Mesa duket nuk jeni i regjistruar, kliko ne butonin Regjisrohu nqs dëshironi të bëheni pjesë e forumit tonë, per t'u regjistruar ju hargjoni maksimumi 1 min kohë. Me respekt Staffi.


ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimiChatBilardo

Share | 
 

 Si te lidhesh nje domen me Blogger?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
HAJDUK-MAN
Antarë 10 %
Antarë 10 %


Postimet : 166

MesazhTitulli: Si te lidhesh nje domen me Blogger?   Sat Apr 04, 2009 7:53 am

Nese ke krijuar nje faqe personale duke perdorur sherbimin e Blogger.com atehere blogu do te kete adrese me nje format te tille: bloguim.blogspot.co m

Te kesh nje faqe te tille nuk eshte aq keq, por nese kerkon me shume, pra nese kerkon qe faqja jote te duket profesionale ne cdo drejtim, madje dhe ne pasjen e nje domeni te vertete, te nivelit te pare, te tipit .com .net .org .al etj etj, atehere kjo gje mund te behet shume lehte.

Ne kete menyre mund te kesh nje faqe qe ka te gjitha lehtesite dhe rehatet qe ofron Blogger, njekohesisht dhe nje domen te vertete, gje qe Blogger vete nuk e ka, por qe ama e mundeson.

Me poshte do mundohem te shkruaj nje guide te shkurter ne menyre qe ta shpjegoj sa me qarte se si mund te behet kjo gje. Guida eshte e shkurter sepse dhe vete procedura eshte e shkurter.

Presupozohet se tashme e ke hapur nje Blog te Blogger dhe ke filluar te shkruash, ke vene nje pamje te lezetshme dhe ke bere shume rregullime te tjera (pervec hapjes se nje blogu te Blogger, asnje nga te tjerat te lartpermendura nuk jane te domosdoshme per t'u bere)

1. Rruga me e lehte per te blere domenin dhe per ta pasur ate te lidhur menjehere dhe pa shume komplikime me Blogun tend te Blogger, eshte ta rregjistrosh me ane te vete Blogger.com
Hyr ne panelin e Blogger, shko te Settings | Publishing pastaj shko te Custom Domain, shiko nese domeni qe deshiron eshte i lire apo jo (ose gjej nje qe eshte i lire).
Pasi e ke gjetur Google te drejton vete ne rrugen per ta paguar ate. Pasi ke mbaruar pune lidhja me blogun tende behet automatikisht. Duhet vetem te presesh pak ore sa domeni te behet aktiv. Shiko figuren per te pasur nje ide:


2. Nese tashme e ke te blere domenin dhe vetem deshiron ta lidhesh me Blogger, vepro ne kete menyre:
Hyr ne panelin e sherbimit (Firmes) ku ke rregjistruar domenin; shko te opsionet e DNS (Domain Name System) dhe krijo nje CNAME record duke vene adresen e Google qe mundeson lidhjen e domenit me blogun ne Blogger.com (Blogger eshte pronesi e Google). Adresa ne fjale eshte: ghs.google.com
Mund te ekzistojne veshtiresi ne berjen e ketyre veprimeve ne CNAME, sepse nga sherbimi ne sherbim ka ndryshime ne panel. Ne kete adrese: http://help.blogger.com/bin/answer.py?answer=58317 ka shpjegime se si behet ne panelet e sherbimeve te ndryshme.
Shiko figuren e meposhtme per te pasur nje ide se si mund te realizohet ky hap.



3. Pasi ke bere nje nga dy hapet e mesiperm, hyr tek paneli i Blogger, kliko te "Settings" pastaj "Publishing" vazhdo me "Custom Domain". Per rastin kur nuk ke domen dhe deshiron ta blesh me ane te Blogger ndiq proceduren e shpjeguar ne piken 1.
Nese tashme e ke nje domen te blere diku tjeter, kliko "Already own a domain? Switch to advanced settingss".
Ne fushen ku vendoset domeni shkruaj adresen e domenit tend. Ne fund "Save Settings".
Shiko figuren per me shume:




Nese cdo gje eshte bere mire dhe nuk ka pasur komplikime, duhet te presesh vetem 24-48 ore dhe domeni yt eshte i lidhur me Blogun qe keni ne Blogger duke pasur keshtu nje faqe me nje domen te nivelit te pare.

Kjo guide eshte bazuar ne shpjegimet e dhena ketu: http://help.blogger.com/bin/answer.py?hl=en-in&answer=55373 dhe ketu: http://help.blogger.com/bin/answer.py?answer=58317 por jo ne eksperiencen personale. Vete ende se kam bere dicka te tille, por po e marr shume ne konsiderate sepse eshte nje mundesi shume e mire.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Si te lidhesh nje domen me Blogger?
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Bulletin Board dhe CMS :: Tjera CMS-
Kërce tek: