Mesa duket nuk jeni i regjistruar, kliko ne butonin Regjisrohu nqs dëshironi të bëheni pjesë e forumit tonë, per t'u regjistruar ju hargjoni maksimumi 1 min kohë. Me respekt Staffi.
Mesa duket nuk jeni i regjistruar, kliko ne butonin Regjisrohu nqs dëshironi të bëheni pjesë e forumit tonë, per t'u regjistruar ju hargjoni maksimumi 1 min kohë. Me respekt Staffi.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiChatBilardo

 

 Lyoni barazon, Marseille merr kreun

Shko poshtë 
AutoriMesazh
pRiaam
Administrator
Administrator
pRiaam


Postimet : 872
Vendodhja : n'Kamenic'ë
Puna / Hobi : HackinG & Designer

Lyoni barazon, Marseille merr kreun Empty
MesazhTitulli: Lyoni barazon, Marseille merr kreun   Lyoni barazon, Marseille merr kreun Icon_minitimeMon Apr 13, 2009 8:36 am

Lyoni barazon, Marseille merr kreun


Kampioni në
fuqi i Francës, Olimpique Lyon, ka barazuar në fushë të vet me rezultat
2-2 përballë Monacos, duke humbur kreun e tabelës të cilën tash e mban
ekipi i mesfushorit shqiptar Lorik Cana, Olimpique Marseille, që më
herët mposhti ekipin Grenouble.
Lyoni dy herë ishte në
disavantazh, por të dy herët arriti të barazojë për një nxjerrë një
pikë në ndeshjen përballë Monacos në Stade Gerland.

Mysafirët kaluan në epërsi pas 34 minutash lojë me golin e mesfushorit
kroat Jerko Leko, por Lyoni barazoi në pjesë të dytë me anë të
brazilianit Cris (65’). Pas një minute lojë mysafirët rikthyen
avantazhin me anë të sulmuesit Juan Pablo Pino (66’).
Lyoni barazon, Marseille merr kreun Lyon350-AP


Një pikë për vendasit arriti ta sigurojë sulmuesi francez Frederic Piquionne, nëntë minuta para fundit të ndeshjes.

Marseille në ndeshjen e mëhershme ka shënuar fitore të thellë në Velodrome ndaj Grenoble, duke e mposhtur me rezultat 4-1.

Dy gola për marsejezët i shënoi Taiwo, të parin nga penaltia (52’ dhe
65’), ndërsa nga një shënuan Hilton (59’) dhe Bradao (89’). Të vetmin
gol për mysafirët e Grenouble e shënoi Courtois në minutat shtesë të
ndeshjes (90’). Kapiteni Lorik Cana u aktivizua vetëm në pjesën e dytë
të ndeshjes dhe ishte pjesëmarrës i aksionit të golit të katërt.
Lyoni barazon, Marseille merr kreun Marseille350-OM


Barazimi i Lyonit i jep rastin ekipit të Canës të marrë kreun e
tabelës së ligës franceze. Marseille tash mbledh 61 pikë, një më shumë
se kampioni në fuqi që zbret në pozitën e dytë të tabelës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://Deshira-Juaj.WS
 
Lyoni barazon, Marseille merr kreun
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Sport-
Kërce tek: