Moratti: Skam asgjë kundër Juves, por jam kundër racizmit Presidenti
i Interit, Massimo Moratti, nuk ka asgjë kundër Juventusit pas
ndëshkimit të këtij ekipi me një ndeshje pa publik për shkak të
fyerjeve raciste në derbin e të shtunës.Mario Balotelli
gjatë të shtunës ishte cak i sulmeve raciste nga ana e fansave të
Juventusit, ndërsa presidenti Moratti deklaroi pas ndeshjes se po të
ishte në fushë do t’i tërhiqte lojtarët në zhveshtore.
Juve fitoi dënim me një ndeshje pa publik, vendim ndaj të cilit është ankuar Zonja e Vjetër.
“Fjalët e mia të së dielës nuk ishin kundër Juventusit, por vetëm në
funksion të asaj që të kuptohet se është e nevojshme të gjendet një
zgjidhje për problemin. Ajo çfarë ngjau nuk ishte e bukur dhe është e
nevojshme të gjendet një zgjidhje për të ardhmen, që të mos
përsëritet”, ka shtuar Moratti.