Njohuri mbi funksionet e visual basic
--------------------------------------------------------------------------------
Funksionet jane të ngjashme me procedurat normale, por qëllimi
kryesor i funksioneve është të pranoje disa inpute dhe t’i kalojë ato në
programin kryesor për të përfunduar ekzekutimin. Janë dy tipe
funsionesh, funksionet built*in (ose funksionet e veta) dhe funksiopnet e
krijuara nga programatori.
Format i përgjithshëm i funksionit është:
EmërFunksioni(argument)
ku argumentet janë vlera që kalojnë në funksion .
Në ketë kapitull ne po mundohemi të mësojmë dy nga funksionet më të
përdorshme të Visual Basic që janë funksionet MsgBox() dhe
InputBox().
10.1 Funksioni MsgBox ( )
Qëllimi i funksionitMsgBox është të krijojë një mesazh të menjëhershëm
dhe të detyrojë përdoruesin të klikojë në një buton para se ai të
vazhdojë. Ky mesazh ka formatin e mëposhtëm.
MsgJuaj=MsgBox(Replika, Vlera e Stilit, Titulli)
Argument ii parë,Replika, do t’ju paraqesë mesazhin e duhur. Vlera e
stilit do t’ju përcaktoje se çfarë tipe komandash do të shfaqen në kutine
e mesazhit, referoju Tablës 10.1 për tippet e butonave që mund të
shfaqen. Titulli do të shfaq titullin e kutise së mesazhit.