Mesa duket nuk jeni i regjistruar, kliko ne butonin Regjisrohu nqs dëshironi të bëheni pjesë e forumit tonë, per t'u regjistruar ju hargjoni maksimumi 1 min kohë. Me respekt Staffi.


ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimiChatBilardo

Share | 
 

 Mëso për printimin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Crespy
Moderator
Moderator


Postimet : 162

MesazhTitulli: Mëso për printimin   Sun Apr 12, 2009 12:02 am

Printimi në Windows fillon me lidhjen e kompjuterit tënd në printer, pastaj duke u bërë i sigurt që është instaluar softueri për printerin tënd. Sapo që kjo të kryhet, ti mund të printosh skedarë, të gjurmosh ecurinë e detyrave të printimit, madje t'i anulosh ose t'i rinisësh ato. Për të shtuar ose parametrizuar një printer, duhet të kesh privilegjet e administratorit.
Temat e mëposhtme sigurojnë ndihmën që ty të nevojitet për të lëvizur nëpër këtë proces themelor nga fillimi në fund.
Për t'u lidhur drejtpërdrejt në një printer
Lidh kabllon e printerit në portën e duhur në kompjuterin tënd, sipas instruksioneve të prodhuesit të printerit.
Ngul kabllon e energjisë së printerit në një prizë dhe ndiz printerin.
Nëse paraqitet eksperti për gjetjen e harduerit të ri, përzgjidh kutinë e zgjedhjes Instalo automatikisht softuerin (Rekomandohet), kliko Tjetër dhe pastaj ndiq instruksionet.
Nëse nuk shfaqet eksperti, kliko Nis, kliko Paneli i kontrollit, kliko Printerë dhe harduerë të tjerë dhe pastaj kliko Printerë dhe fakse.
Nën Detyrat e printerit, kliko Shto printer për të hapur ekspertin për shtimin e printerit dhe pastaj kliko Tjetër.
Kliko Printeri lokal i bashkëngjitur në këtë kompjuter, pastro kutinë e zgjedhjes Zbulo dhe instalo automatikisht printerin tim Plug and Play dhe pastaj kliko Tjetër.
Në listën Përdor portën vijuese, kliko LPT1: (Porta e printerit të rekomanduar) dhe pastaj kliko Tjetër.
Ndiq drejtimet që shfaqen.
Kur të përfundosh, printeri shfaqet në Printerë dhe fakse. Nëse dëshiron të printosh një faqe test, së pari sigurohu që printeri yt të jetë ndezur dhe të jetë gati për printim.
Për të printuar një dokument
Hap dokumentin që dëshiron të printosh.
Në menynë Skedari të programit që po e përdor, kliko Printo.
Derisa të printohet një dokument, një ikonë printeri shfaqet në zonën e lajmërimit. Nëse kjo ikonë zhduket, dokumenti yt ka përfunduar printimin.
Radha e printimit

Windows-i siguron një radhë të printimit, e cila afishon gjendjen e dokumenteve që ke dërguar në printer.
Për të hapur radhën e printimit
<LI class=todo>Kliko Nis, kliko Paneli i kontrollit dhe pastaj kliko Printerë dhe harduerë të tjerë.
Kliko Printerë dhe fakse dhe pastaj kliko Shiko se çfarë po printohet nën Detyrat e printerit në anën e majtë të dritares.
Nëse dërgon skedarin e gabuar në printer ose nëse printimi zgjatë shumë, ti mund të anulosh detyrën e printimit dhe mund ta largosh atë nga printeri. Në radhën e printimit, kliko me të djathtin dokumentin që dëshiron ta ndalosh nga printimi dhe pastaj kliko Anulo.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Mëso për printimin
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Paneli i Kontrollit :: Tutorials & Mësime-
Kërce tek: