Mesa duket nuk jeni i regjistruar, kliko ne butonin Regjisrohu nqs dëshironi të bëheni pjesë e forumit tonë, per t'u regjistruar ju hargjoni maksimumi 1 min kohë. Me respekt Staffi.


ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimiChatBilardo

Share | 
 

 Gjëegjëza

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
emperoR
Super moderator
Super moderator


Postimet : 11
Vendodhja : Kamenicë, Kosovë
Puna / Hobi : Designer

MesazhTitulli: Gjëegjëza   Tue Jun 01, 2010 5:34 am

1.

Tre burra shumë të mëdhenj qëndrojnë nën një ombrellë të vogël. Mirëpo asnjëri prej tyre nuk laget. Pse?




2.

I shërbejnë ushqim, vetë qëndron në katër këmbë, mirëpo nuk mund të hajë. Çfarë është?




3.

Kur i lidh, ikin; kur i zgjidh, rrinë. Çfarë janë?




4.

Majën nën thikë, fillon të hollohet, shënon vizë-pikë, por ngadalë shkurtohet. Çfarë është?




5.

Si sahati tik e tak, punon ditë e natë, por po ndali sado pak, nuk kurdiset prapë. Çfarë është?




6.

Një patë qafëgjatë, duke ikur bën shamatë (zhurmë). Çfarë është?




7.

Porsi lëmsh është rrumbullak, mot e jetë sillet qark, pa benzinë shkon e vjen, kur lëviz askush s'e ndjen, është plakë sa s'tregohet, por nuk lodhet e s'ankohet. Çfarë është?




8.

Në fillim më bëjnë top, pastaj më shtypin me një shkop, dhe pastaj si për çudi, e shoh veten në tepsi. Çfarë është?




9.

Mendje s'ka por të mëson, gojë s'ka me ty flet, ti përditë me të jeton, mik të ngushtë e ke për jetë. Çfarë është?




10.

Një livadh me dy dritare, me dy kroje e tri bunare. Çfarë është?




11.

Janë tre vëllezër: njëri shkon e s`vjen, njëri bie e s’çohet, njëri ha e s`ngopet. Çfarë janë?




12.

Çfarë bën Kinezi kur bie shi?




13.

Mal më mal gjezdis, opingat nuk i gris. Çfarë është?




14.

Një polic i vogël ecën nëpër kodër. Ç'është?




15.

Janë shumë nuse me buzë të kuqe. Ç'ka janë?




16.

Kashelash, kashelash, bisht përpara bisht përmbas. Ç'është?



17.

Hyn duke u gëzuar e del duke qarë. Ç'ka është?



18.

Rrumbullak e rrumbullak, me bë më e prek të bën me gjak. Ç'është?




19.

Rreth e rrotull me avlli brenda argjend e flori. Ç'është?



20.

Gjithë ditën bëjnë rrak-trak, gjithë natën rrinë në prag. Kush janë?



Pergjigjet
1.Se nuk eshte tu ra shi ,2.Tavolina,3.Kpuct,4.Lapsi,5.Zemra,6.Aeroplani,7.Toka,8.Bureki,9.Libri,10.Koka e njeriut,11.Tymi,hiri,zjarri,12.e len me ra,13.lepuri,14.Morri,15.Qibriti,16.Elefanti,17.Kofja,18.Iriqi,19.Veza,20.Sytë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Gjëegjëza
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Bisedë sipas Qejfit :: Humor & Gjëegjëza-
Kërce tek: