Mesa duket nuk jeni i regjistruar, kliko ne butonin Regjisrohu nqs dëshironi të bëheni pjesë e forumit tonë, per t'u regjistruar ju hargjoni maksimumi 1 min kohë. Me respekt Staffi.
Mesa duket nuk jeni i regjistruar, kliko ne butonin Regjisrohu nqs dëshironi të bëheni pjesë e forumit tonë, per t'u regjistruar ju hargjoni maksimumi 1 min kohë. Me respekt Staffi.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiChatBilardo

 

 Dërgo e-postë me Outlook Express

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Crespy
Moderator
Moderator
Crespy


Postimet : 162

Dërgo e-postë me Outlook Express Empty
MesazhTitulli: Dërgo e-postë me Outlook Express   Dërgo e-postë me Outlook Express Icon_minitimeSun Apr 12, 2009 12:05 am

Me një lidhje të internetit dhe me Microsoft Outlook Express, ti mund të shkëmbesh mesazhe me e-postë me këdo në internet. Eksperti për lidhjen e internetit të ndihmon për të parametrizuar opsionet e e-postës tënde.
Për të hapur Outlook Express
Kliko Nis, shënjo në Të gjitha programet dhe pastaj kliko Outlook Express.
Për të parametrizuar një llogari të e-postës

Para se të fillosh, të duhen informacionet vijuese nga furnizuesi i shërbimit të internetit (ISP): tipi i serverit të e-postës (POP3, IMAP ose HTTP), emri i llogarisë dhe fjalëkalimi, emri i serverit të e-postës mbërritëse dhe emri i serverit të e-postës dalëse.
Në Outlook Express në menynë Veglat, kliko Llogaritë.
Në kutinë e dialogut Llogaritë e internetit, kliko Shto.
Përzgjidh Posta për të hapur ekspertin për lidhjen në internet dhe pastaj ndiq instruksionet për të krijuar një lidhje me server të e-postës ose server të të rejave.
Çdo përdorues mund të krijojë llogari të shumta e-poste duke përsëritur procedurën e sipërme për çdo llogari.
Për të shtuar një llogari të re e-poste
Në Outlook Express nëmenynë Skedari, shënjo në Identitetet dhe pastaj kliko Shti identitet të ri.
Shtyp emrin e përdoruesit të ri.
Për të përfshirë një fjalëkalim për këtë identitet, përzgjidh opsionin Kërko fjalëkalim dhe pastaj fut një fjalëkalim.
Outlook Express-i pyet nëse dëshiron të lidhesh si përdorues i ri. Nëse zgjedh Po, nga ti do të kërkohen informacionet për lidhjen tënde të internetit. Nëse zgjedh Jo, përdoruesi aktual mbetet i lidhur.
Për të dërguar një mesazh e-poste
Në Outlook Express, në shiritin e veglave, kliko në butonin Krijo postë.
Në kutinë Tek ose Cc, shëno emrin e e-postës për secilin marrës duke ndarë emrat me presje ose pikëpresje( ; ).
Në kutinë Tema, shtyp një titull mesazhi.
Shtyp mesazhin tënd dhe pastaj kliko Dërgo në shiritin e veglave.
Për të lexuar mesazhet e tua

Mund t'i lexosh mesazhet në një dritare të veçuar ose në pjesën e mëparshme.
Kliko ikonën Kutia mbërritëse ose në shiritin Outlook, ose në listën e dosjeve.
Për të parë mesazhin në pjesën e mëparshme, kliko mesazhin në listën e mesazhit.
Për të parë mesazhin në një dritare të veçuar, kliko dy herë mesazhin.
Për të ruajtur mesazhin në sistemin e skedarëve të tu, kliko Ruaj si dhe pastaj përzgjidh një format (e-postë, tekst ose HTML) dhe një vendndodhje.
Për të hapur një bashkëngjitje e-poste
Hap (ose paraafisho) e-postën që përmban bashkëngjitjen që dëshiron ta hapësh.
Kliko dy herë ikonën për bashkëngjitje.
Për të ruajtur bashkëngjitjen në sistemin e skedarëve të tu, kliko Ruaj si dhe përzgjidh një vendndodhje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Dërgo e-postë me Outlook Express
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Paneli i Kontrollit :: Tutorials & Mësime-
Kërce tek: