Mesa duket nuk jeni i regjistruar, kliko ne butonin Regjisrohu nqs dëshironi të bëheni pjesë e forumit tonë, per t'u regjistruar ju hargjoni maksimumi 1 min kohë. Me respekt Staffi.
Mesa duket nuk jeni i regjistruar, kliko ne butonin Regjisrohu nqs dëshironi të bëheni pjesë e forumit tonë, per t'u regjistruar ju hargjoni maksimumi 1 min kohë. Me respekt Staffi.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiChatBilardo

 

 Qendra e sigurisë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Crespy
Moderator
Moderator
Crespy


Postimet : 162

Qendra e sigurisë Empty
MesazhTitulli: Qendra e sigurisë   Qendra e sigurisë Icon_minitimeSat Apr 11, 2009 11:43 pm

Qendra e sigurisë verifikon kompjuterin tënd për tri vetitë themelore të sigurisë:
Muri mbrojtës: Muri mbrojtës i Windows-it është një barrierë që kontrollon informatën (shpesh të quajtur trafik) që vjen nga interneti ose nga rrjeti dhe pastaj ose e kthen atë ose e lejon të kalojë përmes kompjuterit tënd, varësisht nga parametrat e murit mbrojtës. Muri mbrojtës ndihmon mbrojtën e kompjuterit tënd duke i parandaluar përdoruesit e paautorizuar që të qasen në të.
Softueri për mbrojtën nga virusi: Programe Antivirus që skanojnë e-postën dhe skedarët tjerë në kompjuterin tënd për viruse, krimba dhe kuajt e Trojës. Nëse një virus, krimb ose kalë i Trojës është gjetur, programi antivirus ose do ta hedh në karantinë ose do ta heq atë tërësisht para se ta dëmtojë kompjuterin ose skedarët.
Përditësimet automatike: Windows-i kontrollon për siguri dhe përditësime tjera kritike që mbrojnë kompjuterin tënd nga viruset e ri dhe kërcënimet tjera për siguri që mund të përhapen përmes internetit. Përditësimet tjera përmbajnë përmirësime, si përditësime dhe vegla që e ndihmojnë kompjuterin tënd të ekzekutohet shumë më qetë.
Windows-i mund të zbulon nëse kompjuteri yt ka dobi nga siguria e përmirësuar në njërën nga këto tri. Nëse kështu, Windows-i do të paralajmëron duke të derguar një sinjal.


Kuptimi i alarmeve të sigurisë

Sinjalet janë afishuar në zonën paralajmëruese, e cila është në të djathtë të shiritit të detyrave, afër orës. Nëse Windows-i zbulon që kompjuteri yt ka nevojë për siguri përmirësuese në njërën nga tri zonat e sigurisë (muri mbrojtës, mbrojta nga virusi ose Përditësimet automatike), do të shohësh një sinjal paralajmërues çdo kohë që lidhesh derisa të riparohet problemi.
Kuptimi i alarmeve të sigurisë

Muri mbrojtës është një barrierë që kontrollon informatën (shpesh të quajtur trafik) që vjen nga interneti ose nga rrjeti dhe pastaj ose e kthen atë ose e lejon të kalojë përmes kompjuterit tënd, varësisht nga parametrat e murit mbrojtës.
Muri mbrojtës ndihmon mbrojtën e kompjuterit tënd duke i parandaluar përdoruesit e paautorizuar që të qasen në të nga rrjeti ose interneti. Muri mbrojtës është ndërtuar brenda Windows-it XP dhe është i aktivizuar automatikisht, duke ndihmuar mbrojtën e kompjuterit tënd nga viruset dhe kërcënimet e tjera për sigurinë e tij.
Kuptimi i mbrojtjes me antivirus

Veçanërisht rekomandohet që për ta mbrojtur kompjuterin tënd nga viruset të instalosh dhe përdorësh një program antivirus. Interneti është përplot me vende të argëtimit dhe sasi të pafundme të informatës, por gjithashtu me ca rreziqe. Kompjuteri yt mund të dëmtohet nga virusi kompjuterik i dërguar përmes e-postës ose nga një program i shkarkuar nga uebi. Nëse nuk përdor softuer antivirus, ti vazhdon rrezikun e bartjes së virusit edhe në kompjuter të tjerë.
Programet antivirus skanon e-postën dhe skedarët tjerë në kompjuterin tënd për viruse, krimba dhe kuajt e Trojës. Nëse një virus, krimb ose kalë i Trojës është gjetur, programi antivirus ose do ta hedh në karantinë ose do ta heq atë tërësisht para se ta dëmtojë kompjuterin ose skedarët.
Shumë programe antivirus kanë mundësinë e përditësimit automatik. Kur softueri antivirus është përditësuar, viruse të reja janë shtuar në listën për kontrollimin e viruseve, duke mbrojtur kompjuterin tënd nga sulmet e reja. Nëse përditësimet e antivirusit nuk janë automatike, të rekomandojmë që të kontrollosh për përditësime të shpeshta sepse viruse të reja identifikohen për çdo ditë. Nëse programi antivirus që je duke e përdorur kërkon abonim të rekomandojmë që të abonimin ta mbash aktual për të marrë përditësime të rregullta. Nëse lista jote e viruseve është vjetruar, kompjuteri yt i nënshtrohet kërcënimeve të reja.
Nëse je i pasigurt, nëse ke ose nuk ke softuer antivirus në kompjuterin tënd, mund ta zbulosh duke ndërmarrë hapat vijues. Shumë prodhues të mëdhenj të kompjuterëve përfshinë së paku një version provues të softuerit antivirus. Sidoqoftë, prania e një softueri antivirus në kompjuterin tënd nuk garanton se ai është duke u ekzekutuar ose përditësuar rregullisht.
Për të përcaktuar nëse kompjuteri yt ka mbrojtje me antivirus
Kliko Nis dhe pastaj shënjo në Të gjitha programet.
Në listën e programeve, shiko për fjalën "antivirus."
Nëse nuk gjen ndonjë program me fjalën “antivirus” në emërtim, duhesh ta blesh dhe instalosh një program të tashëm antivirus për të ndihmuar mbrojtën e kompjuterit tënd. Për listën e programeve të popullarizuara antivirus, shiko Microsoft Antivirus Partners.
Kuptimi i përditësimeve automatike

Viruset e ri dhe kërcënimet për siguri në vazhdimësi zhvillohen nga sulmuesit, kështu që ndihma për mbrojtën e kompjuterit tënd është një proces që vazhdon. Nëse i aktivizon përditësimet automatike, Windows-i automatikisht do të kontrollojë për përditësimet e rëndësishme për kompjuterin tënd. Këto përditësime mund të përfshinë përditësime kritike, përditësime të sigurisë dhe pakot e shërbimit. Windows-i të paralajmëron për (ose instalon automatikisht) përditësime të rëndësishme, të bazuar në parametrat e përditësimit automatik.
Gjithashtu është ide e mirë për ta vizituar rregullisht sajtin e uebit të Windows Update për të marrë përditësime opsionale, si rekomandimet për përditësimet e harduerit dhe softuerit, për të ndihmuar përmirësimin e cilësisë së funksionimit të kompjuterit.
Përditësimet automatike mund të jenë të planifikuara dhe të shpërndara në kompjuterin tënd në mënyra të ndryshme:
Automatik (rekomandohet)
Shkarko përditësimet për mua, por më lejo të zgjedh kur ti instalojë ato
Më lajmëro, por mos shkarko ose instalo automatikisht përditësimet
Fik Përditësimet automatike
Për sigurinë e përmirësuar, ti duhet t’i parametrizosh përditësimet automatike kështu që ato shkarkojnë dhe instalojnë automatikisht përditësimet kritike në atë moment që ato lirohen.
Për të planifikuar përditësimet automatike
Kliko Nis, kliko Paneli i kontrollit, kliko Cilësia e funksionimit dhe mirëmbajtja dhe pastaj kliko Sistemi.
Kliko Automatik (rekomandohet).
Nën Shkarko automatikisht përditësimet e rekomanduara për kompjuterin tim dhe instalo ato , vendos kohën dhe ditën kur dëshiron që Windows-i t’i instalojë përditësimet dhe pastaj kliko Apliko.
Përditësimet e planifikuara janë instaluar në kohën e planifikuar. Disa përditësime kërkojnë të rinisësh kompjuterin para se ato të kenë efekt. Bëhu i sigurt se e ke ruajtur punën tënde para se ta rinisësh kompjuterin tënd, posaçërisht para kohës së instalimit të planifikuar.
Viruset e ri dhe kërcënimet për siguri në vazhdimësi zhvillohen nga sulmuesit, kështu që ndihma për mbrojtën e kompjuterit tënd është një proces që vazhdon. Nëse i aktivizon përditësimet automatike, Windows-i automatikisht do të kontrollojë për përditësimet e rëndësishme për kompjuterin tënd. Këto përditësime mund të përfshinë përditësime kritike, përditësime të sigurisë dhe pakot e shërbimit. Windows-i të paralajmëron për (ose instalon automatikisht) përditësime të rëndësishme, të bazuar në parametrat e përditësimit automatik.
Për të ndryshuar si janë shkarkuar dhe instaluar përditësimet
Kliko Nis, kliko Paneli i kontrollit, kliko Cilësia e funksionimit dhe mirëmbajtja dhe pastaj kliko Sistemi.
Përzgjidh një parametër dhe kliko Apliko.
Për të kontrolluar për përditësime të reja për kompjuterin tënd
Shko në sajtin e uebit të përditësimit të Windows-it.
Kliko Instalim i shpejtë.
Për të çinstaluar një përditësim
Kliko Nis, kliko Paneli i kontrollit, kliko Shto ose largo programe dhe pastaj kliko Ndrysho ose largo programe.
Në krye djathtas, përzgjidh kutinë e zgjedhjes Shfaq përditësimet. Të gjitha përditësimet e instaluara duken në krye të listës së programit.
Kliko përditësimin që dëshiron të çinstalosh dhe pastaj kliko Largo
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Qendra e sigurisë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Paneli i Kontrollit :: Tutorials & Mësime-
Kërce tek: