Tare dhe Spalleti ballafaqohen në TV
Ish-kapiteni
i kombëtares shqiptare, tash drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka
pasur një konflikt me trajnerin e Romës Luciano Spalletti, në pauzën
mes pjesëve të derbit të djeshëm romak, dhe italiani e ka kritikuar
shqiptarin për “gishtin” e ngritur.“Në fund të pjesës së
parë fola me referin rreth incidentit. Por Tare erdhi dhe nuk e dija se
çfarë donte, andaj e pyeta dhe Morganti na nxori jashtë të dyve. Tare
erdhi në drejtim timin me gishtin e çuar lartë në formë kërcënimi dhe i
thash ta ndërpresë atë gjest”, ka thënë Spalletti.
Por Tare i është bashkuar Spallettit në një intervistë pas ndeshjes dhe debati i tyre ka vazhduar edhe në televizion.
“Nëse je burrë, duhet tu thuash atyre atë çfarë më the mua”, ka thënë Tare.
“Të thash ta fusësh gishtin diku tjetër. Erdhe me gishtin e çuar lartë mu para fytyrës time”, është përgjigjur Spalletti.
“Nuk ishte para fytyrës tënde. Thjesht thash se kjo nuk ishte mënyra e
duhur për të reaguar, duke bërë presion në referin”, ka shtuar Tare.
Lazio doli fitues i derbit të djeshëm romak, duke e mposhtur Romën me rezultat 4-2.