Amir Moderator
Postimet : 412 Vendodhja : Dardanë' Puna / Hobi : Hacker
| Titulli: Sneijder mungon disa javë Sun Apr 19, 2009 2:51 am | |
| Në fitoren e të shtunës mbrëma kundër Recreativo Huelvas, është lënduar mesfushori i Real Madridit, Wesley Sneijder, i cili nuk do të jetë në gjendje të luajë për një kohë. Ekzaminimet e para mjekësore pohojnë që holandezi do të mungojë për “disa javë”, duke mos e caktuar kohëzgjatjen e saktë të mungesës së tij. Trajneri i Los Blancos, Juande Ramos, është shprehur i shqetësuar për këtë lëndim, duke llogaritur se edhe Lassana Diarra do të mungojë në ndeshjen kundër Getafes si pasojë e kartonit të verdhë që e mori në përballjen e mbrëmshme. __________________ | |
|