Mesa duket nuk jeni i regjistruar, kliko ne butonin Regjisrohu nqs dëshironi të bëheni pjesë e forumit tonë, per t'u regjistruar ju hargjoni maksimumi 1 min kohë. Me respekt Staffi.
Mesa duket nuk jeni i regjistruar, kliko ne butonin Regjisrohu nqs dëshironi të bëheni pjesë e forumit tonë, per t'u regjistruar ju hargjoni maksimumi 1 min kohë. Me respekt Staffi.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiChatBilardo

 

 Si të instalosh dy sisteme operative në kompjuter ?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Crespy
Moderator
Moderator
Crespy


Postimet : 162

Si të instalosh dy sisteme operative në kompjuter ? Empty
MesazhTitulli: Si të instalosh dy sisteme operative në kompjuter ?   Si të instalosh dy sisteme operative në kompjuter ? Icon_minitimeSun Apr 12, 2009 12:24 am

Si të instalosh dy sisteme operative në kompjuter ?








Si të instalosh dy sisteme operative në kompjuter ? Pf31
Nuk po arrin të zgjedhësh midis Windows Vista-s dhe XP-së (ose Windows dhe Linux-it)? S’ka problem! Përdori të dyja!

Nëse ke blerë kompjuter të ri gjatë vitit të fundit, ka shumë mundësi
që ta kesh marrë me Windows Vista-n të instaluar. Po nëse ke ndonjë
softuer që nuk përputhet me të, si i bëhet? Apo në rast se e ke provuar
Vista-n dhe ke thënë me vete “S’qenka gjë!”? Cilado qoftë situata, ne
ofrojmë një zgjidhje: Mund ta konfigurosh kompjuterin në mënyrë të
tillë që të pranojë dy sisteme dhe të zgjedhësh atë që dëshiron sa herë
ta ndezësh. Kështu mund ta njohësh Vista-n pak e nga pak, duke patur
ende shërbimin e anëve të këndshme të XP-së, ose mund të flirtosh paksa
me Linux-in, pa u angazhuar seriozisht. Gjithçka që të duhet janë:
CD-të e sistemeve operative dhe një ose dy orë nga koha e fundjavës.

1. Ngjesh diskun e ngurtë

Nuk mund ta instalosh XP-në në të njëjtin particion (ndarje) të diskut
të ngurtë ku ndodhet edhe Vista. Prandaj duhet të përdorësh një
aplikacion të posaçëm të përfshirë në Vista, në mënyrë që të lirosh ca
hapësirë për një particon të XP-së.
Fillimisht, shih se sa hapësirë të lirë ke dhe sa do të duhet të
lirosh. Sistemi operativ XP kërkon vetëm 1.5 GB, por duhet të lirosh më
shumë se kaq për aplikacionet dhe të dhënat. Për të ruajtur të dhënat
që krijon në XP mund të përdoret edhe ndarja ku është instaluar Vista,
por aplikacionet që dëshiron t’i hapësh me XP duhet t’i instalosh
detyrimisht në ndarjen e XP-së.
Si të instalosh dy sisteme operative në kompjuter ? Pf34
Shkruaj madhësinë e hapësirës që dëshiron të përdorësh për ndarjen e re.

Nëse ke në tryezën e kompjuterit (desktop) ikonën Computer, klikoje me
të djathtën dhe zgjidh Manage. Përndryshe, kliko Start, pastaj me të
djathtën mbi Computer dhe zgjidh sërish Manage. Kjo bën që të hapet
programi Computer Management (Menaxhimi i Kompjuterit) i Vista-s. Në
panelin e lundrimit në të majtë, kliko Disk Management (Menaxhimi i
Diskut). Pas pak në panelin qendror do të të shfaqen drive-të e
disponueshëm. Kliko me të djathtën mbi C: dhe pastaj zgjidh Shrink
Volume (Ngjeshe Njësinë).
Masa e ngjeshjes së drive-it përkthehet në hapësirë të liruar për
XP-në. Megjithatë Vista nuk të lejon të lirosh të gjithë hapësirën e
mundshme. Kësisoj, kompjuteri që përdorëm ne kishte një disk të ngurtë
prej 160 GB, nga të cilat 100 GB ishin të lira, dhe ne arritëm ta
ngjeshnim vetëm në 43 GB. Për të ngjeshur 30 GB shkruajtëm “30000” në
fushën përkatëse dhe pastaj klikuam Shrink. Nëse dëshiron 15 GB p.sh.
për XP, shkruaj “15000”.
2. Trazoji shkronjat e drive-ëve

Pëpara se ta shndërrosh hapësirën e liruar në një particion për XP-në,
ki parasysh të emërtosh me një shkronjë tjetër drive-in e CD-së ose të
DVD-së. Ky është një hap fakultativ, por vlen për ata përdorues që
dëshirojnë t’i kenë të emërtuar drive-t e tyre me shkronja të
njëpasnjëshme. Në rastin kur drive-in optik e keni të emërtuar D:,
atëherë particioni i ri i XP-së do të emërtohet E:, në rast se nuk e
riemërtoni drive-in optik.
Falë Vista-s ky proces është mjaft i lehtë. Sigurohu që të kesh futur një disk në drive.
Si të instalosh dy sisteme operative në kompjuter ? Pf33
Ndrysho shkronjën e drive-it optik nëse dëshiron t’i kesh të njëpasnjëshëm emërtimet e diskut të ngurtë.

Gjej drive-in në pjesën e poshtme të panelit qendror (ka shumë mundësi
të ketë emër të tipit “CD-ROM 0”, edhe nëse është një djegës DVD-sh),
klikoje me të djathtën dhe zgjidh Change Drive Letter and Paths
(Ndrysho Shkronjën dhe Vendndodhjen e Drive-it). Tani kliko te butoni
Change (Ndrysho) dhe te dritarja që del zgjidh shkronjën që dëshiron
për drive-in optik.
Ky ndryshim mund të ndikojë te lojërat ose te programe të tjerë që
përdorin shkronja specifike drive-sh për t’u instaluar. Në këtë rast
duhet t’i riinstalosh programet, në mënyrë që ta dinë se ku të kërkojnë
për shkronjën e re.
3. Krijo një ndarje të re

Edhe nëse vendos ta ndryshosh shkronjën e drive-it, duhet të krijosh
një particion me hapësirën e liruar në hapin 1. Kërko në pjesën e
poshtme të panelit qendror për një kuti me një shirit të zi ku shkruhet
“X gigabytes Unallocated” (X gigabyte të Pandara). “X” tregon me
përafërsi sasinë e kujtesës së liruar për ndarjen e re. Kliko me të
djathtën te kutia dhe zgjidh New Simple Volume (Njësi e Re e Thjeshtë).
Si rezultat i kësaj, do të dalë një udhëzues që tregon hapat pasardhës.
Kliko Next derisa të arrish te seksioni Format Partition (Formato
Ndarjen).
Si të instalosh dy sisteme operative në kompjuter ? Pf32
Opcionet e tjera mund t’i lësh të pandryshuara, por të duhet një emërtim për njësinë, në mënyrë që ta identifiko particionin.

Opcionet e tjera mund t’i lësh të paprekura, por ki parasysh të
shkruash diçka kuptimplote në fushën Volume Label (Etiketa e Njësisë),
si për shembull “XP”. Kliko te kutia e “Perform a quick format” (Kryej
një Formatim të Shpejtë), kliko Next dhe pastaj Finish. Krijimi i
drive-it të ri nuk zgjat më shumë se një minutë. Me të përfunduar kjo,
dil nga dritarja Computer Management dhe rindiz kompjuterin.

4. Instalo Windows XP-në

Rindize kompjuterin, por këtë herë fut diskun e XP-së në drive dhe mos
lidh asnjë pajisje në portat USB. Kjo është pjesa më e lehtë, dhe
njëkohësisht më e gjata, e të gjithë procesit: Gjithsa duhet të bësh
është të ndjekësh instruksionet e udhëzuesit për instalimin e XP-së.
Parapërgatitu për atë që do të të dalë para syve: Kur arrin te dritarja
“Choose your partition” (Zgjidh particionin tënd), do të shohësh vetëm
drive-in C:. Shtyp në tastjerë Esp, dhe do të të shfaqet një listë e
plotë me particione të gatshme. Zgjidh ndarjen XP, shtyp Enter dhe
zgjidh “Leave the current file system intact (no changes)” [(Lëre të
paprekur sistemin aktual të skedarëve (pa ndryshime)].
Zakonisht duhet 30-60 minuta për të instaluar Windows XP-në. Me t’u
bërë kjo, vjen koha të merresh me driver-at për kartën e zërit, kartën
e rrjetit dhe për printerin. Këtë mund ta bësh tani ose më vonë, por ki
parasysh se s’do të mund ta hapësh Vista-n deri sa të përfundosh edhe
hapin tjetër.

5. Instalo VistaBootPro-në

Kur ta hapësh kompjuterin me XP, instalo edhe programin VistaBootPro.
Kjo do të të kursejë bezdinë e komandimit manual të butimit të Vista-s.
Ki parasysh se duhet të instalosh edhe programin .NET Framework 2.0 të
Microsoft-it . Hape VistaBootPro-në dhe kliko butonin System Bootloader
(Butuesi i Sistemit – Programi për Butimin e Sistemit). Do të të
shfaqen dy seksione. Zgjidh Windows Vista Bootloader (Butuesi për
Windows Vista) në të parin dhe All Drives (Gjithë Drive-t) në të dytin.
Zgjidh opcionin Force Bootloader Install dhe pastaj kliko butonin
Install Bootloader (Instalo Butuesin).
Pas kësaj dil nga programi VistaBootPro dhe rindize kompjuterin. Tani
duhet të kesh përpara syve një meny butimi. Nëpërmjet shigjetave zgjidh
Vista-n ose XP-në dhe shtyp Enter për të hapur sistemin operativ. Nëse
nuk të shfaqet menyja, ose të del ndonjë problem tjetër, drejtohu te
forumi i kujdesit të përdoruesit të VistaBootPro (www.pronetworks.org/forum).Kjo adresë e-mail-i është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni Java skriptet për të parë atë

Instalo Vista-n dhe Linux-in së bashku

Me gjithë zhurmën që po bëhet së fundmi për sistemin operativ Linux -
softuerët e shumtë falas, imuniteti ndaj viruseve dhe programeve spiunë
- është fare e natyrshme të bëhesh kureshtar rreth tij. Nëse të ka zënë
edhe ty meraku nga fjalër poshtë e përpjetë, tani mund ta konfigurosh
kompjuterin me dy sisteme operative: me Vista-n dhe Linux-in. Një
kërkim i vogël në ueb për “Vista Linux dual boot” (Vista Linux butim i
dyfishtë) do të të japë udhëzues të shumtë se si të procedosh e të
shuash merakun. Nëse je vërtet ambicioz, kërko “Vista triple boot”
(Vista butim i trefishtë), për udhëzime se si të instalosh Vista-n,
XP-në dhe Linux-in; të gjithë në të njëjtin kompjuter.
Por fakti që sistemet operative janë shumë të ndryshëm, i ndërlikon
shumë gjërat dhe as mos e ço nëpër mend ta bësh nëse nuk ia ke ndopak
idenë Linux-it. Një gabim i vetëm mund të fshijë regjistrin kryesor të
butimit të kompjuterit (që është gjë shumë e keqe, dëgjomë mua!) ose të
gjithë diskun e ngurtë (çka mund të jetë më keq akoma). Duhet të
rezervosh patjetër gjithçka të rëndësishme, përpara se të ndërmarrësh
një aventurë Windows-Linux.
Ka edhe një mënyrë më të thjeshtë për të bërë një xhiro me Linux-in, pa
u ngatërruar fare me sistemin. Quhet “Live CD” dhe me pak fjalë është
Linux-i në një disk butimi. Kur ndez kompjuterin me diskun brenda në
drive, ai ngarkon në kujtesë sistemin operativ (së bashku me një gamë
të gjerë programesh falas), duke të falur një përjetim të plotë të
përvojës në Linux, pa ndryshuar asnjë presje në sistem. Me të mbaruar
punë, fike kompjuterin, hiq diskun dhe kur ta ndezësh herën tjetër do
të kthehe te Vista.
Për të filluar duhet të shkarkosh një skedar imazh të Linux-it. Këtë mund ta bësh te www.ubuntu.com
, ose kërko në Google “Linux Live CD” për të gjetur mundësi të tjera.
Pasi ta kesh shkarkuar imazhin, duhet një CD bosh dhe një program që
t’i shndërrojë skedarët imazh në disk butimi. Nëse nuk ke të instaluar
një paketë për djegjen e disqeve, si për shembull Nero apo Roxio Easy
Media Creator, për këtë mund të përdorësh programin ImgBurn.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Si të instalosh dy sisteme operative në kompjuter ?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Smile Si te perdorim 2 sisteme operative ne te njejten kohe !
» Ç'është Kompjuter dhe pjeset Softwerike!
» Si ta kontrollojmë kompjuterin nga një kompjuter tjetër Vlen per ata qe kan Windows XP

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Paneli i Kontrollit :: Tutorials & Mësime-
Kërce tek: