Mesa duket nuk jeni i regjistruar, kliko ne butonin Regjisrohu nqs dëshironi të bëheni pjesë e forumit tonë, per t'u regjistruar ju hargjoni maksimumi 1 min kohë. Me respekt Staffi.
Mesa duket nuk jeni i regjistruar, kliko ne butonin Regjisrohu nqs dëshironi të bëheni pjesë e forumit tonë, per t'u regjistruar ju hargjoni maksimumi 1 min kohë. Me respekt Staffi.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiChatBilardo

 

 Tcp/ip

Shko poshtë 
AutoriMesazh
NoIsY
Super moderator
Super moderator
avatar


Postimet : 454
Vendodhja : n'Kamenic
Puna / Hobi : Hacker

Tcp/ip Empty
MesazhTitulli: Tcp/ip   Tcp/ip Icon_minitimeSat Dec 05, 2009 2:35 am

TCP/IP është transmetim protokolli për internet.
Ne ketë tutorial ju do te mësoni ç’fare është TCP/IP, dhe si punon ajo.
[transmetim-lidhje, mjeti komunikimi, komunikate]
[protokoll-Marrëveshje që bëhet ndërmjet dy palëve për shkëmbimet e te dhënave. ]

TCP/IP është komunikimi i te dhënave ne internet.
Një lidhje protokolle është një përshkrim i rregullave qe kompjuteri
duhet te ndjek për me komunikuar me kompjuterë të tjerë. Komunikimi i
të dhënave në internet shpjegon rregullat e kompjuterit në lidhje
përmes internetit.

Shfletuesi juaj dhe serveri juaj përdore TCP/IP
Shfletuesit e internetit dhe serverët internetit përdorin TCP/IP për
t’u lidhur në rrjet. Shfletuesi juaj përdor TCP/IP që të ketë qasje në
serverët e internetit, dhe serverët përdorin TCP/IP për të ju
transmetuar HTML në shfletuesin tuaj.
[shfletues- p.sh. Explorer, Firefox, Opera]

E-maili yt përdor TCP/IP
E-mail programi juaj përdor TCP/IP që të lidhet në internet për të dërguar apo marre e-maila.
Adresa juaj e internetit është TCP/IP
Adresa juaj e internetit p.sh. “213.163.118.65” është pjesë standarde e
protokollit te TCP/IP. Dhe kështu është edhe emri i domain-it p.sh. www.emriidomainit.com.

Ç’farë është TCP/IP?
TCP/IP është lidhje protokolli për komunikimin në mes kompjuterëve të lidhur në internet.
TCP/IP mban transmetimin e rregullave te protokollit / internet protokollit.
Zakonisht definon se si pajisjet elektronike (si kompjuterët) duhet të
jenë të lidhur në internet, dhe se si të dhënat duhet të shkëmbehen në
për mes tyre.

Brenda TCP/IP
Brenda në TCP/IP standarde gjendën numra tëe protokolleve për shkëmbimin e të dhënave te lidhura.
TCP (Transmission Control Protocol) komunikimi ne mes programeve.
UDP (User Datagram Protocol) komunikimi i thjeshte ne mes programeve.
IP (Internet Protocol) komunikimi ne mes kompjuterëve.
ICMP(Internet Control Message Protocol) për gabimet dhe statistikat.
DHCP(Dynamic Host Configuration Protocol) për adresat dinamik (lëvizëse)

Do te mësoni me shume për këta terma me vone ne ketë tutorial.

TCP përdor lidhje te caktuara.
TCP është për komunikimin në mes programeve.
Kur një aplikacion dëshiron të komunikon me një tjetër me anë të TCP, i
dërgon një kërkesë komunikimi. Kjo kërkesë duhet të dërgohet në adrese
të saktë. Pas një lidhjeje (një shtrëngim duarsh) në mes dy
aplikacioneve, TCP do të krijoj një lidhje të dyfishtë komunikimi ne
mes dy aplikacioneve.
Transmetimi i te dhënave i dyfishtë (Full-duplex) do të merr lidhjen e
vijës se transmetimit në mes dy kompjuterëve derisa njeri nga dy
aplikacionet të mbyllet.
UDP është shume e thjesht te TCP, por është e thjesht dhe më shumë e besueshme.

IP është definomi i adresës tënde në internet
IP është për lidhjen e dy kompjuterëve.
IP është një komunikim i protokollit. Ajo nuk do të zaptoj të dhënat në
linjën e lidhjes në mes dy komunikimeve të dy kompjuterëve. IP zvogëlon
rrugën për nevojën e rrjetit në një linjë. Secila linjë mund të përdore
për komunikimin në mes shumë kompjuterëve te ndryshëm në të njëjtën
kohë.
Me IP, mesazhet (të dhënat) janë të ndara në paketa të pavarura dhe shkëmbehen nëpërmjet internetit në kompjuterë.
IP është përgjegjëse për rrugën e përcaktuar të çdo pakete.

IP linja
[Router- është rruga, linja...mund ta paramendojmë me një stacion treni]
[Stacion- qendër e posaçme, e pajisur me mjetet e duhura për të kryer një punë a një shërbim.]
Kur një paket IP-je dërgohet nja një kompjuter, arrin në një stacion IP-je.
IP stacioni (router) është përgjegjëse për rrugën e paketës ne
destinacionin e saj, direkt apo nëpërmes ndonjë stacioni tjetër
(another router).
Rruga e paketës mund të jetë ndryshe nga paketat tjera në të njëjtën
lidhje. Stacioni (roter) është përgjegjëse për adresën e saktë të varur
në një trafik të madh, gabime në rrjet, apo parametra te tjerë.

Tcp/ip Inetsendgd5

Komunikimi ndërmjet rrjetit
Komunikimi ndërmjet IP është sikur dërgimi i një letre si një numër i
madh i pullave postale, secila gjetje e rrugës është ndryshe te
pranuesi i saj.

TCP/IP
TCP/IP është TCP dhe IP që punojnë së bashku.
TCP bën kujdes në komunikimin ndërmjet programit aplikativ tuajin
(p.sh. shfletuesi juaj Opera apo ndonjë tjetër) dhe programit te
rrjetit.
IP mbikëqyr komunikimin me kompjuterët tjerë.
TCP është përgjegjëse për përgatitjen e të dhënave brenda paketave të
IP para se të dërgohen, dhe për gatitjen e paketave kur të arrijnë.
IP është përgjegjëse për dërgimin e paketave te marrësi.
Adresimi TCP/IP
TCP/IP përdor 32bits, ose 4 numra ndërmjet 0 dhe 255 që të adresoj një kompjuter.
IP Addresses
Secili kompjuter duhet të ketë një IP adresë para se të kyçet ne internet.
Secila paket e IP duhet të ketë një adresë para se të dërgohet të një kompjuter tjetër.
Kjo është një IP adresë: 192.68.20.50
Kjo mund të jete e njëjta IP adresë: www.ayih.org

Një IP adresë përmban 4 numra
Kjo është IP adresa e jotja: 213.163.118.65
TCP/IP përdor 4 numra që të adresoj një kompjuter. Secili kompjuter
duhet tëe ketë 4 numra adrese unike. Numrat janë gjithmonë ndërmjet 0
dhe 255. Adresat janë normalisht te shkruara si katër numra te ndare
nga një periodë si kështu: 192.168.1.50.


32Bits = 4 Bytes
TCP/IP përdor 32 bits adresim. Një kompjuter byte është 8 bits. Pra
TCP/IP përdor 4 kompjuter bytes. Një kompjuter byte mund te përmbajë
256 vlera te ndryshme:
00000000, 00000001, 00000010, 00000011, 00000100, 00000101, 00000110,
00000111, 00001000 .......dhe deri sa të arrin në 11111111.
Tash pra e din pse një TCP/IP adresë është 4 numra ndërmjet 0 dhe 255.
Pra një TCP/IP është e përbëre nga 4 numra të ndarë nga një period (.) p.sh.
192.168.123.132 nëse këta i shprehim në numra binar 32bit do të ishte kështu:
11000000.10101000.01111011 .10000100.
Pra e shikoni nuk ka kuptim të mirë, dhe për ketë arsye janë konvertuar në numra decimal. 192.168.123.132

Për ketë proces që të punojë, një IP adresë është e ndarë në dy pjesë.
Pjesa e pare e një IP adrese është përdorur si një adrese rrjeti
(network address), pjesa e fundi si adrese hapësire (host address).
Nëse marrim p.sh. 213.188.129.141 dhe e ndajmë në dy pjese do kemi
kështu:

213.188.129. NETWORK (rrjeti) .141 HOST (hapësira)

ose

213.188.129.0 – network address (adresa e rrjetit, internetit).
0.0.0.141 –host address (adresa e hapësirës, serverit)

Emri i Domainit (Domain Names)
12 shifra numra janë vështire te mbahen në mend apo? Duke përdorur një
emër është më lehtë. Emrat e përdorur për TCP/IP adresë quhen domain.
Aht-crew.ch është një domain.
Kur të hasësh në ndonjë ueb site si ky p.sh. http://ayih.org, emri është i përkthyer në numra me DNS proces (Domain Name Server).
Në të gjithë botën, një numër i madh i serverëve DNS janë te lidhur ne
internet. DNS serverët janë përgjegjës për përkthimin e emrave te
domain-ëve në TCP/IP adresa, dhe të ripërtërijnë në mes vete me domain
emra te ri.
Kur një domain i ri është regjistruar së bashku me një TCP/IP adresë,
DNS serverët në të gjithë boten janë të njoftuar për ketë informate.

Tcp/ip Tcpipdnsad1

TCP/IP Protokollet
TCP/IP është një koleksion i madh me lidhje të ndryshme të protokolleve.
Një familje e protokolleve.

TCP/IP është një koleksion i madh me lidhje të ndryshme të protokolleve të bazuar në dy protokollet kryesore TCP dhe IP.
[termat nuk po i përkthej nga gjuha angleze përshkak se e humbin kuptimin]

TCP – Transmission Control Protocol
TCP është për transmetimin e të dhënave nga një aplikacion në internet.
TCP është përgjegjëse për përgatitjen e të dhënave brenda paketave të
IP para se të dërgohen, dhe për gatitjen e paketave kur të arrijnë.

IP – Internet Protocol
IP mbikëqyr komunikimin me kompjuterët tjerë
IP është përgjegjëse për dërgimin e paketave te marrësi.

HTTP – Hyper Text Transfer Protocol
HTTP bën mbikëqyrjen e komunikimit ndërmjet një ueb serveri dhe një ueb shfletuesi.
HTTP përdoret për dërgimin e kërkesave nga një ueb klient (një
shfletues) në një ueb server, dhe kthimin e përmbajtjes së uebit nga
serveri te klienti.

HTTPS – Secure HTTP
HTTPS bën mbikëqyrjen e sigurimit të komunikimit ndërmjet një ueb serveri dhe një ueb shfletuesi.
HTTPS ne mënyre tipike bën sigurimin e transferove të kredit kartave dhe të dhëna të tjera.

SSL – Secure Socketes Layer
SLL protokolli përdoret për dekodimin e të dhënave të siguruara në transferime.

SMTP – Simple Mail Transfer Protocol
SMTP përdoret për dërgimin (transmetimin) e emailëve.

MIME – Multi-purpose Internet Mail Extensions
MIME protokolli lejon SMTP transmetimin e fajllëve multimedial si p.sh.
zëri, muzika, dhe të dhëna tjera ndërmjet TCP/IP rrjetit.

IMAP – Internet Message Access Protocol
IMAP përdoret për dërgimin dhe marrjen e emailëve.

POP – Post Office Protocol
POP përdoret për shkarkimin e emailëve nga një e-mail server të një kompjuter personal.

FTP – File Transfer Protocol
FTP bën mbikëqyrjen e transferimeve të fajlleve ndërmjet kompjuterëve.

NTP – Network Time Protocol
NTP përdoret për të rregulluar kohën ndërmjet kompjuterëve.

DHCP – Dynamic Host Configuration Protocol
DHCP përdoret për shpërndarjen e IP-ve dinamike (lëvizëse) te kompjuterët në rrjet.

SNMP – Simple Network Management Protocol
SNMP përdoret për administrimin e rrjeteve në kompjuter.

LDAP – Lightweight Directory Access Protocol
LDAP përdoret për zgjedhjen e informatave rreth përdoruesit dhe e-mail adresës nga interneti.

ICMP – Internet Cotrol Message Protocol
ICMP bën mbikëqyrjen e gabimeve te trafikut ne internet.

ARP – Address Resolution Protocol
ARP përdoret për gjetjen e adresës së harduerit të një kompjuteri në internet kartën bazuar në IP adresë.

RARP – Reverse Address Resolution Protocol
RARP përdoret për gjetjen e IP adresës bazuar në harduer adresën e një kompjuteri në internet kartën.

BOOTP – Boot Protocol
BOOTP përdoret për nisjen (booting) e kompjuterëve nga interneti.

PPTP – Point to Point Tunneling Protocol
PPTP përdoret për rregullimin e një lidhjeje ndërmjet rrjeteve private.


TCP/IP Email
Emaili është një ndër më të rëndësishmet të përdorura te TCP/IP.
Kur shkruan një email, ti nuk e përdor TCP/IP.
Kur ti shkruan një email, ti përdor një email program si Lotus Notes, Mocrosoft Outlook, Live or Netscape si komunikues.

Email programi juaj përdor TCP/IP protokolle të ndryshme:
Dërgon emaila duke përdorur SMTP
Mund të shkarkohen emailet tuaj nga një email server duke përdorur POP
Mund të konektohet te një email server duke përdorur IMAP

SMTP – Simple Mail Transfer Protocol
SMTP protokollet përdoren për transferimin e emaileve. SMTP bën
mbikëqyrjen e dërgimit të emaileve tuaj të një kompjuter tjetër. Normal
emailet tuaj dërgohen të një email server (SMTP server), dhe pastaj te
një server tjetër ose servera, dhe ne fund në finale në destinacionin e
tij.
SMTP mund vetëm të transmeton tekst. Nuk mund të transmetoj të dhëna binare si foto, muzike ose filma.
SMTP përdor MIME protokoll për dërgimin e të dhënave binare ndërmjet
TCP/IP rrjeteve. MIME protokolli i konverton të dhënat binare në tekst.

POP – Post Office Protocol
The POP protocol përdoret nga email programet si p.sh. MS Outlook për marrjen e emaileve nga një email server.
Nëse email programi juaj përdor POP, të gjitha emailet tuaj shkarkohen
automatikisht te email programi (i ashtuquajtur email klient), në
secilën kohë që ti konektohesh te email serveri yt.

IMAP – Internet Message Access Protocol
IMAM protokolli përdoret nga email programet si p.sh. MS Outlook ashtu
si POP protokolli. Ndryshimi i vetëm ndërmjet IMAP protokollit dhe POP
protokollit është se IMAP protokolli nuk do ti shkarkoj automatikisht
të gjitha emailet në secilën kohë që konektohesh të email serveri yt.
IMAP protokolli të lejon që ti shikosh ndërmjet email mesazheve në
email serverin para se ti shkarkosh ato. Me IMAP ti mund të zgjedhësh
të shkarkosh mesazhet apo ti fshish ato. Kjo rruge është pra se IMAP
është perfekte nëse dëshiron të konektohesh te email serveri yt nga
lokacione te ndryshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.deshira-juaj.tk/
 
Tcp/ip
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Paneli i Kontrollit :: Tutorials & Mësime-
Kërce tek: