Tipari i Llogarive të përdoruesit në Windows-in XP mund të ruajë parametrat dhe preferencat personale për përdoruesit e shumtë, shkëlqyeshëm nëse kompjuterin e përdorin e tërë familja. Kur të lidhesh, kompjuteri sillet sikur parametrat dhe preferencat e tua të ishin të vetmet që ai i përmban. Llogaritë e përdoruesit e bëjnë kompjuterin tënd më të sigurt dhe më argëtues për përdorim.
Me Llogaritë e përdoruesit, ti mund të kënaqesh me tiparet vijuese:
Kur je duke përdorur kompjuterin përshtat mënyrën se si duket çdo gjë në ekran, pa ndikuar se si ai duket te të tjerët
Mbroj parametrat e tu të rëndësishëm të kompjuterit
Përdor një fjalëkalim për t'i mbajtur privatë skedarët e tu
Lidhu më shpejt
Shiko listat e tua të Të parapëlqyerve të uebit dhe të sajteve të vizituara së fundi
Ndërro shpejt midis përdoruesve, pa pasur nevojë të mbyllësh programet e tua