Mesa duket nuk jeni i regjistruar, kliko ne butonin Regjisrohu nqs dëshironi të bëheni pjesë e forumit tonë, per t'u regjistruar ju hargjoni maksimumi 1 min kohë. Me respekt Staffi.
Mesa duket nuk jeni i regjistruar, kliko ne butonin Regjisrohu nqs dëshironi të bëheni pjesë e forumit tonë, per t'u regjistruar ju hargjoni maksimumi 1 min kohë. Me respekt Staffi.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiChatBilardo

 

 Gjuha java

Shko poshtë 
AutoriMesazh
pRiaam
Administrator
Administrator
pRiaam


Postimet : 872
Vendodhja : n'Kamenic'ë
Puna / Hobi : HackinG & Designer

Gjuha java Empty
MesazhTitulli: Gjuha java   Gjuha java Icon_minitimeTue Apr 21, 2009 10:25 am

Gjuha java

--------------------------------------------------------------------------------

Programimi i kesaj gjuhe



Mënyra e parë e programimit ishte procedurale, dhe programimi shkruhej
në këtë formë, por në shekullin që kaloj morri një kahje tjetër. Sot
programimi është komplet një koncept tjetër. Ky programim quhet
object-oriented.

Programimi object-oriented është shumë më I efektshëm, më I shpejt në
egzekutim, etj. Ka më shumë aftësi në zgjidhjen e problemeve. Në I
bazuar ( orientuar ) në objekte.

Si një ndër gjuhët më të forta programuese të object-oriented është Java.

Historiku i Java - së
Gjuha programuese Java është zhvilluar nga kompania Sun Microsystems.
Në vitin 1991 ekspertët e Sun-it, të udhëhequr nga Patrick Naughton dhe
James Gosling filluan të dizajnojnë një gjuhë programuese me qëllim të
veçantë.

( Java në shqip shqiptohet Gjava ).

Java është krijuar për të bërë programe të vogla dhe efikase për
pajisje ( dhe platforma ) të ndryshme. Edhe pse Java nuk kishte një
sukses të madh në komercializm, ajo sot përdoret në shumë pajisje të
ndryshme siç janë mobilat ( cell phones ), PDA ( Personal Digital
Assistant ).

Java deri në arritjen e suksesit kishte shumë emra. Emri I parë ishte
*7 (star seven) (shqip: ylli I shtatë ). Për shkak të shqiptimit të
vështirë dhe të komplikuar e zgjodhën fjalën OAK (shqip: lis ) sipas
lisit të programerit të parë që ishte afër dritarës së tij të punës.
Por më vonë kuptuan se egziston një gjuhë me të njëjtin emër, fjala
Java u bë emri zyrtar I gjuhës.

Sa I pëket sintaksës së Java – së, Java sintaksën e trashigon nga gjuha
C dhe C++. Më poshtë është e vendosur një grafikë ku shpjegon
prejardhjen e Java – së, dhe karakteristikat e saj të trashguara nga
gjuhët tjera.




Java është e dizajnuar për qëllime të përgjithshme. Ajo sot më së
shumti përdoret në aplikacionet e biznesit, por kjo nuk do të thotë që
Java nuk mund të realizoj aplikacionet tjera si psh. të shkencës,
teknologjive tjera, etj, etj.

Java është gjuha e vetme deri më tani e cila ka aftësin për të
egzekutuar të njëjtin kod në të gjitha platformat apo paisjet. Java
aplikacionin të cilin ne e përdorin në sistemin operativ Windows, të
njëjtin mund të përdorin edhe në Linux, Solaris, Unix, Mac, etj.Java ka
një performancë të lartë si gjuhë programuese. Java si çdo gjuhë tjetër
OO mundëson reuseability ( shqip: ripërdorimin e kodit ).

Gjithashtu Java është multithreded, që d.m.th. se Java mund të krijoj
aplikacione të cilat mund të përdorin pipes ( shqip: linjat, kanalet
egzekutive ) të procesorit.Java është gjuhë dinamike. Java mundëson
ripërdorimin e kodit, mundëson shtimin e klasave bazë të saj, të cilat
mund të përdorën në shumë aplikacione, por që mund të gjinden në
internet shumë lehtë të krijuar nga programer tjerë.
JVM ( Java Virtual Machine )
JVM është një vegël e Java – së e cila mundëson interpretimin e
bytecode – it gjatë egzekutimit. JVM është krijuar që Java të jetë OOP
platform-independent ( shqip: e pavarur nga platformat ).
Klasat Bazike të Java -së
Klasat bazike janë disa klasa të krijuara për qëllime të përgjithshme.
Klasat janë pjesë e gjuhës. Ato përdorën nga programer për të krijuar
aplikacionet e tyre. Shembull I saj mund të jetë java.io.*; apo
java.lang.*. Këto klasa thirren me anë të komandës import.
UML
UML ( Unified Modeling Language ) është gjuha me anë të cilës
dizajnohet programi. Ka të njëjtin qëllim siç ka algoritmi në gjuhët
procedurale. Ajo paraqitet me tabela, vizat ndërlidhëse, shenjat dhe
emrat e elementeve të klasave.
OOP: Katër veglat kryesore

Encapsulation
Encapsulation është njëra ndër veglat më të fuqishme në programimin OO.

Encapsulation menaxhon kontaktin e objekteve në mes veti. Encapsuation
mirëmban sigurinë e të dhënave apo pjesët tjera të një objekti. D.m.th.
siguria e objekteve të një programi në OOP bëhet me anë të kësaj vegle
( ang. Feature ).Encapsulation përdor 4 identifikatorët (ang.
Identifiers) për të arritur rezultatin. Këta identifikator janë public,
private, protected, dhe default. Në gjuhën UML këta identifikator
paraqiten si +, -, #, dhe default nuk ka shenjë. Pra si në quhen UML,
ashtu edhe në Java, default nuk ka emër as shenjë. Default nënkuptohet
nëse ndonjë access modifier tjetër nuk është deklaruar.

Këta identifikator ndryshe quhen edhe access modifiers (shqip: modifikatorët e sigurisë).

Secila prej këtyre identifikatorëve kanë nivelet e veta të sigurisë.
Shembull public lejon cdo object të kyqet në objektin tjetër. Pra, në
metoda apo edhe variabla ( dhe konstante ).


Abstraction
Abstraction është gjithashtu njëra ndër veglat më të fuqishme të
programimit OO. Pra bën pjesë në katër veglat që OOP e bëjnë mënyrën më
të forte të programimit deri më tani.

Me anë të abstraction software mund të ketë një structure dhe organizim
shumë më të mire dhe si rrezultat do të kemi një software shumë më të
shpejt në egzekutim, më të sigurtë, dhe më stabil.

Inheritance

Edhe Inheritance është vegël në katër veglat kryesore të programimit
OO. Kjo zgjidh një ndër problemet më të mëdha në këtë lloj programimi.

Inheritance do të thotë Trashëgimi. Pra kjo vegël ka të bëj me
trashëgimin. Me anë të kësaj vegle u bë realitet edhe vet abstraction.
Gjithashtu qëllimi kryesor I suksesit të OOP ka qenë ripërdorimi I
kodit ( ang. Code reuseable ), dhe kjo arrihet me inheritance.Për të
kuptuar më mire këtë vegël të OOP do të marrim shembullin e kaluar me
klasat Personi, Punëtori dhe Mësuesi.Nëse krijojmë një object Punëtori,
ai object do të përmbante emrin, mbiemrin, moshën e ndonjë punëtori.
Por në klasën punëtori këto variabla nuk janë definuar. Pra, punëtori
këto variabla do të trashgoj nga klasa Personi me anë të
Inheritance.Nëse në klasën Personi ne do të definojmë metodët
shkuarjaNePune, ne mund të përdorim të njëtën metodë për punëtorin (
shkuarja e tij në punëtorin e tij ) dhe për Mësuesin ( shkuarja e tij
në shkollë ). Përdorimi I kësaj vegle që arrihet me anë të inheritance
dhe bën ripërdorimin e kodit për dy qëllime të ndryshme quhet
polimorfizm (ang. Polymorphism ). Polimorfizmi është gjithashtu njëra
ndër koncektet më të forta të programimit OO.

Poashtu polimorfizmi është vegla e katërt e programimit OO.

Java: Data Types

Java është një gjuhë programuese e cila ka dy kategori të llojeve të të
dhënave (ang. Data Type). Grupi I parë është primitive data type, ku
janë tetë lloje të data type – eve. Tabela e më poshtme tregon mbi këto
lloje të data types.

Grupi tjetër është References ku si lloj kryesor I data types është
String. Stringu është një varg char-ësh. Me shprehje matematikore
String ne mund të shprehim kështu: ch1 + ch2 + ch3 + … + chn = String 1.

Shënim: Data types përdorën për vendosjen e të dhënave dhe ruajtjen e
tyre. Ekzistimi I disa lloje të të dhënave është për shkak të krijimit
të formave të të dhënave, shembull tekst, numër, date, etj, etj. Objekti

Objekti është pjesa kryesore në programimin object-oriented. Në fakt I
gjithë programi në object-oriented ekzekutohet si një grup objektesh që
komunikojnë në mes veti. Objektet komunikojnë në mes veti me anë të
mesazheve.

Cfarë është objekti? Në konceptimin teorik, në programim object është
gjithcka që na rrethon. Edhe vet ne jemi objekte. Gjithashtu object
është toka, pema, dora, rruga, etj. Objekt është edhe gjërat abstrakte
si dashuria, gëzimi, etj.

Cfare e definon nje object? Në studimin e objekteve që filozofët e
vjetër kishin rënë në një pike ku një object mund të definohet apo mund
të quhet object vetëm nëse ka atributet e veta, dhe sjelljet e veta.

Shembull, një person është një object, sipas programimit
object-oriented. Pse? Sepse ka atributet e veta që janë koka, dora,
këmbët, syri, etj, etj. Kurse gjithashtu ka edhe sjelljet e veta që
janë vrapimi, ecja, leximi, lëvizja e kokës, etj.

Pra për krijimin e një objekti, ne duhet të definojmë atributet e tij. Një atribut mund të definohet kështu.

Int abc = 0;

Fjala int definon llojin e atributit, në këtë rast është integer
primitiv. Fjala abc është fjala e definuar nga programeri për emërtimin
e këtij atributi. Kurse pjesa tjetër e kodit definon vlerën fillestare
të atributit, në rastin tone është 0. (Cdo statement në Java përfundon
me shenjën .

Poashtu thamë që objekti ka edhe sjelljet e tij, që në terminologjinë e programimit object-oriented quhen metoda.

Metoda është pjesë e kodit e cila bën që objekti të funksionoj në
mënyrë complete. Në shembullin e mëparshëm, një person duhet të ec. Pra
objekti I personit ka nevojë për krijimin e metodës për ecje.

Krijimi I metodës në Java mund të definohet kështu.

void ec()

{
// Kodi shkruhet ketu
}

Fjala void definon që metoda nuk është për të return dicka. Pra në Java
ka dy lloj metodash. Ato return dhe ato void. Në rastin tone ne
përdorim void. Pastaj është emri I metodës, në rastin tone ecja. Klapat
() janë pjesë e kodit Brenda të cilave definohen atributet locale të
atij procesi.
Në klapat {} shkruhet procesi që bën ajo metodë. Eshte ai kodi qe
zgjidh problemin që ka metoda për detyrë, në rastin tone bën që personi
të ec.


Programi me i thjeshte ne JAVA eshte ky:

public class pr1

{

public static void main(String args[])

{

System.out.println(”Ky eshte programi i pare”);

}

}

Se peri e ruajme kete program me emrin pr1.java
Pastaj per ta kompajlluar kete program duhet qe ne command prompt
(terminal) te shkruajme javac pr1.java. Pasi te kompajllohet per ta
ekzekutuar duhet te shkruajme java pr1 dhe ne ekran do te shfaqet: Ky
eshte programi i pare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://Deshira-Juaj.WS
 
Gjuha java
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Script java (next)
» Ndryshimet Midis C++ Dhe JAVA
» Qka Esht Gjuha Programuese C++
» Qfar është GJuha e programimit
» Gjuha Html Kodeve (T`Shenuara Shqip dhe Per Qka Sherbjen )

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Paneli i Kontrollit :: Gjuhe Programuese-
Kërce tek: