Mesa duket nuk jeni i regjistruar, kliko ne butonin Regjisrohu nqs dëshironi të bëheni pjesë e forumit tonë, per t'u regjistruar ju hargjoni maksimumi 1 min kohë. Me respekt Staffi.
Mesa duket nuk jeni i regjistruar, kliko ne butonin Regjisrohu nqs dëshironi të bëheni pjesë e forumit tonë, per t'u regjistruar ju hargjoni maksimumi 1 min kohë. Me respekt Staffi.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiChatBilardo

 

 Djaloshi i zgjuar

Shko poshtë 
AutoriMesazh
pRiaam
Administrator
Administrator
pRiaam


Postimet : 872
Vendodhja : n'Kamenic'ë
Puna / Hobi : HackinG & Designer

Djaloshi i zgjuar Empty
MesazhTitulli: Djaloshi i zgjuar   Djaloshi i zgjuar Icon_minitimeSun Mar 29, 2009 12:41 am

Djaloshi i zgjuar

Shumë kohë më parë, gjatë periudhës së Tabiinëve, Bagdadi ishte qendra e kalifatit Islam, duke qenë se ai ishte vendi ku ndodhej jo vetëm kalifi por dhe qendra e dijes myslimane.

Një ditë, sunduesi i Romës i asaj kohe dërgoi një emisar të tijin në Bagdad për ti sfiduar myslimanët. Kur emisari arriti në qyte ai informoj kalifin për këto tre pyetje me të cilat sfidonte çdo mysliman që ti përgjigjej.

Kalifi i mblodhi të gjithë dijetarët e qytetit në vendin ku do të fliste emisari Romak dhe e vendosi atë në një platformë të lartë. Pasi hipi në platformë dhe pasi mori frymë thellë ai tha, “unë kam ardhur tek ju me tre pyetje. Nëse juve do tu përgjigjeni atyre atëherë unë do t\'ju lë juve një pasuri të madhe që ua ka sjellë sunduesi i Romës. Për sa u përket pyetjeve ato janë. Çfarë ka qenë përpara Allahut? Nga është i drejtuar Allahu? Si dhe çfarë është duke kryer tani Allahu? "

Pasi mbaroi të folurin e tij emisari Romak nuk ndeju asnjë njeri të pipëtinte. Ata që ishin përreth tij po heshtnin, a mund ndokush të mendonte këto pyetje për Zotin? Në mes të turmës dallohej një burrë me djalin e tij, i cili i kërkoi të atit të vet ti merrte leje kalifit për t\'iu përgjigjur emisarit duke i thënë “O babai im i dashur, unë do ti përgjigjem dhe do ta bëj atë të heshtë!”. Dhe kështu djaloshi e mori lejen nga kalifi dhe i doli përpara emisarit.

Emisari e pa djaloshin e ri dhe buzëqeshi duke i adresuar dhe një herë pyetjen e parë, "Çfarë ishte përpara Allahut?"

Djali iu përgjigj, "A dini të numëroni?"

"Po," iu përgjigj emisari.

"Atëherë numëro mbrapsht duke nisur nga dhjeta!" Kështu që emisari filloi të numërojë, "dhjetë, nëntë, tetë,... " derisa arriti tek “një” dhe mbeti aty.

"Pa më thuaj çfarë vjen pas njëshit?"Pyeti djali.

"S\'ka asgjë përpara njëshit- s\'ka asgjë!" foli i menduar emisari.

"Epo mirë pra, duke qenë se para njëshit aritmetikor nuk ka asgjë atëherë si mund të ketë diçka përpara “Njëshit” të Vetëm, Absolut, Të Vetmit, Ai që është i Parë dhe i Palindur dhe që nuk ka Lindur?"

Burri stepi për një moment nga kjo përgjigje dhe pasi mori veten filloj ta pyes për pyetjen e dytë, "Atëherë më thuaj se nga cila anë është drejtuar Allahu?"

"A mund të më thuash se nëse sjell një qiri tani në mes të ditës, dhe të më thuash se nga është e drejtuar drita e tij." Ia ktheu djaloshi

"Por zjarri i tij është thjesht një flakë dhe ajo shpërndahet gjithandej, në Veri, Jug, Lindje, Perëndim. Ajo s\'ka asnjë drejtim të vetëm," iu përgjigj emisari mendueshëm.

Atëherë djalit i shndritën sytë, "Atëherë nëse drita që ne shikojmë është e përhapur në të katërt drejtimet sikurse ti po më thua, atëherë si ka mundësi që Nuru Semavati vel Ard: Allah – Drita e Qiejve dhe e Tokës të mos ndriçojë në çdo drejtim!? A nuk është Ai Dritë mbi Dritën, a nuk i takon Atij çdo drejtim në çdo kohë."

Emisari mbeti me gojë hapur, ai nuk e priste këtë përgjigje nga djaloshi. Por gjithsesi ai e mblodhi veten dhe vendosi ti bëj atij pyetjen e fundit me shpresën që ta hedhë poshtë atë. Po përpara se të fliste ai, djali i tha,

"Prit! Ju jeni ai i cili po pyesni ndërsa unë jam ai që po përgjigjem pyetjeve tuaja. A nuk është më e drejtë sikur juve të vini këtu ku jam unë dhe unë të vijë aty ku jeni juve, në mënyrë që t\'iu përgjigjem pyetjeve të mbetura dhe ti dëgjoj më mirë ato."

Emisarit iu duk e palogjikshme kjo kërkesë dhe e pranoi, kështu që ai zbriti poshtë dhe e la djaloshin të hipë sipër. Atëherë ai morri frymë thellë dhe e pyeti djaloshin, "Më thuaj, çfarë është duke kryer Allahu në këto momente?"

Djaloshi qeshi dhe iu përgjigj, "Në këtë moment, kur Allahu pa mbi një platformë një mashtrues e shpifës për Islamin, Ai e uli atë nga platforma dhe ngriti në të një person që beson në njësinë e Tij. Duke e ngritur atë Ai vendosi drejtësinë. Sepse çdo ditë Ai vepron kështu (Sure 55 er-Rahman, Ajeti 29)."

Emisari nuk i mbeti gjë tjetër veçse të largohej kokulur nga Bagdadi. Ndërkohë që ky djalë i zgjuar u rrit dhe u bë një prej dijetarëve më të mëdhenj të Islamit. Allahu e begatoi atë duke i dhënë dituri dhe besim. Emri i tij është Ebu Hanife (Allahu e mëshiroftë) dhe njihet sot si Imam A’dham, imami i madh dhe si një dijetar i Islamit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://Deshira-Juaj.WS
 
Djaloshi i zgjuar
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Bisedë sipas Qejfit :: Rinia Shqipetare-
Kërce tek: