Shkaqet e lumturisë
Lumturinë e synon çdonjëri, mirëpo shumica nuk mund ta arrijnë atë. Kjo ndodh për shkak se lumturinë e kërkojnë në vende të gabuara, në vende të cilat japin kënaqësi të shkurta trupore, mirëpo e thellojnë njeriun në ankth dhe dëshpërim, në mërzi dhe pikëllim, në stres dhe depresion. Krejt kjo sepse këta njerëz janë larguar nga Zoti i tyre dhe ia kanë kthyer shpinën udhëzimeve të tij.
All-llahu, subhanehu ve teala, thotë: “E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kiametit do ta ringjall të verbër.” [Ta Ha 124].
Pra, atë e përcjell jeta e vështirë deri në vdekje, sepse ia kthen shpinën Zotit dhe tregohet mendjemadh.. Allahu , subhanehu ve teala, hedh mbi të trishtim të vazhdueshëm. Allahu i Lartësuar thotë: “Ne do tu mbjellim frikën në zemrat e atyre që nuk besuan…..” [Ali Imran 151].
Kurse ata që e njohin Zotin e tyre, ata që zemrat e tyre janë nisur drejt Tij, ata janë të lumtur. Allahu , subhanehu ve teala, thotë:
“Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij një jetë të mirë [në këtë botë], e [në botën tjetër] do tu japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.” [En-Nahl 97].
Duke e pasur parasysh faktin se shumica nuk i njohin shkaqet e lumturisë së vërtetë, shkaqet e qetësisë shpirtërore dhe kënaqësisë së zemrës, në vijim do t’i përmendim disa prej shkaqeve kryesore, të cilat nëse gjenden te një person, ai padyshim do të jetë i lumtur:
1. Besimi në All-llahun, njohja e Tij dhe bërja e veprave të mira
2. Kënaqja me All-llahun
3. Mendimi i mirë për All-llahun
4. Ikja nga mëkatet
5. Kërkimi i diturisë
6. Sjellja e mirë me njerëzit
7. Shfrytëzimi i kohës së lirë
8. Mospritja e falënderimit prej askujt
9. Familja e ndershme
Si përfundim themi se bazë e lumturisë është besimi në All-llahun dhe bërja e veprave të mira, si dhe largimi nga mëkatet dhe veprat e këqija.