Mesa duket nuk jeni i regjistruar, kliko ne butonin Regjisrohu nqs dëshironi të bëheni pjesë e forumit tonë, per t'u regjistruar ju hargjoni maksimumi 1 min kohë. Me respekt Staffi.
Mesa duket nuk jeni i regjistruar, kliko ne butonin Regjisrohu nqs dëshironi të bëheni pjesë e forumit tonë, per t'u regjistruar ju hargjoni maksimumi 1 min kohë. Me respekt Staffi.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiChatBilardo

 

 Arsenali kalon me lehtësi Villarrealin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Amir
Moderator
Moderator
Amir


Postimet : 412
Vendodhja : Dardanë'
Puna / Hobi : Hacker

Arsenali kalon me lehtësi Villarrealin Empty
MesazhTitulli: Arsenali kalon me lehtësi Villarrealin   Arsenali kalon me lehtësi Villarrealin Icon_minitimeThu Apr 16, 2009 5:44 am

Topçinjtë kanë shënuar fitore bindëse me rezultat 3-0 ndaj Villarrealit në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke siguruar përballje me kampionin në fuqi, Manchester United, në gjysmëfinale të kësaj gare më të famshme evropiane.
Arsenali u tregua i kujdesshëm në mbrojtje gjatë kësaj ndeshje dhe shfrytëzoi mirë rastet për shënim, duke u kualifikuar kështu me rezultat të përgjithshëm 4-1, pas dy ndeshjeve.

Pjesa e parë

Edhe pse mysafirët kishin mbajtjen e topit lehtësisht më të lartë, ishin mysafirët ata që dominuan në raste dhe në epërsi në pjesën e parë të ndeshjes.

Rezultati u hap pas vetëm 11 minutash lojë, kur Theo Walcot nuk fali për të shënuar një gol të bukur nga afërsia pas një loje të mirë të Emmanuel Eboue dhe Cesc Fabregas.
Arsenali kalon me lehtësi Villarrealin Ws3aqr
Festa e topçinjve pas golit të parë të shënuar nga Theo Walcott. Foto: AFP
Arsenali pati edhe një rast në minutën e 26-të, por goditja e lirë e Van Persiet u mbrojt nga Lopez, ndërsa Adebayor dështoi të gjejë rrjetën nga topi i rikthyer.

Villarreali pati po ashtu raste, përfshirë një goditje të Diego Godin në minutën e nëntë që u mbrojt nga portieri Lukasz Fabianski, dhe një tentim tjetër i ish-topçiut, Robert Pires, goditja e të cilit u devijua jashtë porte nga Song.

Pjesa e dytë

Arsenal filloi në mënyrë të shkëlqyeshme edhe në pjesën e dytë. Pas një ore lojë ishte Emmanuel Adebayor ai që dyfishoi epërsinë për topçinjtë pas një asistimi të shkëlqyer nga Robin van Persie. Ishte goli i 16-të i sulmuesit nga Togo në të gjitha garat.

Shumë shpejt u shuan gjitha dyshimet rreth ekipit që do të kualifikohet në gjysmëfinale, pasi gjashtë minuta pas dyfishimit të rezultatin për topçinjtë u akordua një penalti, pas faulimit të Theo Walcott në zonën e rreptësisë nga Godin
Arsenali kalon me lehtësi Villarrealin Fcm9fl

Nga pika e bardhë i saktë ishte holandezi Van Persie, që shoi shpresat e spanjollëve për ndonjë mrekulli, sidomos pas përjashtimit nga loja edhe të Sebastian Eugen me kartonin e dytë të verdhë, për shkak të reagimit ndaj penaltisë së akorduar.

Arsenali do të jetë pjesë e gjysmëfinales angleze të Ligës së Kampionëve, pasi do të përballet me Manchester United, që sonte shënoi fitore minimale prej 1-0 ndaj Portos, duke u kualifikuar me rezultat të përgjithshëm 3-2.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Arsenali kalon me lehtësi Villarrealin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Sport-
Kërce tek: