Mesa duket nuk jeni i regjistruar, kliko ne butonin Regjisrohu nqs dëshironi të bëheni pjesë e forumit tonë, per t'u regjistruar ju hargjoni maksimumi 1 min kohë. Me respekt Staffi.
Mesa duket nuk jeni i regjistruar, kliko ne butonin Regjisrohu nqs dëshironi të bëheni pjesë e forumit tonë, per t'u regjistruar ju hargjoni maksimumi 1 min kohë. Me respekt Staffi.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiChatBilardo

 

 Pajisja USB nuk shfaqet në Windows?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
NoIsY
Super moderator
Super moderator
avatar


Postimet : 454
Vendodhja : n'Kamenic
Puna / Hobi : Hacker

Pajisja USB nuk shfaqet në Windows? Empty
MesazhTitulli: Pajisja USB nuk shfaqet në Windows?   Pajisja USB nuk shfaqet në Windows? Icon_minitimeSat Dec 05, 2009 2:02 am

Pajisja USB nuk shfaqet në Windows? 2mfm

Arsyet se pse Windows-i mund ta bëjë një sy qorr për disqet e jashtme janë të shumta.

Së pari, duhet të verifikoni nëse problemin e ka pajisja USB apo porta.
Provoni ta fusni USB-në në një portë tjetër, mundësisht në ndonjë prej
atyre që ndodhen në pjesën e pasme të kompjuterit. Disa porta, sidomos
ato që ndodhen në pjesën e përparme të kompjuterave të tryezës, mund të
jenë më nazelie se të tjerat. Pasi të keni bërë këtë, provoni ta fusni
fleshin në një kompjuter tjetër, ose fusni një flesh tjetër në të
njëjtin kompjuter. Këto teste vlejnë për të kuptuar nëse e keni të
prishur pajisjen USB (dhe, rrjedhimisht, duhet ta zëvendësoni), nëse
duhet t’i hipni unazës (për të përdorur portat e pasme), apo nëse keni
të bëni me një problem të mirëfilltë.

Në rastin e alternativës së fundit, provoni ta çinstaloni dhe ta
instaloni sërish driver-in e pajisjes USB. Driver-at e pajisjeve USB
janë shumë të thjeshtë për t’u instaluar, pasi janë të trupëzuar në
vetë pajisjet. Ja se ç’duhet të bëni:

1.Lidheni pajisjen USB.

2.Në XP, shkoni te Start/Programs, klikoni me butonin e djathtë të miut
mbi My Computer dhe zgjidhni Properties. Klikoni te tabi Hardware dhe
zgjidhni Device Manager. Në Vista, klikoni Start, shkruani device
manager dhe shtypni Enter.

3.Gjejeni pajisjen nën opcionin “Disk drives”.

4.Klikoni me të djathtën mbi të dhe zgjidhni Uninstall. Konfirmoni veprimin duke klikuar OK.

5.Hapi i fundit: Hiqeni pajisjen USB dhe futeni sërish. Driver-at do të instalohen automatikisht.

Vista has një problem me pajisjet USB, duke penguar njohjen e tyre në
rrethana të caktuara. Për shembull, në rastet kur kompjuteri ka qenë në
modalitetin e gjumit apo të letargjisë (hibernate). Tetorin e shkuar
Microsoft-i nxori në qarkullim një përditësim që e ndreqte problemin
(përditësimi numër KB941600). Edhe nëse e keni konfiguruar kompjuterin
që t’i marrë automatikisht përditësimet, këtë mund të mos e ketë marrë.
Versionin për sistemet 32 bitëshe mund ta shkarkoni në adresën http://support.microsoft.com/kb/941600.
Ju paralajmërojmë se ky është një nga ata përditësime, për të cilët
duhet të kryeni testin e origjinalitetit të sistemit operativ (Genuine
Check), nëse nuk e keni bërë më parë një gjë të tillë.

Nëse kur tentoni të instaloni përditësimin, ju shfaqet mesazhi “does
not apply to your sistem” (nuk mund të përdoret për sistemin tuaj), që
do të thotë se përditësimi në fjalë është instaluar më parë në
kompjuterin tuaj.

Nëse Windows-i nuk arrin ta shohë pajisjen USB, çinstalojeni nëpërmjet Device Manager, hiqeni dhe futeni sërish./burimi/abcforum.info-lonny! 'ndalohet kopjimi'
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.deshira-juaj.tk/
 
Pajisja USB nuk shfaqet në Windows?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Windows XP Admin Fjalëkalimet
» Windows Live MSN 8.1 FIX
» Instalo Linux ne Windows
» Veglat e Windows-it XP
» Instalimi i Windows XP

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Paneli i Kontrollit :: Tutorials & Mësime-
Kërce tek: