Mesa duket nuk jeni i regjistruar, kliko ne butonin Regjisrohu nqs dëshironi të bëheni pjesë e forumit tonë, per t'u regjistruar ju hargjoni maksimumi 1 min kohë. Me respekt Staffi.
Mesa duket nuk jeni i regjistruar, kliko ne butonin Regjisrohu nqs dëshironi të bëheni pjesë e forumit tonë, per t'u regjistruar ju hargjoni maksimumi 1 min kohë. Me respekt Staffi.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiChatBilardo

 

 Parametrizo kompjuterin tënd për ndarje

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Crespy
Moderator
Moderator
Crespy


Postimet : 162

Parametrizo kompjuterin tënd për ndarje Empty
MesazhTitulli: Parametrizo kompjuterin tënd për ndarje   Parametrizo kompjuterin tënd për ndarje Icon_minitimeSun Apr 12, 2009 12:03 am

Llogaritë e përdoruesit ofrojnë parametra dhe preferenca të personalizuara për secilin që përdor kompjuterin. Ekzistojnë tri tipa llogarish të përdoruesit.
Llogaria e administratorit të kompjuterit

Në shumicën e rasteve, vetëm një përdorues i kompjuterit të ndarë e mban llogarinë e administratorit të kompjuterit. Po ashtu, personi që vepron si administrator zakonisht është personi i parë që parametrizon llogarinë e tij ose saj.
Administratori ka fuqi të pakufizuar për të modifikuar kompjuterin në çdo mënyrë dhe më e rëndësishmja, për të paraqitur dhe ndarë përmbajtjen e të gjitha llogarive të tjera. Një person me llogari të administratorit të kompjuterit midis tjerash mund të:
Krijojë dhe heqë llogaritë e përdoruesve të tjerë në kompjuter
Ndryshojë çdo emër të llogarisë, imazh, fjalëkalim dhe tip llogarie të përdoruesit
Instalojë dhe çinstalojë softuer dhe harduer
Ndryshojë të gjithë parametrat e tërë sistemit
Megjithatë, mbajtësi i një llogarie të administratorit të kompjuterit nuk mund të ndryshojë tipin e tij ose të saj të llogarisë në ndonjë tip tjetër, nëse nuk mbetet së paku një llogari e administratorit të kompjuterit. Ky tipar vërteton që dikush ka gjithmonë mundësi të operojë plotësisht kompjuterin.
Llogaria e kufizuar

Caktimi i llogarive të përdoruesit të kufizuar është një mënyrë efektive për të ndaluar përdoruesit e papërvojë ose të paautorizuar (si fëmijët në shtëpi) të ndryshojnë parametrat e kompjuterit ose të heqin skedarët e rëndësishëm. Mbajtësit e llogarive të kufizuara mund vetëm të:
Krijojnë, ndryshojnë dhe heqin fjalëkalimet e llogarive të tyre.
Ndryshojnë imazhet e llogarive të tyre.
Qasja e mysafirit

Tipari i qasjes së mysafirit të Windows-it XP lejon që dikush që nuk është përdorues i rregullt i kompjuterit të ndarë ta operojë atë si ai ose ajo të kishte llogari të kufizuar. Qasja e mysafirit nuk është e mbrojtur me fjalëkalim. Përdorimi i qasjes së mysafirit bën që vizitorët të lidhen shpejt për të kontrolluar e-postë, për të shfletuar internetin, për të shkruar dhe printuar dokumente dhe për të kryer veprime të ngjashme.
E rëndësishme Instruksionet vijuese për krijimin e llogarive të përdoruesit, për shtimin e imazheve dhe për afishimin e imazheve janë në dispozicion vetëm në Windows-in XP Profesional kur përdoruesi nuk është i lidhur si anëtar domeni.
Krijo llogaritë e përdoruesit

Për të parametrizuar një llogari përdoruesi
Kliko Nis dhe pastaj kliko Paneli i kontrollit.
Kliko Llogaritë e përdoruesit dhe pastaj kliko Krijo një llogari të re.
Nën Zgjidh një detyrë, kliko Krijo një llogari të re.
Në faqen Emri i llogarisë së re, shtyp një emër për llogarinë e re dhe pastaj kliko Tjetër.
Në faqen Zgjidh një tip llogarie, përzgjidh tipin e llogarisë që dëshiron dhe kliko në të, dhe pastaj kliko Krijo llogari.
Shto imazhin tënd

Për komunikim personal, Windows-i XP mund të afishojë një fotografi ose imazh tjetër afër emrave në ekranin e Mirëseardhjes. Derisa administratori i kompjuterit mund t'i caktojë imazhet për të gjithë përdoruesit, çdo mbajtës i llogarisë mund të zgjedhë imazhin e vet.
Për të ndryshuar imazhin e llogarisë tënde
Kliko Nis dhe pastaj Paneli i kontrollit.
Kliko Llogaritë e përdoruesit dhe pastaj kliko Ndrysho një llogari.
Në faqen Zgjidh një llogari për të ndryshuar, kliko llogarinë e përdoruesit tënd.
Në faqen Çfarë dëshiron të ndryshosh për llogarinë tënde, kliko Ndrysho imazhin tënd.
Në faqen Zgjidh një imazh të ri për llogarinë tënde, kliko një nga imazhet e afishuara ose kliko Shfleto më shumë imazhe.
Në dosjen Imazhet e mia ose në ndonjë dosje në listën Shiko, kliko imazhin që dëshiron të përdorësh për llogarinë tënde dhe pastaj kliko Hap.
Imazhi atëherë do të afishohet, përzgjidhet në faqen Zgjidh një imazh të ri për llogarinë tënde.
Kliko Ndrysho imazhin.
Ja se si të afishosh një imazh që ke gjetur në internet në ekranin e Mirëseardhjes.
Për të ruajtur dhe afishuar një imazh
Navigo në pikturën që dëshiron të ruash.
Kliko djathtas imazhin dhe kliko Ruaj imazhin si (kjo ruan imazhin në dosjen e Imazheve të mia).
Në kutinë Emri i skedarit, shtyp një emër për imazhin dhe pastaj kliko Ruaj.
Kliko Nis dhe pastaj Paneli i kontrollit.
Kliko Llogaritë e përdoruesit dhe pastaj kliko Ndrysho një llogari.
Në faqen Zgjidh një llogari për të ndryshuar, kliko llogarinë e përdoruesit tënd.
Në faqen Çfarë dëshiron të ndryshosh për llogarinë tënde, kliko Ndrysho imazhin tim.
Kliko Shfleto për më shumë imazhe për të naviguar në dosjen Imazhet e mia.
Përzgjidh imazhin që ruajte në hapin e tretë, mbi dhe kliko Hap.
Imazhi i ri atëherë është caktuar në llogarinë e përdoruesit tënd.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Parametrizo kompjuterin tënd për ndarje
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fut video në artikullin tënd! [WordPress]
» Beje Disable Restartimin e Kompjuterin ne ngjarje te demtimit te Sistemit/ BSOD
» Fik kompjuterin ne net-caffe ...!!
» Si te lidhim kompjuterin me internet me ane te telefonit te shtepis
» Pastroje RAM-in & beje kompjuterin te punoj ma shpejt

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Paneli i Kontrollit :: Tutorials & Mësime-
Kërce tek: