Mesa duket nuk jeni i regjistruar, kliko ne butonin Regjisrohu nqs dëshironi të bëheni pjesë e forumit tonë, per t'u regjistruar ju hargjoni maksimumi 1 min kohë. Me respekt Staffi.


ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimiChatBilardo

Share | 
 

 meso se qka esht programimi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lenti-hack1
Super moderator
Super moderator


Postimet : 948
Vendodhja : petrofc
Puna / Hobi : programer

MesazhTitulli: meso se qka esht programimi   Fri Apr 17, 2009 7:05 am

Çka është programimi?

Software është një grup i programeve që përmban instruksionet për të operuar me hardware. Gjuha programuese përdoret për të shkruar programet kompjuterike. Ekzistojnë shumë gjuhë programuese, Në të shumtën e rasteve, një program i shkruar në një gjuhë nuk mundet të komunikojë me programin e shkruar në një gjuhë tjetër.

Atëherë, cilat janë disa nga gjuhët programuese:

Delphi ? adreson kërkesat e zhvilluesve të aplikacioneve të cilët dëshirojnë të zhvillojnë aplikacione për Internet dhe aplikacione të qëndrueshme për kompanitë e mëdha të cilat mbështeten në teknologjinë e dëshmuar të rrjetave për të ushtruar biznesin e tyre.

VisualBasic ? është gjuhë programuese e nivelit të lartë që ka evoluar nga versioni i parë i Basic për sistemin operativ DOS. BASIC d.m.th. Beginners' Allpurpose Symbolic Instruction Code. Në përgjithësi është gjuhë programuese shumë e lehtë për t\u mësuar. Kodi programor i Basic i gjason shumë gjuhës Angleze. Kompani të ndryshme kanë prodhuar edhe versionet e ndryshme të Basic, si për shembull Microsoft QBASIC pastaj Visual Basic, QUICKBASIC, GWBASIC ,IBM BASICA dhe të tjerë.

Java - është gjuhë programuese shumë dinamike. Zakonisht përdoret për të zhvilluar aplikacione që kryesisht përdoren për të ekzeutuar dhe çasur të dhënat në kompjuterat të cilët janë të lidhur në rrjeta. Java është gjuhë programuese e cila ekzekutohet në çdo platformë. pra është gjuhë programuese me tipare cross-platform. Ka gjetur zbatim shumë të madhë në zhvillimin e aplikacioneve e-commerce.

Cilat janë parakushtet për tiu bërë një zhvillues profesional?

Në përgjithësi nuk ka ndonjë kriter preciz dhe konciz që do duheshte të përmbushet nga ana e të interesuarit apo inetresuares që dëshiron të bëhet një zhvillues professional i aplikacioneve në ndonjërën nga gjuhët programuese. Mirpo, këshillat gjithmon kanë për tendencë që të ju kumtohen të interesuarve se programimi për nga natyra e tij konceptuale është abstract, ndërsa për nga natyra e tij implementuese është virtual, dhe këto janë dy komponente të cilat profesionin e programimit e bëjnë kompleks. Por, praktika ka dëshmuar se disciplina në punë, përkushtimi, serioziteti dhe interesimi gjithmon kanë dalur fitimtar mbi këtë kompleksitet.

Çka pastaj?

Një i inetresuar apo e inetresuar që të bëhet programer apo programere, në momentin që të ketë arritur shkallën e profesionalizmit në njërë nga gjuhët porgramuese që përdorën sot në botën e Informatikës e bënë vetën shumë të respektuar në shoqerinë e profesionistave të informatikës, po nga kjo shoqëri bëhet person i priviligjuar dhe natyrisht shumë i kërkuar nga bizneset a ndryshme ane mbanë rruzullit tokësor, në këtë mënyrë i ndërton vetës-familjes-shoqërisë një mirëqenie shumë të mire.

Sa është ky profesion me perspektivë tek neve në Kosovë?

Po të shikoni rreth e përqark dhe të analizoni zhvillimet aktuale në fushën e Teknologjisë Informative tek ne në Kosovë, shifet qartë se fusha e programimit është po thuajse e pambuluar. Kjo vjen nga arsyet se numri i programerave eshte i paket dhe se jane pak te organizuar. Por kjo situate do te ndryshohet shume shpejt, sidomos tashme kur ne boten e zhvilluar jane trend zhvillimet e aplikacioneve ne web technology, atehere dhe inetresimi i rinis sone ne kete drejtim bene qe njemend te kemi nje organizim te mirefillt te programerave ne nivelin e biznesit dhe si rezultat i kesaj te kemi aplikacione me nderfaqës ne gjuhën shqipe dhe me perkrahje vendore.

Si të bëhem programer?

Ekzistojn shumë mënyra për të mësuar një gjuhë programuese. Tek ne në Kosovë të gjithë të inetresuarit apo të inetresuarat mësojnë apo mund të mësojnë programimin: vetë duke lexuar libra dhe doracak të autorëve të ndryshëm, në shoqëri entuziaste dhe vetë e organizuar, në shkollë, në universitet, në qendra educative profesionale, etj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
meso se qka esht programimi
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Si te krijoj nje rrjet social ?
» Pyetje dhe Përgjigje rreth Budizmit
» Trekendeshi i Bermudeve
» Mendimtarët e mëdhenj të Antikitetit
» Ku është Zoti?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Paneli i Kontrollit :: Gjuhe Programuese-
Kërce tek: