Mesa duket nuk jeni i regjistruar, kliko ne butonin Regjisrohu nqs dëshironi të bëheni pjesë e forumit tonë, per t'u regjistruar ju hargjoni maksimumi 1 min kohë. Me respekt Staffi.
Mesa duket nuk jeni i regjistruar, kliko ne butonin Regjisrohu nqs dëshironi të bëheni pjesë e forumit tonë, per t'u regjistruar ju hargjoni maksimumi 1 min kohë. Me respekt Staffi.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiChatBilardo

 

 Aisha (r.a), shembull i femrës moderne

Shko poshtë 
AutoriMesazh
pRiaam
Administrator
Administrator
pRiaam


Postimet : 872
Vendodhja : n'Kamenic'ë
Puna / Hobi : HackinG & Designer

Aisha (r.a), shembull i femrës moderne Empty
MesazhTitulli: Aisha (r.a), shembull i femrës moderne   Aisha (r.a), shembull i femrës moderne Icon_minitimeSun Mar 29, 2009 12:50 am

Aisha (r.a), shembull i femrës moderne







Rishikimi i personazheve historik, Aisha roli i saj ne shoqërinë Islame antike dhe moderne


E keqa jonë më e madhe: injoranca.
Pjesa më e madhe e muslimanëve e njeh Aishen (r.a), bashkëshorten e Profetit të Islamit (a.s).
Fatkeqësisht, mund të themi se kjo njohje është shumë sipërfaqësore e largët dhe abstrakte. Tipike kjo e kohëve të sotme, qoftë edhe në radhët e muslimanëve të martuar tashmë, të cilët janë mbrojtës të zjarrtë të kësaj feje tepër të dashuruar prej tyre, shpesh herë edhe në një mënyrë të gabuar. Prej tyre vërehet një injorancë në nivelet bazilare, shumë shqetësues, që ka të bëjë me njohjen e personaliteteve të historisë Islame.
Në të shumtën e rasteve, përpjekjet e këtyre personaliteteve, kontributi i tyre si dhe sforcot e kryera me aq mund, i trajtojnë si fenomene të jashtëzakonshme të pa arritshme, fryte të ndonjë mrekullie...
Kjo kulturë e të treguarit, përfundimisht na paraqitet si jo shumë sqaruese për sa i përket shtjellimit të ngjarjeve të mëdha dhe personazheve të tyre . E tillë na i paraqet ato nën një formë imazhit mjaft irreal, skeptik dhe në një mënyrë sikur të ishin të pa prekshëm. Kjo gjë na pengon në kuptimin e asaj çka është thelbësore në praktikën tonë fetare, për sa i përket dijes, modelit, shembullit dhe rrugës që duhet ndjekur.
Shokët e Profetit (a.s), femra dhe meshkuj, erudit të mëdhenj, dijetar dhe mistik, mbi të gjitha gjenerata e parë e muslimanëve, ato të cilët shënuan historinë e fesë Islame, perceptohen jo më si modele mbi të cilët duhet medituar për një shtjellim më të mirë të problemeve aktuale, por na vijnë të perceptuar si qenie jashtë kohore, të pa arritshëm për shkak se janë aq pranë së përkryerës. Për shkak të teprimit të komplekseve, vetë krijojmë një hendek të pa kalueshëm midis nesh, pra muslimanëve jo të plotë të bllokuar në kaosin e së përditshmes, dhe këtyre modeleve të "adhuruar". Sa më shumë që i idealizojmë shembujt e tyre, aq më shumë arrijmë të justifikojmë të pa justifikueshmen, të anashkalojmë mbi devijimet tona, hamendësimeve dhe injorancës sonë, gjer aty sa të besojmë përfundimisht se këto qenie janë krijesa të kohëve të largëta (që nuk kanë të bëjnë me ne) se ato ishin të mbinatyrshëm.

2

Ndërsa Islami nuk resht së na kujtuari se Zoti është i vetmi, Krijuesi i qiejve, i tokës dhe i të gjitha krijesave, ndërsa për ne muslimanët, i vetmi model i së përkryerës është Profeti jonë i dashur (a.s).
Shokët e Profetit (a.s), meshkujt edhe femrat, sigurisht që duhet të jenë të dashur për ne dhe të respektuar por pa harruar kurrë që shembulli i tyre qëndron në suazat e "njerëzores". Me të mirat dhe të këqijat e tyre, me gabimet si dhe me veprat e tyre të mira, na kanë lënë shembuj të pa mohueshëm prej jetës së tyre shpesh herë aq pranë Zotit në adhurim. Jeta e tyre e përditshme, dobësitë dhe përpjekjet e tyre, kanë qenë në mënyrë konstante të motivuara prej një besimi të thellë, vigjilues dhe konstant.
Sa herë më ka ndodhur që, e prekur prej leximeve të historisë së Aishes (r.a), u a tregoja "zbulimet" e mia femrave muslimane intelektuale të cilat logjikonin në mënyrë kontradiktore. Disa prej tyre qëndronin të ftohta si mermeri përball entuziazmit të shkaktuar prej një personaliteti kaq me peshë në historinë e Islamit, por që realisht është kaq pranë shqetësimeve të femrave muslimane bashkëkohore. Për më tepër, nga këndvështrimi i tyre, Aisha ishte bashkëshortja e Profetit (a.s), dhe për pasojë qëndronte mbi njerëzit normal kështu që ajo nuk mund të merrej si shembull nga gratë e tjera, krijesa të gjora njerëzore. Ky lloj justifikimi shfaqej në mënyrë të vazhdueshme për të justifikuar injorancën tonë dhe sjelljen tone të devijuar. Në këto rrethana, arrinin shumë shpejt në përfundimin se: na duhet të kërkojmë diku gjetkë shembuj femrash aktuale si ne, të cilat të mund të zgjidhin problemet tona konkrete dhe reale, pra, problemet e përditshme. Një shembull si ai i Aishes (r.a) nuk mund të jetë tjetër vetëm se irreal, pjesë e utopisë dhe jo rracionalitetit.
Për të qenë vërtet realist dhe racional na duhet të vërejmë se identiteti jonë musliman është imazhi i vizionit që ne kemi për sa i përket historisë: thellësisht skizofrenike!
Kategoria tjetër e femrave, mbetej me gojë hapur përballë bëmave të një femre muslimane të gjeneratës së parë, edhe pse, të gjitha e dinin se Aisha kishte një personalitet të fortë, por që mbetej në limitet e "të lejuarës " për një femër. Për një numër të madhe të muslimanëve, kjo e "lejuar" ka të bëjë me ato gjëra që e limitojnë femrën në çështjet "rigorozisht femërore". E thënë ndryshe, Aisha, vërtet na transmetoi hadithet e Profetit (a.s) për sa i përket jetës familjare dhe bashkëshortore, mënyrën e marrjes së abdesit dhe mënyrës se si duhet të sillet një bashkëshorte e mirë.
Me pak fjalë, gjithçkaje që përfshihet brenda limiteve të kodit të një bashkëshorte të mirë muslimane prej të cilës theksohet se inteligjenca e saj duhet të jetë e limituar në mjedisin familjar për t'i shërbyer bashkëshortit të saj të cilin Zoti ka vënë në një piedestal të pa diskutueshëm.
3
Postulati pohon se një muslimane e mirë është një grua e nënshtruar dhe e bindur ndaj burrit të saj. A nuk është një nga të vërtetat më të përhapura në botën Islame? Nuk është e vështirë të verifikohet se përfshi këtu edhe burrat musliman më praktikant të Islamit, u vjen mirë të përsërisin versetet të cilat pohojnë këtë të drejtë të superioritetit të tyre në Islam. Sigurisht, të vetmet versete që njohin nga repertori i tyre fetar.
Kur dikush aventurohet duke u munduar të realizoj një lloj tjetër të leximit të historisë Islame, veçanërisht nëpërmjet shembujve si ai i Aishes (r.a), vërehet lehtë në shikimin e kësaj kategorie të dytë të femrave muslimane një lloj krenarie.
Disa prej tyre pajtohen për sa i përket çështjeve të intimitetit, të tilla gjejnë pohim edhe publikisht si për shembull historia e Aishës.
Më në fund, simboli i Aishës në Islam gëzon dhe qetëson ato gra të cilat kërkojnë të jenë të vlerësuara. Në këtë mënyrë zbulohet se nuk qenka dhe aq keq të qenuri një femër muslimane. Edhe një herë mësojmë se si të zhvillohemi nën petkun e ri të "femrës inteligjente", të nënvizojmë të drejtat tona në emër të Islamit dhe për Islamin.
Por, vërej se jo të gjitha gratë shfaqin të njëjtin entuziazëm, edhe në rast se ndihen të përkrahura në këtë, disa mbeten skeptike për sa i përket veprave të lidhura me këtë nismë. Një femër e gjeneratës së parë të muslimanëve, inteligjente, e ditur, juriste apo politikane është vërtet tepër për t'u rikthyer në memorien e femrës e cila tashmë është mësuar me një heshtje të vazhdueshme. Nuk është dhe aq e thjeshtë të largosh këto ide kaq të mbushura me stereotipe infantile të femrës muslimane. Shumë prej këtyre femrave , ende nuk janë të përgatitura për këtë lloj përpjekje, e cila pa dyshim është e nevojshme si për të tashmen tonë ashtu edhe për të ardhmen. Ka të bëjë me një problem të lidhur me vetëdijesimin por, mbi të gjitha ka të bëj me besimin në vetvete dhe vetë vlerësimin.

Në fakt, sot, problemi më i madh i femrave muslimane është "vetë vlerësimi". Një rishikim i historisë i fokusuar në jetën e femrave muslimane si Aisha mund të ringreh nivelet e vetë vlerësimit aq të nevojshëm për t'u bashkangjitur si femra rinovimit të Islamit. Poshtërimi dhe shtypja gjithmonë e kanë ushqyer ndërgjegjen femërore muslimane. Shumë femra e justifikojnë nën vlerësimin e " institucionalizuar " të femrës muslimane nëpërmjet respektit që ato kanë për Islamin. Shumë do të jenë ato femra të cilat do të bëhen "aleate", të cilat do të "lirohen". Shumë femra të tjera, numri i të cilave është i konsiderueshëm, do t'i rikthehen burimit me shumë shpresë edhe pse me zemër të mbushur me zhgënjim dhe shtypje. Me marrëdhënie aq të mira me Zotin, dhe aq të këqija me personat që i shtypin, veçanërisht vëllezërit e tyre në fe, të cilët si strukje do të kenë një praktikim pasiv të saj.
Do të heqin dorë dhe do t'i duhet të pranojnë një situatë e cila tashmë do të jetë një fakt i kryer. Do t'i nënshtrohen interesit të përgjithshëm dhe do të pranojnë atë çka e ngatërrojnë : nënshtrimin ndaj Zotit me nënshtrimin ndaj qenieve të tjera njerëzore, dhe nuk do të ngatërrojnë më principet fetare me principet zakonore. Na mbetet shumë për të bërë, por nuk mungon vullneti. Mund të themi se kontributi i këtij libri është vetëm një përpjekje për një ndërgjegjësim të mëtejshëm, dhe për një "grimcë vetë vlerësimi" femëror. Ky mesazh i drejtohet fillimisht të gjitha femrave gjithashtu edhe muslimanëve. I përket intelektualëve, femrave apo meshkujve, të martuar ose jo, i kontribuon interpretimit të lidhjes sonë me çështjet e fesë. Të bashkohemi, femra edhe meshkuj, për të rishikuar historinë tonë të madhe, jetën tonë shpirtërore si dhe jetën e përditshme. Në mënyrë imperative rinovimi i Islamit kalon nëpërmjet pjesëmarrjes së femrës muslimane në projektet reformuese të Islamit dhe në rihapjen e debatit fetar nuk mund të bëhet pa to.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://Deshira-Juaj.WS
 
Aisha (r.a), shembull i femrës moderne
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Bisedë sipas Qejfit :: Rinia Shqipetare-
Kërce tek: