Bologna shkarkon Mihajloviqin Pas serisë së
rezultateve të dobëta, ekipi i Bolognas ka bërë të ditur se ka
shkarkuar trajnerin serb Sinisa Mihajloviq dhe në vend të tij ka
caktuar Giuseppe Papadopulo.Mediat italiane që mbrëmë
shkruan se pozita e Mihajloviq ishte vënë në pikëpyetje pasi drejtuesit
e klubit kërkuan një takim urgjent pas humbjes ndaj Sienës.
Sot Bologna edhe zyrtarisht ka bërë të ditur se e ka shkarkuar
ish-ndihmës trajnerin e Roberto Mancinit tek Interi, pas vetëm gjashtë
muajsh detyre në klub.
Pas fillimit të mbarë, Mihajloviq dhe Bologna u përballën me një krizë
të madhe dhe pësuan katër humbje radhazi në ndeshjet e fundit.
Pasues i serbit do të jetë 61-vjeçari Papadopulo, i cili sot edhe zyrtarisht do të marrë detyrën.