Mesa duket nuk jeni i regjistruar, kliko ne butonin Regjisrohu nqs dëshironi të bëheni pjesë e forumit tonë, per t'u regjistruar ju hargjoni maksimumi 1 min kohë. Me respekt Staffi.
Mesa duket nuk jeni i regjistruar, kliko ne butonin Regjisrohu nqs dëshironi të bëheni pjesë e forumit tonë, per t'u regjistruar ju hargjoni maksimumi 1 min kohë. Me respekt Staffi.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiChatBilardo

 

 Dashura vajzë, zonja profesoreshë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
pRiaam
Administrator
Administrator
pRiaam


Postimet : 872
Vendodhja : n'Kamenic'ë
Puna / Hobi : HackinG & Designer

Dashura vajzë, zonja profesoreshë Empty
MesazhTitulli: Dashura vajzë, zonja profesoreshë   Dashura vajzë, zonja profesoreshë Icon_minitimeSun Mar 29, 2009 12:53 am

[ Dialogu më poshtë zhvillohet në mes të një vajze e cila për të vazhduar studimet detyrohet të hjek shaminë dhe një profesoreshe e cila mundohet ta bindi për të bërë atë. ]


Profesoresha - E dashura vajzë, je pranuar në univerzitet. Por nuk do te regjistrohesh përderisa nuk e heq shaminë. Zbuloje kokën dhe regjistrohu. Pse duhet te insistosh në mbajtjen e shamisë. Me këtë sjellje vetëm shpënzon kohën. Nëse zbulon kokën ne do të japim bursë dhe konvikt për të qëndruar. Do të jesh në gjendje të kompletosh studimet pa ndonjë problem.
Studentja - E dashur profesoreshë nëse më lejon do të jam shum e sinqert me ty. Nuk ka dyshim se ti mendon për mirëqënien time. Nuk kam arsye të besoj ndryshe. Së pari ta lemë anash ofertën tënde për bursë, konvikt etj. Ndoshta ti mëndon se dikush më ka nxitur që të mbaj shami. Askush askujt nuk mund tia ndryshoj besimin për një gjë të tille. Je gabim nëse mëndon kështu. Mëndoj se unë dhe ti duhet ti përgjigjemi disa pyetjeve para se të filloni me psikoterapi. A mund të të pyes, a beson ne Zot?
Profesoresha - Po besoj.
Studentja - Dhe a beson se Zoti i ka bëre disa ligje që ne duhet t'u nënshtrohemi?
Profesoresha - Po natyrisht besoj se rregullat e Zotit jan që ne t'u nënshtrohemi atyre.
Studentja - A beson se Kurani është fjala e Zotit.

Profesoresha - Po besoj se Kurani është fjala e Zotit.
Studentja - Ne kete rast a mund te te pyes, nëse mundohem të jetoj duke u bazuar në rregullat e Kur'anit a është gabim kjo.
Profesoresha - Jo nuk do të duhej të ishte gabim.
Studentja - Çuditem se nëse e ke lexuar Kur'anin të perkthyer në turqisht duhet ta dish çfar mënyre e jetës është e thënë në Kur'an për qënien njerëzore.
Profesoresha - Nuk e kam lexuar tere Kuranin, kam lexuar vetem aty ketu disa pjesë.
Studentja - Sa jan të vlefshme për ty urdhërat e Kur'anit.
Profesoresha - Kam respekt të madh për Kur'anin, por nuk mund të them se jetoj duke u bazuar në mësimet e Kuranit.
Studentja - Kur e di se ke bërë diçka kundër rregullave të Kur'anit si ndihesh? Dhe nëse dikush beson ne Zotin si krijuesin e tij apo saj por nuk u nënshtrohet rregullave te tij si do te ndihet?
Profesoresha - E dashura vajzë po jetojmë në një kohë moderne. Ajo ka standardet e veta. Po për ato çfar?
Studentja - Zonja profesoreshë, standardet moderne mund edhe të diskutohën por lëjoje pacientin tëndë t'i shpreh ndjenjat e saja të vërteta pa e ndryshuar linjen e argumentit. Nëse mëndon se ke vepruar kundër rregullave të Zotit, cila do të jetë pozita juaj para Zotit. A ke mënduar për këtë?
Profesoresha - Nëse e përzien Zotin këtu nuk do te dalim askund. Sikur ta kishim bazuar kushtetuten tonë në shpallje atëherë ku do të ishim ne sot?
Studentja - Zonja profeoreshë kjo është seancë psikoterapie, duhet te me bindesh ne menyr që të më shërosh. Kushtetuta është një gjë e bërë nga njeriu. Nëse njeriu ende nuk i ka zgjedhur problemet bazë të ekzistencës së tij dhe natyrën e marëdhënjeve me Krijuesin e tij, si mundet një krijes e till hamendese te insistoj qe njerezit ti ndjekin rregullat e tij. Ne te vertet ne po flasim se a munden rregullat e Kur'anit të praktikohën në jetë ,dhe ti mundohesh të më bindësh që t'i shkel ligjet e Zotit duke hequr shaminë, pastaj së pari duhet të pyesesh vehten nëse kjo kërkes e juaja është legjitime? A s'do te duhej që së pari të mëndoje për marëdhënjet tuaja me Krijuesin tëndë, dhe librin e Tij të shenjtë, Kuranin.
Profesoresha - E dashura vajzë, nga të erdhi ky diskutim, le të fillojmë nga fillimi.
Studentja - Po zonjë le të fillojmë nga fillimi. Siç po thosha, kur nuk i referohesh Kur'anit si ndihesh?
Profesoresha - Deshe të thoshe se Kur'ani do te duhej të ishte standart i jetës sonë. Kemi ardhur në një pikë shumë interesante.
Studentja - Po zonjë është pikë shum interesante . Kam sjellur me vhte perkthimin e fjaleve te Kur'anit në gjuhën turke, është perkthyer nga Dr Yasar Nuri Ozturk, Dekan i Fakultetit të Teologjisë ne Univerzitetin e Stambollit.
Profesoresha - Kam respekt te madh për Profesor Yasar Ozturk.
Studentja - Mendova keshtu, nëse më lejonë të lexojë nga ky perkthim i Kur'anit..."Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të vejnë shamitë mbi krahrorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç... Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për të mos zbuluar fshehtsinë nga stolitë e tyre. Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim." Zonja profesoreshë ç'far kupton nga kjo pjesë e Kur'anit.
Profesoresha - E dashura vajzë keto rregulla kanë qenë të vlefshme vetëm për ate kohë kur eshtë shpallur Kur'ani. Tani jetojmë në një kohë tjeter.
Studentja - Zonja profesoreshë a mund te me citosh ndonje vers qe thot se keto e keto verse janë te vlefshme vetem per një kohë te caktuar dhe pastaj ato do të jenë të pa vlefshme.
Profesoresha - Po ç'frë per kohën moderne?
Studentja - A është ndonjë zbulim i ri qe thot se disa modele të veshjeve janë më te civilizuara se tjerat. Per shembull, nese do te duhej te mbulonim vetem disa pjes të trupit sikurse disa fise ne Afrikë, a do te ishte kjo me shum moderne.
Profesoresha - E dashura vajzë, ne kemi rregullat tona revolucionare, kushtetutën e vendit, Kuvendin Evropian për të Drejtat Njerëzore etj. Te ftoj t'i respektosh ato nëse do të jesh studente në ketë Universitet.
Studentja - Zonja profesoresh jemi në mes të seancës për psikoterapi. Me siguri pajtohesh se për të arritur rezultate pozitive në psikoterapi, atmosfera e besimit dhe bindjes është e nevojshme. Por siç shifet ju për vetën e juaj nuk jeni e sigurt në marëdhëniet tuaja me Zotin dhe librin e tij Kur'anin, nuk jeni e sigurt se a besoni ne mësimet e Kur'anit. Është një qëndrim i ndryshëm rreth Kur'anit në mes meje dhe teje. Ti pret nga unë qe t'i injoroj mesimet Kur'anore. Pse do duhej ta beja kete? pse do duhej te preferoja opinionet tuaja apo të atyre që të kanë dhenë ketë detyrë? e jo rregullat e Zotit. Sa për modernitetin është më i diskutueshëm se sa besimi në fjalën e Zotit, pse duhet të konsiderohet më moderne ta ekspozosh trupin se sa te vishesh siç duhet, sipas Kur'anit fjalës së Zotit. Nuk ka evidenca apo arsye për mua që të besoj në një modernitet të tillë. Së dyti a është ndonjë kriter që thotë se sa pjes te trupit duhen zbuluar e sa duhen mbuluar që njeri të konsiderohet modern. Ju i referoheni kushtetutës, nuk kuptoj pse kushtetuta duhet te interesohet per veshjën time. Per mua t'i thuash nje njeriu ç'farë te veshi është ndërhyrje në dinjitetin njrëzor. Le të supozojmë për një moment, dikush të thot ty se të vishesh është praktik reaksionare, ndërsa të zhvishesh është modernitet dhe nëse vishesh nuk do te lëjohesh në universitet sepse nuk është moderne, a do ta pranoje kete?
Profesoresha - Natyrisht se nuk do ta pranoja.
Studentja - Ose nëse të thonë se sa pjesë të trupit t'i zbulosh në publik, a do ta pranojë një këshill të till?
Profesoresha - E dashura vajzë unë pajtohem me ty se është e pa arsyeshme të jipën urdhëra të tilla nga lartë.
Studentja - Jam e kënaqur se ke filluar te mëndosh si ne, por kam frikë se nëse autoritetet e universitetit mësojnë këtë gjë do te fusin në trajtim të njejtë sikurse edhe neve, dhe nuk do të lejojnë te japësh mësim në ketë universitet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://Deshira-Juaj.WS
 
Dashura vajzë, zonja profesoreshë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Bisedë sipas Qejfit :: Rinia Shqipetare-
Kërce tek: