Ferguson sonte tifoz i Arsenalit Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se ai do ta përkrahë Arsenalin në ndeshjen e sotme përballë Liverpoolit.Një
pikë e fituar nga djelmoshat e Rafael Benitez do të ishte e mjaftueshme
për të dërguar Liverpoolin në krye të tabelës së Ligës Premier, edhe
pse të kuqtë do të kenë dy ndeshje më shumë se djajtë e kuq.
“Nuk e di se çfarë Arsene do të mendojë për ndeshjen por sido që të
jetë, Arsenali gjithmonë përpiqet. Kjo është filozofia e Arsenalit,
është fitues. Të dëshmojnë se mund të pëpiqen, kjo është e gjitha që
mund të kërkoj”, ka thënë Ferguson.