panele për folder, shfaq filtra të ndryshëm dhe është
konkurrent i Windows Explorer. Mund të shpejtojë punën me dosje të
mëdha, por ende mund të përdorni Explorer-in kurdo që dëshironi.
find.pcworld.com/60141
Lexuesit e Lajmeve

DOWNLOAD: FeedDemon
Është vështirë të mundet FwdDemon
i ri dhe i ilustruar kur bëhet fjalë për lexues të lajmeve në desktop.
Gjithashtu mund ta sinkronizoni me faqen e Newsgator për të qenë në
korrent të lajmeve edhe kur nuk jeni afër kompjuterit.
find.pcworld.com/60142
DOWNLOAD: RSS Bandit
Disa rregullime të mira, siç janë tabelat interesante me ngjyra dhe
panelet, të cilat i mbajnë emrat e tyre kur mbyllen, e bëjnë RSS Bandit
një vegël të dobishme për t’ju mbajtur të informuar me lajme.
find.pcworld.com/60143
DOWNLOAD: Feedreader
Në Freedreader ju mund të mblidhni të gjitha lajmet nga shërbimet ku
jeni të abonuar duke i vendosur në një vend. find.pcworld.com/60144
DOWNLOAD: Awasu Personal Edition
Ky program ju ofron disa veçori të mira, si për shembull kalimin në
ekran të plotë (full screen) për të lexuar më lehtë lajmet në
kompjuterintuaj. Edicioni personal falas ka një të keqe; rifreskon
përmbajtjen vetëm një herë në orë. find.pcworld.com/60377
DOWNLOAD: GreatNews
Gjashtë stile të ndryshme të prezantimit të lajmeve, duke përfshirë,
ese, gazetë dhe Firefox, e bëjnë këtë lexues lajmesh (beta) të vlefshëm
për t’u kontrolluar. find.pcworld.com/60378
DOWNLOAD: FreeRange FreeReader
Merrni me vete dashurinë tuaj RSS në Black- Berry, J2ME, Nokia, Palm
apo Windows Mobile me këtë lexues lajmesh mobile. Ky version falas
është i limituar në dhjetë burime të lajmeve dhe varet nga lidhja e
telefonit me internetin. Për më shumë shiko faqen _.
find.pcworld.com/60379SHËRBIM Feedshow Si të ishte instaluar në
kompjuterin tuaj, Feedshow mund të kalojë nga panelet që i ndërrohet
madhësia, në dy-tre panele. Pranon gjithashtu dhe shkurtesat e
tastierës. Nuk duhet të shkarkoni asgjë në kompjuter. feedshow.com
DOWNLOAD: RSS Ticker
Kjo shtesë e Firefox shfaq lajmet më të reja nga burimet Live Bookmark
në pjesën e sipërme apo të poshtme të shfl etuesit. Vendosni kursorin
mbi një titull, klikoni dhe do t’ju hapet i tërë artikulli.
find.pcworld.com/60380
SHËRBIM: Splume
Kur vendosni një top të gjelbër mbi një top të kuq apo të kaltër në
këtë lojë online, topat e papërshtatshëm marrin pamje tjetër. Vendosni
të gjelbrin pranë të gjelbrit dhe topat do të marrin një pamje shumë të
mirë. splume.flashbangstudios.com
SHËRBIM: Excit
Një tabelë zbavitëse apo jo edhe aq. Në këtë lojë online ju duhet të
lëvizni kursorin tek dalja, pa prekur muret e tabelës, në mënyrë që të
kaloninë nivelet më të vështira. Pas çdo niveli të suksesshëm, ju
merrni një fjalëkalim, të cilin mund ta përdorni më vonë për të filluar
lojën aty ku e keni lënë. www.pixer.org/excit
DOWNLOAD: Command & Conquer Gold
Electronic Arts kanë lëshuar në qarkullim klasiken Command&Conquer
Ti berianDawn, një hit i lojërave strategjike. Shkarkohet falas me
rastin e njëzetvjetorit të lojës. Për ta instaluar, së pari digjni
dokumentin iso të shkarkuar në CD, ose hapeni me një vegël falas si
VirtualCloneDriv. (find.pcworld.com/ 60145). Pastaj ndiqni udhëzimet
tek find.pcworld.com/60146.
SHËRBIM: Airport Security
Largoni gjërat e ndaluara si djathë të konservuar, këmishë të veshura
dhe ëmbëlsira nga trupi dhe bagazhet e pasagjerëve. Sa më të lirë ta
mbani linjën aq më mirë është në këtë lojë online.
find.pcworld.com/60148
DOWNLOAD: Dungeon Runners
Lojtarët pa pagesë në këtë lojë, MMOG ( massively multiplayer online
game) nuk mund të përdorin të gjithë artikujt që janë në dispozicion me
abonim, por ata ende mund të kënaqen duke shëtitur nëpër ndërtesa dhe
duke krijuar karakteret e tyre. find.pcworld.com/60382
DOWNLOAD: Little Fighter 2
Deri në katër persona në të njëjtin kompjuter, apo deri në tetë në
rrjet, mund të ndesheni me grushte, me sende, topa të zjarrtë dhe
lëvizje të tjera speciale në këtë lojë sherri. find.pcworld.com/60147
DOWNLOAD: Disaffected
Kjo është një lojë satirike “antireklamuese”, në të cilën lojtarët
ndihmojnë konsumatorët në një zyrë FedEx që nuk funksionon. Godet
zhanret e lojërave, të cilat tregojnë se si duhet të punojë ndonjë
kompani apo produkt. find.pcworld.com/60381
DOWNLOAD: Freeciv
Nëse ju kujtohen orët e humbura në lojën Civilization II duke thënë
“Edhe një lojë!!”, provoni këtë lojë të ngjashme falas, në të cilën
mund të luajnë deri në 30 lojtarë në rrjet. find.pcworld.com/60392
DOWNLOAD: FlOw
Secili dëshiron të jetë një krijesë ujore, e cila lëviz nëpër
mikroorganizma dhe evoluon në diçka krejt tjetër. Merr një kopje të
kësaj loje dhe transformohu. find.pcworld.com/60391
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.deshira-juaj.tk/
 
Gjërat më të mira falas në Web
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ruaj Gjerat ne internet me password

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Paneli i Kontrollit :: Tutorials & Mësime-
Kërce tek: