Mesa duket nuk jeni i regjistruar, kliko ne butonin Regjisrohu nqs dëshironi të bëheni pjesë e forumit tonë, per t'u regjistruar ju hargjoni maksimumi 1 min kohë. Me respekt Staffi.
Mesa duket nuk jeni i regjistruar, kliko ne butonin Regjisrohu nqs dëshironi të bëheni pjesë e forumit tonë, per t'u regjistruar ju hargjoni maksimumi 1 min kohë. Me respekt Staffi.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiChatBilardo

 

 Për vetën tuaj

Shko poshtë 
AutoriMesazh
pRiaam
Administrator
Administrator
pRiaam


Postimet : 872
Vendodhja : n'Kamenic'ë
Puna / Hobi : HackinG & Designer

Për vetën tuaj Empty
MesazhTitulli: Për vetën tuaj   Për vetën tuaj Icon_minitimeSun Mar 29, 2009 12:53 am

Për vetën tuaj


1. Bëhu i thjesht në këtë botë dhe kërkoje ahiretin.
2. Mos merr nga kjo botë më tepër se që duhet, në të kundërtën bëhesh i njëjtë me atë, i cili e merr ngordhësirën.
3. Ngutu në pendimin për të gjitha mëkatet. Veprat e këqia, përcilli me të mira me të cilat do t'i shlyesh, dhe ruaju shtyrjes së pendimit.
4. Vërtetoje pendimin tënd në dënim - pendim në atë, që ka ndodhur me vendim të fortë se nuk do t'i kthehesh më gabimeve, dhe bën përpjekje që sa më parë të kompensosh atë që ke lëshuar nga namazi, zeqati, agjërimi etj., dhe t'i kryesh obligimet e tua dhe t'i kyhesh borxhet-huatë të gjithëve, që u ke pasur çkado qoftë hua.
5. Sa më shumë kohë ofroju Allahut xh.sh. me kryerjen e rregulltë të të gjitha farzeve, të cilat Ai t'i ka urdhëruar.
6. Bën sa më shumë vepra të mira, sidomos në kohën e shthurjes (së popullit).
7. Vazhdo - qëndro në veprat e mira ngase Allahu xh.sh. më së shumti e do atë vepër, të cilën njeriu e kryen rregullisht dhe vazhdimisht qoftë edhe fshehtas.
8. Mos u merakos pas kësaj bote, dhe mos iu frikëso varfërisë, por mbështetu fortë në Allahun xh.sh dhe nga Ai kërko strehim, varfëria sepse ajo është gjendje e njerëzve të mirë.
9. Bëhu i kënaqur me atë që të ka ndarë Allahu xh.sh. dhe mos u anko.
10. Mos shiko në atë, i cili është nën nivelin e vështrimit tënd fetar, por shiko në atë, i cili është mbi ty!
11. Mos shiko në atë, i cili është mbi ty në vështrimin e kësaj bote, por shiko në atë, i cili është nën ty!
12. Kërkoje (fitimin) hallallin, sepse ajo është obligim i parë pas kryerjes së farzit!
13. Mos ha asgjë që është e vjedhur, përndryshe do të jesh shok në mëkate!
14. Le të jetë ushqimi hallall, do të jetë nga ata lutja e të cilit të është Kabul.
15. Bëhu si bleta, ha mirë dhe bukur.
16. Ndërmjet vetës dhe haramit vë perde nga hallalli!
17. Ruaje gjuhën tënde dhe mos fol për diçka që nuk të intereson, se kjo është shenjë e drejtë e Islamit te njeriu.
18. Bëhu i besueshëm, sepse kush nuk ka besim ai nuk ka as fe.
19. Frikësohu shumë prej Allahut xh.sh. dhe frikësoju paturpësisë ndaj tij.
20. Shpreso në fjalën e Allahut xh.sh., në mëshirën e Tij dhe gjithmonë prit vepra të mira ngaAi!
21. Bëhu i durueshëm në sprovim, kurse falenderues në bollëk.
22. Mos u lemerit nga ajo që të ndodhë dhe mos u anko për atë që të kalon (nga kjo botë).
23. Mos bart nuska dhe hajmalia, sepse ajo është rreptësisht dhe mos u shëro ndryshe përpos në mënyrën që lejon sheriati.
24. Shërohu nga sëmundjet, sepse Allahu xh.sh. i ka dhënë sëmundjet, por ka krijuar edhe barin për secilën nga ato.
25. Duaj vëllezërit e tu musliman për shkak të Allahut xh.sh. ndërsa ty të dojë Allahu xh.sh.
26. Vizitoj të sëmuarit dhe ua lehtëso dhembjet!
27. Lutjen për shëndetin e tij bëre fshehtas që të mos dijë askush!
28. Mos lejo të fleshë asnjë natë e të mos e keshë shkruar testamentin dhe në te bëhu i drejtë.
29. Përgatitu për vdekje para se të vijë ajo!
30. Kujtoje sa më shpesh vdekjen!
31. Fali xhenazet dhe përcjelli të vdekurit deri në varreza dhe vizitoj më shpesh varrezat, që kështu të kujtohet vdekja dhe se ç'të pret.
32. Familjes së të vdekurit përgatiti ushqim, sepse ata janë të kapluar me hallin e vet!
33. Mos u ul në varreza, ndaloja të tjerëve të ulen dhe mos lejo që të thyhen eshtrat e të vdekurve!
34. Mos i zbukuro varrezat dhe mos ndërto asgjë mbi to.
35. Nga Allahu xh.sh. kërko rahmet për të vdekurin dhe përmende sipas asaj që të kujtohet për gjërat positive. Mos fol keq për të vdekurit, sepse ata kanë shkuar me atë që kanë përgatitur, e kjo i fyen të gjallët.
36. Ruaju nga vajtimi për të vdekurit dhe të tjerët, ndaloj të tjerët të veprojnë kështu!
37. Lajmëroi gratë tuaja të mos mbajnë zi (të mos i përmbahen disa rregullave të caktuara siç është mosdalja për tri ditë nga shtëpia, veshja e caktuar etj.) për këdo qoftë më shumë se tri ditë, përpos për burrat e vet.
38. Mos kalo afër varreve të tiranëve dhe pabesimtarëve ose ish-vendqëndrimit të tyre, të mos kujtohesh se çka i ka gjetur.
39. Pas vetes (pas vdekjes tënde) mos lë asgjë të keqe - siç është çfarëdo instrumenti muzikor ose libri i cili të dërgon në humbje dhe të ngjajshme me të.
40. Bën sa më shumë vepra të mira për të cilat do të keshë shpërblim edhe pas vdekjes tënde, siç është ndërtimi i xhamive dhe zgjerimi i diturisë.
41. Bëhu mutteki ( i devotshëm) do të jeshë dijetar i Allahut xh.sh.
42. Mos u bën mendjemadh, që të bëhesh një nga krijesat më të këqia të Allahut xh.sh.
43. Lute Allahun xh.sh. të të dhurojë xhennetin dhe të largoj nga zjarri i xhehnemit.
44. Njoftohu me ata, të cilët i praktikojnë dispozitat e sheriatit në jetën e vet dhe me ta shoqërohu kështu që së bashku t'i praktikoni këto këshilla.
45. Le të jetë fjala: "lailahe ilallah" ajo që në mënyrë më të sinqertë dhe këto le të jenë të fundit që do t'i thuash me rastin e shkuarjes nga kjo botë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://Deshira-Juaj.WS
 
Për vetën tuaj
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sheno emrin tuaj teK ora
» tEsto rrJEtin tUAj
» Pastro pc tuaj nga memoria.!
» Testojeni Anti-Virusin Tuaj
» Rregullat per reklamimin e webfaqes tuaj .

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Bisedë sipas Qejfit :: Rinia Shqipetare-
Kërce tek: