Mesa duket nuk jeni i regjistruar, kliko ne butonin Regjisrohu nqs dëshironi të bëheni pjesë e forumit tonë, per t'u regjistruar ju hargjoni maksimumi 1 min kohë. Me respekt Staffi.


ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimiChatBilardo

Share | 
 

 Mourinho beson se United do ta mposhtë Porton

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Amir
Moderator
Moderator


Postimet : 412
Vendodhja : Dardanë'
Puna / Hobi : Hacker

MesazhTitulli: Mourinho beson se United do ta mposhtë Porton   Sun Apr 12, 2009 1:18 pm

Ish-menaxheri i Portos, Jose Mourinho, thotë se Manchester United mund ta fitojë Porton në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Pas barazimit 2-2 në Old Trafford, Manchester United do të duhet të fitojë të mërkurën në Stadiumin Dragao, nëse dëshiron të sigurojë vend në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

United po ashtu është duke u përballur edhe me një traditë të pakëndshme, pasi asnjë ekip anglez ende nuk e ka mposhtur Porton në Portugali.

Mourinho, i cili arriti ta eliminojë Manchester United në vitin 2004 dhe ta fitojë Ligën e Kampionëve atë sezon me Porton, thotë se Sir Alex Ferguson do të bëjë histori të re.

“Sa herë deri tash United i ka thyer rekordet? Sir Alex është ekspert në këtë pyetje. Po ashtu ata kanë kualitet të fitojnë në cilindo vend të botës”, ka thënë Mourinho.

Trajneri i Interit po ashtu i ka paralajmëruar bashkëvendësit e tij që personi të cilin duhet ta kenë nën vëmendje është Wayne Rooney, pasi ai paraqet kërcënimin më të madh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Mourinho beson se United do ta mposhtë Porton
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Sport-
Kërce tek: