Mesa duket nuk jeni i regjistruar, kliko ne butonin Regjisrohu nqs dëshironi të bëheni pjesë e forumit tonë, per t'u regjistruar ju hargjoni maksimumi 1 min kohë. Me respekt Staffi.


ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimiChatBilardo

Share | 
 

 PREMIER LIGA FUTET NË ZONËN E NXEHTË

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
rebel
Moderator
Moderator


Postimet : 234
Vendodhja : Dardan
Puna / Hobi : http://deshira-juaj.forumotion.net

MesazhTitulli: PREMIER LIGA FUTET NË ZONËN E NXEHTË   Thu Apr 16, 2009 6:22 am

http://www.ipko.net/ipko_portal/site/docs/news/photo/PremierLeaguepic.jpg[/img]
Goli i të riut Federiko Maçeda në fitoren e javës së shkuar kundër Aston Vilës sikur i ka mbuluar të çarat në mbrojtjen e Junajtedit. Por kur skuadra e Fergusonit të luajë sot në transfertë kundër Sandërlendit mund të mos ketë të njëjtin fat dhe mund të gjendet sërish pas Liverpulit në renditje, duke qenë se Liverpuli luan dy orë më herët kundër Blekbërnit.

Javën që shkoi, Liverpuli mori kryesimin falë fitores 1-0 kundër Fulhemit, kurse Junajtedi ia doli të përmbyste disavantazhin 1-2 kundër Aston Vilës në “Old Trafford”, duke fituar në fund 3-2 falë golit të 17-vjeçarit italian Maçeda.

Mbrojtja e Junajtedit, pa të dëmtuarin Rio Ferdinand, u gjend në vështirësi edhe të martën kundër Portos në Ligën e Kampionëve, ndeshje që përfundoi 2-2. Kampionët humbën edhe mbrojtësin e qendrës Xhon Evans për shkak të një dëmtimi, duke bërë që ai të jetë në dyshim ndaj Sandërlendit. “Junajtedi po pëson gola dhe ne duhet ta shfrytëzojmë këtë moment”, ka pohuar trajneri i Sandërlendit, Riki Sbragia.

Kur Junajtedi kishte Ferdinandin dhe Nemanja Vidiçin në qendër të mbrojtjes, arriti një rekord prej 14 ndeshjesh pa pësuar gol, që nga mesi i nëntorit deri në mes të shkurtit, dhe krijoi një diferencë të konsiderueshme ndaj rivalëve të vet. “Ne kishim një rekord që po e mbronim çdo ndeshje, por kur pësuam golin e parë kundër Blekbërnit (fitore e Junajtedit 2-1), gjërat nisën të shkonin keq”, ka pranuar Fergusoni.

Megjithatë, duke qenë se ai ka në dispozicion lojtarë goli si Ronaldo, Runi dhe Tevez, Sandërlendi, që ka një pikë më shumë se skuadrat që bien nga kategoria, duhet të jetë viktima e radhës për Junajtedin. Fytyra e ngrysur e Fergusonit duket sikur bën kontrast me atë të Rafael Benitezit, skuadra e të cilit po kalon një formë të mirë në kampionat.

Benitezi, i cili ka marrëdhënie më të qeta me Fergusonin kohët e fundit, është cituar në mediat angleze duke thënë: “Mendoj se ai është pak i frikësuar për shkak të sfidës që mund t’i bëjë Liverpuli”. Edhe Çelsi i vendit të tretë është ende në lojë, katër pikë pas Junajtedit dhe tri pas Liverpulit. Çelsi luan në transfertë kundër Boltonit. Arsenali i vendit të katërt viziton Uigan Atletikun për të marrë tri pikë të nevojshme për të ruajtur diferencën ndaj Aston Vilës në garë për një vend në Ligën e Kampionëve. Vila pret Evertonin e vendit të gjashtë, që ka një pikë më pak[img]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://deshira-juaj.forumotion.net
 
PREMIER LIGA FUTET NË ZONËN E NXEHTË
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Si mund ta dallojmë magjistarin nga të tjerët?
» Parabola Sufi
» histori fantazmash
» Mitologjia shqiptare
» Thirja e 26 engjujve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Sport-
Kërce tek: