Mesa duket nuk jeni i regjistruar, kliko ne butonin Regjisrohu nqs dëshironi të bëheni pjesë e forumit tonë, per t'u regjistruar ju hargjoni maksimumi 1 min kohë. Me respekt Staffi.


ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimiChatBilardo

Share | 
 

 Nje tutorial per BitTorrent!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
NoIsY
Super moderator
Super moderator


Postimet : 454
Vendodhja : n'Kamenic
Puna / Hobi : Hacker

MesazhTitulli: Nje tutorial per BitTorrent!   Sat Dec 05, 2009 1:51 am

Pershendetje!

Duke pare interesin e temes mbi regjistimret e demonoid.com qe kam
hapur para pak ditesh; duke pare pyetjet dhe kuriozitetin e disa
anetareve te tjere te forumit mbi BitTorrent-in, mendova te bej nje
tekst ne forme tutoriali ku kam shpjeguar disa terma dhe menyren e
funksionimit te protokollit P2P (peer-to-pee).

Nje pjese e informacionit eshte e perkthyer nga FAQ i demonoid.com dhe
pastaj eshte perpunuar. Pjesa tjeter jane informacione te bazuara ne
eksperiencen time dhe mbi ato qe kam lexuar ne internet per
BitTorrent-in.
Shpresoj t’iu ndihmoj sadopak!

1. C’eshte BitTorrent?

BitTorrent eshte nje P2P (peer-to-peer) protokoll, I cili iu mundeson
perdoruesve te lidhen direkt me njeri-tjetrin per te derguar apo marre
nje skedar apo pjese te tij. Lidhja realizohet nepermjet nje serveri
qendror te quajtur TRACKER. Tracker-I vete nuk permban apo transmeton
asnje informacion qe ka lidhje me skedarin. Ai vetem koordinon dhe
menaxhon (ben lidhjen) midis PEER-save (Perdoruesve) .

2. Cfare programesh duhen per te shfrytezuar kete lloj lidhjeje?

Programi I vetem qe duhet per te realizuar kete lidhje quhet BitTorrent
Client. Personalisht do t’iu keshilloja utorrent (Micro-Torrent). Eshte
rreth 300 kb, shume I lehte per kompjuterin dhe ka opsione shume
praktike.

3.Shpjegimi I disa termave kryesore ne BitTorrent dhe qe do te perdoren shpesh tani e mbrapa.

Seed-er (Mbjelles) – Seed-er eshte ai person qe e ka shkarkuar
komplet informacionin e torrentit dhe tani e upload-on/ngarkon per
shkarkuesit e tjere. Nje veprim I tille quhet Seed/Seeding.

Peer – Peer eshte ai person qe po e shkarkon torrentin dmth nuk e ka perfunduar akoma shkarkimin.

Leecher – Leecher eshte ai person qe nuk e ka mbaruar akoma
shkarkimin ( pak a shume si Peer) ose nje person qe mbasi mbaron
shkarkimin nuk pret sa raporti Ngarkim/Shkarkim te shkoje 1:1, por I
jep STOP. Zakonisht termi leecher ka kuptim ofendues dhe degjenerues
per personat qe sapo mbarojne shkarkimin nuk ngarkojne per te tjeret.

4.Ceshte nje skedar *.torrent?

Nje skedar *.torrent eshte zakonisht nje skedar I vogel qe permban
informacionin e nevojshem per te filluar shkarkimin/ngarkimin.
Informacione te ketilla jane: Emri/Emrat e skedareve, Madhesia e
skedareve, URL e trackerave, komentet, hashet (qe nuk e kam idene se
cfare jane.,.,., lol) etj.

BitTorrent-I eshte nje menyre shume e mire per te ndare me te tjeret
informacione dhe te dhena shume te rendesishme sic jane filmat, muzika,
programe, libra, seriale, foto, klipe etj etj.
Shpesh keto materiale cenojne te drejtat e autorit dhe per kete ne disa
shtete te ndryshme (ne Shqiperi as qe behet fjale) perdorimi I
torrenteve qe cenojne te drejten e autorit eshte ilegal, por me besoni,
asnje ligj I tille nuk I ka ndaluar perdoruesit e BitTorrent, madje ky
komunitet eshte gjithmone ne rritje.

5. Si funksionon protokolli P2P (peer-to-peer)?

Une do te provoj te bej nje pershkrim te shkurter, mbase edhe me ndonje
detaj qe mund te mos jete I sakte, por do te perpiqem qe ne vija te
pergjithshme thelbi te jete I kuptueshem dhe pa shume terma shkencore.
Per kete do te marr nje shembull konkret ndonese “pakez banal”.

Nje individ diku ne bote ka marre me qera nje DVD te filmit
Changeling. Mbasi e hedh ne kompjuter vendos ta publikoje ne internet.
Mbasi krijon torrentin, ai e publikon ate ne nje ose disa prej
web-siteve me te famshem te torrenteve si:

www.mininova.org

www.thepiratebay.org

www.isohunt.com etj.

Kuptohet qe personi qe krijon torrentin eshte I pari qe ngarkon per te
tjeret. Tani, kemi nje person tjeter (le ta quajme personi nr 2). Ky
person viziton njeren prej faqeve te mesiperme dh eve re qe eshte
publikuar nje torrent I filmit Changeling. Do t’iu keshilloja qe te
zgjidhnit gjithmone torrente me numer te mjaftueshem Seed-ersash ose qe
raporti leecher/seeder te mos jete me I vogel se ½, ne menyre qe
shpejtesia e shkarkimit te jete sa me e larte; nese jeni te deshperuar
per nje film, kenge, serial apo dicka tjeter mjafton qe torrenti te
kete vetem nje seed dhe shkarkimi mund te filloje, vetem se me shume
gjasa shpejtesia do te jete e vogel dhe do te duhet nje kohe e gjate
per te skarkuar materialin. Mbasi personi nr2 e shkarkon skedarin
*.torrent e hap ate me ane te nje BitTorrent Client psh. Utorrent. Ne
dritaren qe hapet mund te zgjedhim te shkarkojme te gjithe materialin
ose vetem disa prej skedareve. Trackeri ben lidhjen midis komjuterit te
nr2 me personin e pare. I pari ngarkon dhe informacionin e ngarkuar e
shkarkon personi nr2. Mbasi shkarkimi perfundon e leme torrentin te
ngarkohet deri sa raporti Ngarkim/Shkarkim te shkoje te pakten 1:1 por
nqs eshte e mundur dhe ngarkimi nuk pengon aktivitetin tuaj te
perditshem ne internet mund ta lini dokumentin ne gjendjen seeding per
dite apo edhe jave te tera.

6.Te mirat e BitTorrent.

Realizohet lidhje e drejtperdrejte midis kompjuterave pa perdorur pale te treta.

Mund te gjesh te dhena te rendesishme falas.

Shpesh eshte pa viruse. (Po te kerkosh ne website serioze si ato te lartpermendura)

Mund t’I japesh “pause” shkarkimit kur te duash dhe pastaj t’I japesh “resume” po kur te duash lol.

Feedback-u eshte I menjehershem per shkak te nr te madh te perdoruesve
te cilet mbas shkarkimit lene komente mbi cilesine e materialit.

etj etj.

7. Shpejtesia e ngarkim/shkarkimit.

Zakonisht, shpejtesia e ngarkim/shkarkimit ne BitTorrent varet nga
shpejtesia e lidhjes suaj. Psh. Po te marrim nje lidhje me Down 1
Mbps/Up 256 Kbps do te thote qe ti ngarkon me shpejtesi 256
Kbps=256/8=32 KB/s. Kjo do te thote qe me te njejten shpejtesi
shkarkojne peer-sat e tjere qe jane lidhur me ty qe do te thote qe nje
film 700 MB do rreth 8 ore per t’u marre, prandaj seeding eshte kaq I
nevojshem e prandaj e kam theksuar aq shume sa ndoshta jam bere edhe I
merzitshem.

Per sa I perket shpejtesise me te cilen ju shkarkoni, ajo eshte e
barabarte me shpejtesine e me te cilen ngarkon seed-ersi me te cilen je
lidhur ti, psh nqs uploadi I seedersit me te cilin ti je lidhur (qe psh
ndodhet ne US0 eshte 5 Mbps=5*1024/8=640 KB/s do te thote qe juve
shkarkoni me maksimumin e lidhjes suaj 1 Mbps=128 KB/s.

7. Per sa I perket demonoid-it.

Demonoidi eshte nje Torrent Tracker dhe nje Torrent Search engine.
Shpesh torrentet qe “trackohen” nga demonoidi publikohen ne web-site qe
nuk kerkojne regjistrim si mininova apo TPB por ato me te cmuarat
gjenden vetem ne demonoid. Qe te shkarkosh apo te publikosh torrentet e
tua ne demonoid duhet te jesh I regjistruar. Sic e kam pemendur, as ne
demonoid ngarkimi nuk eshte i detyrueshem dhe nuk debohesh nqs nuk
ngarkon por ngarkimi eshte jetik qe BitTorrenti te funksionoje. Per te
tjerat, me njohuri themelore ne anglisht dhe kompjuter mund te vizitoni
FAQ (Frequently Asked Questions) e demonoid-it.

Ky ishte tutoriali im modest hyres per ne BitTorrent. Jeni te lire te beni korrigjime apo shtesa, komente, pyetje etj, etj.

Shpresoj te kem qene I qarte ne ate qe kam dashur te shpreh dhe t’iu kem ndihmuar sadopak!

Respekte!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.deshira-juaj.tk/
 
Nje tutorial per BitTorrent!
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Paneli i Kontrollit :: Tutorials & Mësime-
Kërce tek: