Mesa duket nuk jeni i regjistruar, kliko ne butonin Regjisrohu nqs dëshironi të bëheni pjesë e forumit tonë, per t'u regjistruar ju hargjoni maksimumi 1 min kohë. Me respekt Staffi.
Mesa duket nuk jeni i regjistruar, kliko ne butonin Regjisrohu nqs dëshironi të bëheni pjesë e forumit tonë, per t'u regjistruar ju hargjoni maksimumi 1 min kohë. Me respekt Staffi.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiChatBilardo

 

 Dëmet e zbulesës dhe lakuriqsisë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
pRiaam
Administrator
Administrator
pRiaam


Postimet : 872
Vendodhja : n'Kamenic'ë
Puna / Hobi : HackinG & Designer

Dëmet e zbulesës dhe lakuriqsisë Empty
MesazhTitulli: Dëmet e zbulesës dhe lakuriqsisë   Dëmet e zbulesës dhe lakuriqsisë Icon_minitimeSun Mar 29, 2009 12:43 am

Dëmet e zbulesës dhe lakuriqsisë



Zbulesa është shkak për shkatërrimin e femrës muslimane, jo vetëm kaq, por ajo është shkak i shkatërrimit të rinisë në përgjithësi.
Zbulesa ëshë thirrja në të cilën thërret shejtani
Ka thënë All-llahu [subhanehu ve teala] në Kur'an: “O bijtë e Ademit, të mos ju mashtrojë kurrsesi shejtani sikurse i nxori prindërit tuaj nga Xhenneti, zhveshi prej tyre petkun e tyre që t’ju dalë në shesh lakuriqësia e tyre.

Vërtet ai dhe shoqëria e tij ju sheh, ndërsa ju nuk i shihni. Ne i kemi bërë shejtanët miq të atyre që nuk besojnë” [El-Araf, 26]
Shejtani ishte i pari, i cili thirri në zhveshje dhe misioni i tij është që t’i dërgojë njerëzit në shkatërrim duke i thirrur në zhveshje dhe duke i'a larguar petkun mbulues, me çrast do të përhapet amoraliteti, sëmundjet dhe do të humbë turpi.

Zbulesa është një vrimë e madhe në muret e adhurimit
Me të vërtetë femra pa mbulesë është mëkatare tek All-llahu i Madhëruar, sepse i ka ardhur urdhëri për t’u mbuluar, ndërsa ajo e ka refuzuar kërkesën e Krijuesit të saj dhe ka ndjekur epshin e vet dhe ka marrë të adhuruar tjetër përveç All-llahut.
Thotë All-llahu [subhanehu ve teala] “A e ke parë ti (Muhammed) atë që duke e ditur dëshirën e vet e respekton si zot të vetin...” [El-Xhathijeh, 23]

Zbulesa të ndalon nga hyrja në Xhennet
Ka thënë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] : "Tërë ummeti (pasuesit) im do të hyjë në Xhennet përveç atij që kundërshton. Të pranishmit thanë: O i dërguari i All-llahut, kush janë ata që kundërshtojnë? Ka thënë: Kush më ndjek mua do të hyjë në Xhennet, ndërsa kush nuk më ndjek mua ai ka kundershtuar (për të hyrë në Xhennet)”.

Zbulesa është traditë e injorancës së hershme
Ka thënë All-llahu i Madhëruar: “Dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj si shfaqej në injorancën e hershme, faleni namazin, jepeni zekatin dhe respektojeni All-llahun dhe të dërguarin e Tij...“ [El-Ahzab, 33]
Nuk është zhveshje vetëm dalja e femrës me tesha të tejdukshme apo e pambuluar, por gjithashtu dalja e gruas nga shtëpia e saj pa nevojë dhe pa shoqërimin e ndonjë të afërmi, duke e lënë të përzihet me burra nëpër pazare dhe vende tjera publike është një nga gjërat që e ka ndaluar rregullorja Islame. Dhe e tërë kjo është për ta ruajtur familjen dhe për të formuar një shoqëri më të shëndoshë.

Zbulesa është shenjë e prishjes së natyrshmërisë
Natyrshmëria e njeriut gjithmonë anon kah veshja dhe kah mbulimi. Kurse zhveshja është nga natyrshmëria e kafshëve dhe nuk anon kah ajo asnjëherë natyrshmëria e shëndoshë njerzore. Kështuqë sa më shumë që të shtohet besimi në zemrën e një muslimaneje aq më shumë shtohet nevoja që ajo ta mbuloj trupin e saj, sepse zemra e saj është lidhur me All-llahun e Madhëruar, i cili e ka obliguar që të mbulohet.

Zbulesa të shpije deri tek largimi nga mëshira e All-llahut
Ka thënë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] : "Në fund të Umetit tim do të ketë njerëz që hipin mbi disa lloje samarësh që ngjajnë si shtëpi, zbresin prej tyre tek dyert e xhamive. Gratë e tyre janë të veshura, por të zhveshura, kokat e tyre janë si gungat e deveve të dobëta. Mallkojini ato, sepse ato janë të mallkuara. Nëse do të ketë pas jush ndonjë popull, do t'u shërbejnë gratë tuaja grave të tyre, siç po ju shërbejnë juve gratë e popujve para jush." [transmeton Ahmedi me zinxhirë të mirë]

Zbulesa krahasohet me gjynahet më të mëdha
Një ditë te Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] shkoi Umejmeh bint Rukejka për t’iu besatuar për Islam. Pejgamberim [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i tha: “Ma jep besën se nuk do të bësh shirk, nuk do të vjedhësh, nuk do të bësh zina, nuk do ta vrasësh fëmijën tënd, nuk do të trillosh ndonjë akuzë, nuk do të vajtosh dhe se nuk do të dalësh e zbuluar, ashtu si dilje në xhahilijet (në injorancën e hershme).” [transmeton Ahmedi me zinxhirë të mirë] Pra, Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] krahësoi të zbuluarit me mëkatet më të mëdha.

Zbulesa e shpie femrën deri në zjarr
Thotë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Dy grupe nga banorët e Xhehennemit ende si kam parë dhe ndër ta përmendi: Gra të veshura por të zhveshura, kokat e tyre i kanë sikur gunga në shpinën e deves. Ato nuk do të hyjnë në Xhennet e as që do t'ia ndijnë erën e tij (e era e tij ndihet shum largë)." [transmeton Muslimi]

Zbulesa dhe pasojat e rënda të saj
Do të mundohemi t’i cekim disa nga pasojat e shumta të zhveshjes, e ndër ta:
* Përhapja e amoralitetit dhe prishja e shoqërisë.
* Shkatërrimi i gjinis mashkullore dhe asaj femërore dhe humbja e nderit dhe turpit
* Bërja e gruas plaçkë të lirë dhe të pavlerë
* Shkatërimi i ekonomisë Islamike
* Çrregullimet familjare dhe humbja e besimit ndërmjet antarëve të familjes
* Shpërndarja e sëmundjeve dhe epidemive të ndryshme shkas i të cilës janë amoraliteti
* Mosrrespektimi i prindërve
* Zbritja e dënimeve nga ana e All-llahut [subhanehu ve teala]
* Dënimi në Ahiret

Zbulesa është nga shenjat hipokrizisë
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Gratë më të mira janë të dashurat, ato që lindin dhe ato që përkrahin burrin, kuptohet, nëse i frikohen Zotit. Kurse gratë më të këqija janë ato të zhveshurat, ato janë hipokrite. Ato nuk do të hynjë në Xhennet, perveç një numër i vogël.” [transmeton Bejhakiu ndërsa shejh Albani e ka bërë të vërtetë)

Zbulesa është nga punët e çifutëve
Shtëpitë e modës jehude janë ato të cilat e përhapin zhveshjen në shoqëritë muslimane dhe atë në një mënyrë moderne e quajtur "Moda". Por, për fat të keq shumica e muslimaneve sot po i përgjigjen thirrjes së jehudëve ndërsa nuk po i përgjigjen thirrjes së Zotit të tyre, i cili i krijoi. E lus Zotin që motrat tona të zgjohen dhe t’i përgjigjen thirjes së Krijuesit të tyre. AMIN

Zbulesa është thirje për përhapjen e Amoralitetit
Femra kur del nga shtëpia e saj e zbukuron shejtani dhe kur e sheh ndonjë i ri musliman bëhet sprovë ndaj tij. Por, ndodh që edhe fare ta largojë nga feja e tij. Për këtë thotë All-llahu i Madhëruar: “Ata, të cilët dëshirojnë që te besimtarët të përhapet imoraliteti, ata i pret dënimi i dhembëshëm në këtë dhe në botën tjetër. All-llahu di (të fshehtat) e ju nuk i dini” [En-Nur, 19]
E sa e sa raste kemi dëgjuar që janë bërë harame të ndryshëme, jo vetëm kaq po sa e sa raste amoraliteti kanë ndodhur shkak i së cilës ka qenë zbulesa e femrës muslimane.
O Zot udhëzoi motrat tona muslimane dhe mos i lërë në humnerë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://Deshira-Juaj.WS
 
Dëmet e zbulesës dhe lakuriqsisë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Bisedë sipas Qejfit :: Rinia Shqipetare-
Kërce tek: