Mesa duket nuk jeni i regjistruar, kliko ne butonin Regjisrohu nqs dëshironi të bëheni pjesë e forumit tonë, per t'u regjistruar ju hargjoni maksimumi 1 min kohë. Me respekt Staffi.
Mesa duket nuk jeni i regjistruar, kliko ne butonin Regjisrohu nqs dëshironi të bëheni pjesë e forumit tonë, per t'u regjistruar ju hargjoni maksimumi 1 min kohë. Me respekt Staffi.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiChatBilardo

 

 Veglat e Windows-it XP

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Crespy
Moderator
Moderator
Crespy


Postimet : 162

Veglat e Windows-it XP Empty
MesazhTitulli: Veglat e Windows-it XP   Veglat e Windows-it XP Icon_minitimeSat Apr 11, 2009 11:43 pm

Windows-i XP siguron vegla dhe burime për të të ndihmuar të menaxhosh dhe mbështetësh sistemin operativ të Windows-it.
Qendra e sigurisë
Restaurimi i sistemit
Pastrimi i diskut
Defragmentuesi i diskut
Qendra e sigurisë

Qendra e sigurisë kontrollon kompjuterin tënd për tri elemente themelore të sigurisë: Murin mbrojtës të Windows-it, softuerin për mbrojtjen nga virusi dhe përditësimet automatike. Kjo qendër e sigurisë vepron si kufi mbrojtës ndërmjet kompjuterit tënd dhe internetit.
Restaurimi i sistemit

Restaurimi i sistemit është përbërës i Windows-it XP, të cilin mund ta përdorësh për të restauruar kompjuterin tënd në një gjendje të mëparshme nëse ndodh ndonjë problem. Të gjithë skedarët e të dhënave personale (si dokumentet e Microsoft Word-it, historia shfletuese ose e-posta) janë ruajtur. Restaurimi i sistemit monitoron ndryshimet në sistem dhe në disa skedarë të programit dhe krijon automatikisht pika restaurimi. Këto pika restaurimi të lejojnë të rikthesh sistemin në një kohë të mëparshme. Ato janë krijuar çdo ditë dhe gjatë ngjarjeve të sistemit (si instalimi i programit ose drejtuesit). Ti po ashtu mund të krijosh dhe emërtosh pikat e restaurimit në çdo kohë.
Restaurimi i sistemit kryen detyrat vijuese:
Restauron kompjuterin tënd në një gjendje të mëparshme
Restaurimi i sistemit gjurmon automatikisht ndryshimet në kompjuterin tënd në çdo kohë dhe në intervale specifike, duke krijuar pika restaurimi para se të ndodhin ndryshimet. Pikat e restaurimit janë gjendjet e ruajtura të kompjuterit tënd.
Restauron kompjuterin tënd pa humbur skedarët e tu personal
Restaurimi i sistemit nuk shkakton që ti të humbësh skedarët e tu personal ose fjalëkalimin. Restaurimi i sistemit mbron skedarët e tu personal duke mos ruajtur asnjë skedar në dosjen Dokumentet e mia ose asnjë skedar që përdor prapashtesat e emrave të skedarëve të të dhënave të zakonshme, si .doc ose .xls. Nëse një program është instaluar pasi që është krijuar pika e restaurimit, të cilën po e përdor, programi mund të mos jetë instaluar dhe ti duhet të riinstalosh programin e shoqëruar.
Vendos datat e lidhura me pikat e restaurimit
Kur të ekzekutosh Restaurimin e sistemit, një kalendar do të afishohet për të të ndihmuar të gjesh datat e lidhura me pikat e restaurimit.
Siguron që të gjitha restaurimet janë të kthyeshme
Ti mund të zhbësh restaurimin ose të përzgjedhësh një pikë tjetër restaurimi nëse nuk je i kënaqur me gjendjen e kompjuterit tënd. Të gjitha restaurimet e suksesshme janë të kthyeshme.
Për të hapur Restaurimi i sistemit
Kliko Nis, shënjo në Të gjitha programet, shënjo në Pajisjet ndihmëse, shënjo në Veglat e sistemit dhe pastaj kliko Restaurimi i sistemit.
Pastrimi i diskut

Pastrimi i diskut ndihmon lirimin e hapësirës në njësinë tënde të diskut. Gjatë ekzekutimit të sistemit operativ aq kompleks sa Windows-i, ti mund të mos e dish gjithmonë rëndësinë e secilit skedar në kompjuterin tënd. Nganjëherë Windows-i përdor skedarë për qëllime specifike dhe pastaj i mban ata në një dosje të dizajnuar për skedarët e përkohshëm. Në mënyrë alternative, ti mund të kesh instaluar që më parë përbërësit e Windows-it, të cilët nuk po i përdor më. Për një varg arsyesh, duke përfshirë harxhimin e hapësirës në njësinë tënde të diskut, ti mund të dëshirosh të reduktosh numrin e skedarëve në diskun tënd ose të krijosh më shumë hapësirë disku, nëse kjo mund të bëhet pa dëmtuar ndonjë nga programet e tua.
Për të hapur Pastrimi i diskut
Kliko Nis, shënjo në Të gjitha programet, shënjo në Pajisjet ndihmëse, shënjo në Veglat e sistemit dhe pastaj kliko Pastrimi i diskut.
Defragmentuesi i sistemit

Defragmentuesi i diskut fuqizon skedarët dhe dosjet e fragmentuara në diskun e ngurtë të kompjuterit tënd, kështu që çdo artikull zë një hapësirë të vetme, të puthitur. Kur të përditësohen skedarët, kompjuteri përpiqet të ruajë këto përditësime në hapësirën më të madhe të vazhdueshme në diskun e ngurtë, e cila shpesh është në një sektor tjetër nga pjesët e tjera të skedarit. Kur të fragmentohen skedarët, kompjuteri duhet të kërkojë diskun e ngurtë sa herë që skedari hapet për të gjetur të gjitha pjesët e skedarit, të cilat vonojnë përgjigjen. Kur të ekzekutosh veglën e defragmentuesit të diskut, sistemi yt mund të ketë qasje në skedarët dhe dosjet e tua dhe i ruan të rejat në mënyrë më efektive. Defragmentuesi i diskut fuqizon po ashtu edhe hapësirën e lirë të diskut të ngurtë, duke e bërë atë më pak të mundshme për fragmentimin e skedarëve të rinj.
Për të hapur Defragmentuesi i diskut
Kliko Nis, shënjo në Të gjitha programet, shënjo në Pajisjet ndihmëse, shënjo në Veglat e sistemit dhe pastaj kliko Defragmentuesi i diskut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Veglat e Windows-it XP
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Paneli i Kontrollit :: Tutorials & Mësime-
Kërce tek: